Qarku Fier:
Zgjedhësit e Regjistruar 373.706 Numri total i vendeve të zgjedhjeve 576 Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna 525 / 91,15% Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit 183.510 /183.508 Numri i fletëve të votimit të papërdorura 145.449 Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 652 Numri i fletëve të votimit të pavlefshme 2.194 Numri i fletëve të votimit të vlefshme 181.326 Pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna 54,31%
Qarku i Fierit
Rrethi i Fierit
Numri i zgjedhësve 205.870
Numri i zgjedhësve që votuan 89.919
Përqindja 52.25 %
BASHKIA FIER
BASHKIA PATOS
BASHKIA ROSKOVEC
KOMUNA CAKRAN
KOMUNA DERMENAS KOMUNA FRAKULL
KOMUNA KUMAN KOMUNA KURJAN
KOMUNA LEVAN KOMUNA LIBOFSHE
KOMUNA MBROSTAR KOMUNA PORTEZ
KOMUNA QENDER – FIER KOMUNA RUZHDIE
KOMUNA STRUM KOMUNA TOPOJE
KOMUNA ZHARREZ
Rrethi i Lushnjës
Numri i zgjedhësve 136.622
Numri i votuesve 74.221
Përqindja e votimit 56 %
BASHKIA DIVJAKE BASHKIA LUSHNJE
KOMUNA ALLKAJ KOMUNA BALLAGAT
KOMUNA BUBULLIME KOMUNA DUSHK
KOMUNA FIER SHEGAN KOMUNA GOLEM-LUSHNJE
KOMUNA GRABIAN KOMUNA GRADISHT
KOMUNA HYSGJOKAJ KOMUNA KARBUNARE
KOMUNA KOLONJE KOMUNA KRUTJE
KOMUNA REMAS KOMUNA TERBUF
Rrethi i Mallakastrës
Numri i zgjedhësve 31.214
Numri i votuesve 18.246
Përqindja e votimit 58,45 %
BASHKIA BALLSH KOMUNA ARANITAS
KOMUNA FRATAR KOMUNA GRESHICE
KOMUNA HEKAL KOMUNA KUTE
KOMUNA NGRACAN KOMUNA QENDER – MALLAKASTER
KOMUNA SELITE-MALLAKASTER
Rezultatet
PS 79.762
PD 39.792
LSI18.176
PDIU 8.455
PSV ’91 5989
DRITAN PRIFTI 5.989
TË TJERË 2.914
PS – 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi
LSI- 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri
PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi
PDIU – 1 deputet – Omer Mamo
Flet për “Telegraf”, Ilirjan Celibashi, deputeti i PS-së
Ne që punuam gjithë këtë kohë me njerëzit, e prisnim këtë rezultat. Nuk është surprizë. PS-ja u afroi njerëzve alternativat më të besueshme, konkrete, u afroi shpresën, që të gjithë bashkë, do të punojmë për të ndryshuar gjerat dhe realitetin tonë. Dhe vota e elektoratit përcolli mirëbesimin e tyre ndaj rrugëzgjidhjeve që PS-ja ka në programin e saj. Tani fillon e vështira për ne. Qeverisja jonë duhet të justifikojë votën që na dhanë. Tani vjen përgjegjësia më e madhe për t’i shërbyer denjësisht të gjithë zgjedhësve që votuan Rilindjen, por edhe atyre që zgjodhën alternativa të tjera. Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë një mision historik për Fierin dhe gjithë Shqipërinë dhe jam krenar që ndaj të njëjtin vizion për të ardhmen e këtij vendi. Do të angazhohem tërësisht për të realizuar projektet e paraqitura në fushatë për të mirën e Fierit. Gjej rastin të përshëndes dhe falënderoj nga zemra të gjithë zgjedhësit, aktivistët dhe vullnetarët e kësaj fushate, komisionerët dhe numëruesit, Partinë Socialiste dhe gjithë dashamirësit të cilët bënë të mundur fitoren. Në fund falënderoj familjen time për mbështetjen dhe mirësinë që më kanë dhuruar. Faleminderit fierakëve!
Korçë
Devoll
Kolonjë
Pogradec
PS – 6 deputetë
LSI- 1 deputet
PD – 5 deputetë
Përfundoi numërimi në Qarkun e Korçës. 12 mandatet e këtij qarku u ndanë në 7 mandate të koalicionit të majtë ASHE, ku 6 i përkasin PS-së dhe 1 LSI-së, ndërsa 5 mandatet e tjera janë të koalicionit të djathtë APMI. Mandatet e PS-së përkthehen në 63 986 vota, mandati i LSI-së përkthehet në 14553 vota, ndërsa 5 mandatet e ASHE-së, përkatësisht të PD-së, përkthehen në 14 553 vota. Në këtë qark kishte 273.287 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 447. Në qarkun Korçë ka 4 rrethe: 1)Rrethi Korçë ka 2 bashki dhe 14 komuna 156.503 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 248. 2) Rrethi Devoll ka 1 bashki dhe 3 komuna, 32.794 zgjedhës të regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 51. 3)Rrethi Kolonjë ka 2 bashki dhe 6 komuna, 15.987 zgjedhës të Regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 37. 4)Rrethi Pogradec ka 1 bashki dhe 7 komuna, 68.003 zgjedhës të regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 111.
Bashkim Fino: Ja pse fituam kaq thellë
I pyetur nga “Telegraf”, se cili ishte çelësi magjik i fitores së thellë të socialistëve në qarkun e Korçës, deputeti i këtij qarku, Bashkim Fino, u përgjigj se ky është rezultat i punës së mirë të drejtuesve të lartë socialistë dhe organizimit perfekt të strukturave të bazës. “Unë mendoj se fitorja e thellë e Korçës nuk lidhet vetëm me punën e një individi, por ajo është rezultat i organizmit perfekt të bërë nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës. Me këtë rast i dërgoj një falenderim të veçantë të gjithë atyre njerëzve që votuan për fitoren e Partisë Socialiste, duke mundësuar kështu një diferencë të madhe me rivalët tanë të Partisë Demokratike. Unë mendoj se koalicioni PS-LSI ishte një nga shkaqet kryesore të kësaj fitoreje me diferencë kaq të lartë, por këtu duhet të përmend edhe punën e mirë të strukturave në qarkun e Korçës. Nga ana tjetër unë dua të përmend si pikë determinante programin e partisë Socialiste, si edhe koordinimin e punëve për organizimin në terren. Ndërsa në lidhje me fitoren e madhe që arritëm në shkallë vendi, unë mendoj se këtu gjithçka u vendos nga strategjia e Partisë Socialiste, por edhe nga dështimi i Qeverisë së korruptuar të Sali Berishës. Kjo ishte arsyeja që populli shqiptar votoi për largimin e kryeministrit Berisha nga qeverisja e vendit. Sepse populli shqiptar këtë radhë i caktoi partisë sonë një mision të lartë për qeverisjen, të cilën PS do ta kryejë me sukses të plotë.
Lista e deputetëve Qarku Korçë:
PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti
LSI- 1 deputet – Piro Kapurani
PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa