Ing. Ikmet BRAMO*/ Ndal abuzimit me energjinë elektrike!

    373
    Sigal

    Sot energjia elektrike e prodhuar nё vend zё 70 % tё furnizimit total dhe ka njё kosto prodhimi nёn 5 euro pёr megavat, ndёrkohё qё për konsumatorët shqiptarë, qё e paguajnë atё, shkon në 100 euro për MË.

    Kjo ёshtё njё e ardhur e konsiderueshme qё nuk ka pse mohohet, as nga pushtetarët e llakosur tё tё gjithё ngjyrave dhe të delirizuar dhe as nga Banka Botërore ose Fondi Monetar, tё cilët, me ç’po shohim, mё shumë se ndihmës, janë shtypës tё masave popullore dhe njerëzve nё nevojë.

    Hidrocentralet e ndërtuar qё herët pa kontributin e qeverive tё sotme dhe uji natyral janё pronё e popullit, nё mёnyre tё pamohueshme dhe nuk ka tё drejtё asnjё lloj pushtetari qё t’i hipotekojё ato dhe tё veprojё si i do qejfi.

    Ato janё produkt i mundit, gjakut, djersёs dhe sakrificёs sё mijёra njerëzve, tё cilёt kanё vdekur, ose dhe atyre qё janё gjallё po u jepet njё pension dhjetё ose pesёmbёdhjetё mijё lekësh, aq sa pёr tё paguar faturat e energjisë, pra, po i vdisni para kohe.

    Është e pafalshme që qeveritë e sotme me organika shumё tё mёdha dhe numёr shumё tё lartё policie tё tolerojnё dhe tё ligjёrojnё vjedhjen e saj nga qindra mijëra njerёz abuzivё dhe t’i vёsh kёta mbi kurrizin e njerëzve tё pafajshёm.

    Ky ёshtё krim kundёr njerёzimit dhe nuk di se si mund tё bashkёjetojё me tё, asnjё lloj qeverie.

    Ka njerёz tё varfёr qё nuk kanё mundёsi tё paguajnё dhe duhen ndihmuar, por duhet kufizuar nё maksimum sasia e energjisё qё konsumojnё.

    Po tё keni parasysh dhe sasinё e energjisё qё shesim herё pas here me raste, duhet patjetёr qё ky çmim, jo vetёm nuk duhet rritur, por duhet ulur nё mёnyrё tё ndjeshme, sepse dhe me tё sot abuzohet.

    Nё kufirin e mbijetesës tё kaq shumё shqiptarёve çdo rritje çmimi ose takse prodhon njё miliarder, mijёra strese dhe depresione, mijёra vjedhje e grabitje, mijёra varre.

    Mos e çoni kёtё vend nё tokё tё djegur!

     *Ndërtues i hidrocentraleve