Ing. Qerim Ismeni/ A duhet votuar z. Erion Veliaj dhe ku keni gabuar ju Z. Rama!?

    429
    Shumica e shqiptarëve deri pak muaj para zgjedhjeve elektorale të 23 Qershorit 2013, të lodhur fizikisht e mendërisht, të varfëruar materialisht ishin votues për PS-në, që kundërshtonte me forcë Vendimet e Qeverisë Berisha, që u morën gjatë 8 viteve në pushtet, Vendime që nuk bëjmë gabim nëse i vlerësojmë si Vendime të një qeverie të cilësuar si shpërdoruesja më e madhe e pasurive Kombëtare me qëllime korruptive. Me hyrjen në zgjedhje një pjesë e socialistëve të vërtetë u “gjysmë Paralizuan” nga bashkimi i PS me gjysmën e qeverisë Berisha, megjithatë falë lojës aritmetike u mbulua efekti negativ i “gjysmë të paralizuarve” dhe u arrit ndryshimi i pushtetit . Votuesit me këtë ndryshim pushteti pritën ndryshime që shkonin në favor të tyre e jo në favor të një grupi të vogël qeveritarësh që po vazhdojnë rrugën e Berishës. Këtu më poshtë po përshkruaj shkurt çfarë pritën votuesit nga Qeveria e kryesuar nga z. Rama. 1 –Ato pritën që të pastroheshin qytetet nga “çibanët” ngjitur pallateve njësoj me nevojtoret në kullat mesjetare Shqiptare, e gjithfarë lloj ndërtimesh shtesë me e pa leje, që t’i jepnit popullsisë së ndershme qytetare ndonjë orë diell, apo ajër , – por ajo s’paska qenë e thënë që të bëhej. –Ju këtë pjesë të popullsisë që aq shumë ju mbështeti, përsëri e latë, që të vuaj nga astma në mushkëri nga mungesa e diellit dhe ajrit dhe aq më tepër, në konflikt më të hapur me komshinjtë, që tashmë kanë marrë zemër nga mosveprimi i administratës tuaj dhe që nuk duan të dinë për standarde urbanistike apo norma qytetare. Ju i nderuar z. Kryeministër po na dënoni katër herë : Njëherë duke na lënë të lëngojmë në ambiente ideale për të rritur kërpudha. Së dyti duke na lënë në gjendje lufte më komshinjtë. Së treti duke paguar para për çdëmtimin që bën Qeveria juaj ndërtimeve me leje apo të legalizuara që prishni. Jo se nuk duhen prishur ato, mbase dhe ç’dëmtuar, por se ato duhen ç’dëmtuar me parat e nxjerra nga konfiskimet e pasurive të lejedhnësve apo legalizuesbërsave, e jo me parat e buxhetit (me parat e popullsisë se ndershme). Dhe së katërti, duke rikandiduar për K/Bashkiak shkaktarët e Katrahurës Urbane –Mjedisore në kundërshtim me aktin e shpalljes së “Emergjencës së Territorit” sapo erdhët në pushtet. 
    2. Pritëm që ato qeveritarë që dhanë koncesione apo bënë privatizime skllavëruese, Kriminale siç janë : Privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE), Nafta, Kromi, Koncesionet për HEC-et e mesëm e të vegjël, shkatërrimi i Hotel “Dajtit”, Piramidës, etj- të japin llogari, të çdëmtonin dëmet e shkaktuara shtetit (popullit Shqiptar) . Ju as këtë nuk e bëtë . 
    3- Ne pritëm që gjithë VKM-të, apo ligjet në dëm të popullit Shqiptar të ç’fuqizohen dhe hartuesit e tyre të viheshin para drejtësisë! Ju as nuk tentuat ta kërkonit këtë përgjegjësi. 4. –Ne pritëm që njerëzit që kontribuon për ardhjen tuaj në pushtet të punësohen në funksion të aftësive, e jo të vendosni në DAP nëpunës që nuk njohin diplomat universitare pa përmendur eksperiencat dhe që punësojnë të diplomuarit e demokracisë me diploma pa u paraqitur as edhe një ditë në shkollë . 
    5. –Ne pritëm që pasuritë kombëtare të vlerësoheshin dhe jo të veproni si K/Ministri para-ardhës që privatizoi dhe koncensionoi në mënyrën më të keqe të mundshme, madje dhe kriminale, pasuri si 4 HEC-et , Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 e 2 , privatizim që u vetëshlye për më pak se 2.6 vjet; Privatizimi i OSHE me pasoja qindra mln. Euro humbje për ne. Koncesionet për HEC-et e mesëm e të vegjël si “Ashta” etj, fusha naftëmbajtëse “Patos – Marinzë” me ndarje prodhimi 1% për ne e 99% për “Bankers –Petroleum”, koncensioni i Pullave Fiskale, Llotaria Kombëtare, Kolaudimi i Makinave, Ngjyrosja e Karburanteve, Skanimi Doganor, etj. Z. K/Ministër, mendoj që nuk bëj gabim që ju rikujtoj se, kur ishit në opozitë, jeni shprehur dhe jeni kuptuar nga unë, e shumë si unë, se, me të ardhur në pushtet do të ç’bënit “bëmat” e K/Min. paraardhës dhe jo e kundërta, t’ja kaloni atij. Këto bëma janë vlerësuar kriminale edhe nga ministrat tuaj. Ju i nderuar z. Kryeministër. në veprimtarinë e deritanishme jo se nuk ç’bëtë asgjë nga ato të Saliut, por ju përkeqësuat ligjin e pensioneve, duke ju mohuar të drejtën e përfitimit në një masë të arsyeshme mbi kontributet për pension afër 90% të shtetasve dhe e shisni në propagandë si arritje! Pikërisht, autori i kësaj “Arritjeje”, i kësaj “Reforme”, që realizon grabitjen e një pjese të kontributeve për pension të afër 90 % të shqiptarëve në favor të 10 përqindëshit, që kërkon të na shesë sapunin për djathë, Ju i nderuar Kryetar i Partisë Socialiste po na e ofroni për Kryetar Bashkie për Tiranën dhe se ajo më cinikja, është reklamimi edhe nga vetë z.Veliaj si reformë e suksesshme për shqiptarët. “De facto”, fjala pension në Shqipëri tashmë me ligjin e ri “Veliaj” është vetëm një imazh për 90 % të shqiptarëve. Jo, zoti Veliaj! Jo zoti Kryeministër! Reforma e pensioneve është e suksesshme për kapitalisto-pushtetarët dhe të afërmit e tyre dhe jo për popullin shqiptar . Pikërisht, sa thashë më sipër, votuesi shqiptar duhet të mendohet para kandidaturës së mazhorancës, që nëpërmjet kësaj të menduare, të shpresohet të ndryshohet kursi qeverisës dhe të mos shpërdorohen edhe ato pak resurse që akoma nuk janë tjetërsuar. Ju po jepni me koncesion Rrugën e “Kombit” të huajve për të varfëruar popullin, kur rruga e “Kombit” është ndërtuar me parat e buxhetit (borxh që po paguajmë ne, populli), me gjithë interesat, si dhe në anën tjetër, në sistemin e taksave, ne paguajmë një herë për mirëmbajtjen e rrugëve, Taksën e Qarkullimit, që pritet të kap shifrën afër 42.4 mln. euro për vitin 2015 . Ju dhatë koncesion “Checkup-in”, (Depistimin) Shëndetësor të Popullsisë, 40-65 vjeç me vlerë 120 mln. euro me qëllim korruptiv (përderisa kemi infrastrukturën shëndetësore publike dhe më shumë se 30 % të popullsisë në varfëri ekstreme). Ju ja keni dhënë “Dializën” privatit kur mund ta përmirësonit atë publiken me kosto shumë më të ulët . Me veprimet që po bëni “de facto” të papunëve në Shqipëri ju keni hequr nënshtetësinë dhe se vetëm keni vënë një “ tellall- burizan për ti rënë burisë kur kuajt hingëllijnë për tagji”. I nderuar Kryeministër, mos u merr me dosjet e komunizmit (gjërat e vdekura) se asgjë s’ke për të nxjerrë, se askujt nuk i hyn në punë hapja e tyre. Ajo hapje është luks për gjendjen ekonomike të më shumë se 70% të popullsisë. Populli nuk ushqehet me dosjet që do të hapen, populli do punë, rend, dhe sistem shëndetësor efikas. Mos huto mediat me filmat me spiun, me “Bunkartin”, apo me Shtëpinë e Gjetheve, sepse gjithë shtetet, pavarësisht nga sistemi Ekonomiko-Shoqëror, kanë patur, kanë dhe do të kenë Sigurim (Shërbime Inteligjente), përgjim, shtëpi “gjethi”, Fortifikim “Bunkart”dhe se i kanë që ti shohin, kur njeriu filloi të prodhoj të mira materiale më shumë se për nevojat vetjake (pra që kur lindi prona private apo shteti) . Ato para që të kanë “tepruar “ z. Kryeministër, që mendon ti përdorësh për implementimin e ligjit të dosjeve, jepi pwr hapje frontesh pune dhe pwr buqwsinw, se ngelwm duke importuar. Një vend megjithëse me resurse natyrore të konsiderueshme (ku nuk na mungon as ari verdhë as ai i zi), kemi më shumë se 30% të popullsisë të aftë për punë të papunë, po kaq në varfëri ekstreme si dhe më shumë se 1/3 e popullsisë të deportuar nga vendi, e të tjerë tani që ikin në arrati duke menduar mw tw keqen. Është përgatitur plani për copëtimin dhe privatizimin e hekurudhës, e aq më tepër, pas copëtimit në 4 njësi, gjë që do të jetë gabim i madh . Po kështu do të thoshja, të mos jepen me koncesion mirëmbajtja e rrugëve, aq më tepër disa shërbime jetike. Shqipëria është shtet –komb i vogël dhe se pasojat e një privatizimi ekstrem do të jenë më të rrezikshme se sa kolektivizim – shtetëzimi ekstrem i vitit 1981 në sistemin e kaluar. Ju dhe gjithë kabineti që jeni sulur me vrull të madh kundër pronës publike, të analizoni, të nxirrni përgjegjësit për privatizimet dhe koncesionet e realizuara nga qeveritë paraardhëse dhe pastaj duke e zhveshur veten për një moment nga postet që mbani të pyesni veten pse ju ka votuar populli me 23 Qershor 2013? Çfarë po bëni , a mendoni se do ju votojnë përsëri me 21 qershor 2015? Mos e llogarisni popullin thjeshtë turmë , numra dhe se mund të bëni çfarë të doni me të, mos e denigroni më tej se do të ngeleni në histori si qeveria dhe qeveritarët, që nuk po punoni për të mirën e popullit (shumicës ) , por për një grup të vogël njerëzish të pangopur të Shqipërisë .. 
    Sigal