Ilirjan Dhima: Partitë politike nuk u interesuan për emigrantët në zgjedhjet lokale

    575
    Në zgjedhjet lokale, emigrantët shqiptarë në Greqi thuajse kanë qenë indiferentë. Kjo për faktin se dhe vetë partitë politike nuk u dhanë rëndësinë e duhur. Duhet theksuar se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, partitë politike, me përfaqësuesit e tyre, për muaj të tërë shëtitën gjithë Greqinë ku kishte emigrantë. Në zgjedhjet lokale asnjë titullar i partive të mëdha nuk u duk në shtetin fqinj për të takuar emigrantët dhe për tu bërë thirrje për të votuar. Vetëm PPDNJ ishte partia që asnjëherë s’është larguar nga minoriteti grek shqiptar tashmë në emigracion në Greqi. Vetëm kjo parti solli në mënyrë të organizuar rreth 800 emigrantë. Nga ana tjetër, kriza greke ka ndikuar shumë tek emigrantët shqiptarë. Tashmë ata nuk mund të lëvizin në çdo kohë pasi ka kosto. Brenda 4 vjetëve të fundit me fillimin e krizës janë rreth 110 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët s’kishin asnjë shpresë punësimi janë kthyer në atdhe. Dhe më keq akoma kthimi i tyre ka bërë që fëmijët të humbin dhe një vit mësimor. Përpos sa më lart prapë fëmijët e kanë vështirë të fillojnë mësimet në auditorët shqiptare, për shkak të gjuhës dhe mënyrës tjetër të sistemit arsimor në Shqipëri. 
    Sa interes kanë treguar emigrantët shqiptarë për zgjedhjet lokale?
    Thuajse nuk akne pasur asnjë interes. Kjo dhe për arsyen sepse asnjë parti politike, apo përfaqësues të këtyre partive nuk u dukën në asnjë qytet apo fshat të Greqisë. N.q.s do të flisnim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ndryshon puna. Në ato zgjedhje çdo ditë në Greqi do të kishte përfaqësues të partive të mëdha dhe të vogla. Dukej sikur zgjedhjet do të bëheshin në Greqi dhe jo në Shqipëri. Takime pafund. Lëvizje pa fund. Sa ikte një deputet i x apo y parti, vinin dy të tjerë. Në mes të Athinës të dukej se dukeshe në mes të Tiranës. Pra interesi ishte i jashtëzakonshëm. Puna me emigrantët ishte intensive.
    Pra nuk u pa ky interesim në zgjedhjet vendore?
    Fare. Thuajse ishim inegzistent. Në zgjedhjet parlamentare 2013, dy partitë e majta PS dhe LSI por edhe PD ngritën struktura në gjithë qytetet e mëdha greke sikur të ishin në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare u pa dhe nj organizmin në nisjen e emigrantëve për të votuar. U vunë autobus për të lëvizur. Në ato zgjedhje mund të kanë votuar mbi 55 mijë emigrantë. Nuk ishin pak. Vota e emigrantëve ishte vendimtare.
    Sa emigrantë ka sot në Greqi dhe sa mund të jenë në moshë votuese?
    Tashmë ën Greqi mund të jenë 550 mijë emigrantë, nga të cilët 210 mijë mund të jenë ën moshë votuese, pasi pjesa tjetër janë fëmijë të lindur dhe të ritur aty. Më vjen keq që asnjëherë emigrantët tanë në Greqi nuk kanë votuar asnjëherë të gjithë. Madje as 20%. Nqs do të votonin emigrantët tanë aty, vota e tyre do të ishte përcaktuese, do të ishte determinonte. Atëherë të shihje ti si do të lëviznin politikanët në Greqi. Por duke ditur pengesat, mos funksionimin normal të votimit, pengesat e tjera burokratike, i kanë lënë në heshtje. Në Greqi është një komunitet që është sa një e treta e elektoratit votues në Shqipëri. Dihet ndikimi në kushte normale votimi.
    Asnjë parti nuk ka qenë pjesë e bisedimeve për ardhjen e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet vendore?
    Pothuajse asnjë. Mund të veçoj PPDNJ, që është gjithmonë prezente në Athinë, por vitet e fundit roli i saj është zbehur shumë. Si duket komunikimi, mënyra se si imponohet kjo parti tek votuesi, ka bërë që të largohen të gjithë simpatizantët. Edhe ën këto votime, vetëm kjo parti ka bërë fushatë në Athinë dhe ka organizuar lëvizje me autobusë. Këta autobusë janë drejtuar për në Himarë dhe në fshatrat e Dropullit. Mund të kenë qenë rreth 800 votues, shumë, shumë më pak se zgjedhjet e mëparshme. 
    Sa emigrantë mund të kenë ardhur për votime nga Greqia?
    Për mendimin tim rreth 2 mijë emigrantë. Dhe këta jo enkas për votime, por meqë janë pushimet apo kanë ngelur pa punë, kanë menduar të bëjnë nj rrugë dhe dy punim të votojnë dhe të takojnë të afërmit. Ky është numri më i vogël i emigrantëve të ardhur për votime në këto vite. 
    Në përgjithësi çfarë elektorati janë emigrantët?
    Duke parë aktivitetet, organizmin, duke parë celulat e partive, e them me bindje se mbi 60% e emigrantëve janë me bindje të majtë. Pra partitë e majta kanë një bastion të fuqishëm në Greqi dhe nuk duhet ta humbin. 
    Kur është krijuar shoqata “Shqipëria”?
    Kjo shoqatë është krijuar në Nea Peramos, në pjesën Perëndimore, që sot quhet Bashkia “Megara” në Athinë. Është një shoqatë që ka një aktivitet katër vjeçar pas votimeve, por me një kohë veprimtarie pesë-vjeçare, para se të legalizoheshim. Pra, nga 19 Qershori i vitit 2008, e mbrapa është një shoqatë ligjore.
    Cilat janë aktivitetet që keni kryer?
    Në bazë të statusit, ne i shërbejmë komunitetit të emigrantëve në Bashkinë, ku punojmë dhe jetojmë, të drejtat shoqërore, kulturore, etj… Ato që bëjmë në mënyrë shumë të organizuar çdo vit janë festat tona kombëtare që nuk neglizhojmë kurrë. Por puna jonë konsiston në mënyrë permanente sidomos në ndihmat që i japim emigrantëve të ndryshëm në raste fatkeqësish, në raste sëmundjesh, por dhe në mësimin e gjuhës shqipe. Këto ndihma jepen nga kuotat e shoqatës, por edhe nga ndihma e biznesit të emigrantëve që gjithmonë na janë gjendur pranë që i kemi anëtar të shoqatës.
    Nuk ju nxorën pengesa autoritet greke që e emërtuat shoqatën “Shqipëria” ?
    Kur dërguam dokumentet për legalizim, ne i nisëm me emrin “Iliria” , por me këtë emër nuk na e dhanë. Si duket i trembte ky emër. U befasuam, pastaj vendosëm ta quajmë “Shqipëria” që për ne është shumë më domethënës. Për çudi, nuk patëm reagime. Sot jemi më të kënaqur me këtë emërtim.
    Ku konsiston puna juaj në drejtim të njerëzve në nevojë?
    Ne kontaktojmë vazhdimisht me komunitetin tonë dhe të gjithë pjesëtarët e shoqatës kanë njohje në të gjithë zonën. Kjo bën që të evidentojmë problemet. P.sh kemi familje që nuk përballojnë shpenzimet, pasi kanë shumë nevojë, apo fëmijë që kanë nevojë për kurse, por nuk kanë mundësi ekonomike, të gjithë këtë kategori ne e trajtojmë vazhdimisht. P.sh, ne kemi hapur kurse të gjuhës shqipe, ku Ministria e Jashtme nëpërmjet Drejtorisë së Diasporës ka një program me 46 orë për mësimin e gjuhës, dhe ne kemi një degë brenda shoqatës që është dega e arsimit. Kemi dy shkolla në ishullin e Salaminës, një në Megara, në Selanik, po hapim në Mandra dhe në një qytet tjetër. Pra, këto janë nisma të shoqatës sonë.
    Sigal