Imer Gjana: Si gënjeva Beqir Ballukun dhe leja me këtë rast e komandantit

858
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- mësuesi Imer Gjana: Një fshatar nuk donte të votonte, pasi me punën nuk siguronte bukën në shtëpi

Një problem i madh motrën e thërrasin në aksion, babai e marton

Në këtë kohë u bëjnë thirrje djemve dhe vajzave nga Malësia për të shkuar në aksion. Kërkuan për ta çuar në aksion edhe motrën time, Milidien. Mentaliteti në Malësi i trashëguar brez pas brezi kishte rrënjë të thella. Babai im, sidoqë ishte përparimtar, se ka qenë xhandar me vite, nuk mund t’i shmangej ambientit. Ai nuk mund t’i bënte ballë ardhjes së ekipeve të instruktorëve të Partisë së asaj kohe. Ai nuk mund të pranonte as ndonjë lloj presioni, se nëse nuk e çon vajzën në aksion do të të heqim djemtë nga puna! Dhe broçkulla të tjera të kësaj natyre. I ndodhur në këtë situatë, si nevrik që ishte, si për inat e fejon dhe e marton motrën tonë në Kolosian (!), ku unë isha mësues ! Familja ku shkoi motra ime nuse nuk shihej me sy të mirë në aspektin politik. Vjehrri i saj kishte qenë i arratisur në Gjermani, i doli amnistia dhe ishte kthyer.

Për këtë miqësi dhe për mosçuarjen e motrës në aksion, në Kolosjan u zhvilluan disa mbledhje natën dhe ditën në organizatën – bazë, në Këshillin Popullor, në Këshillin Pedagogjik.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf