Iliriana Koleka/ GJON DYBALLI

    471
    Sigal

    Gjon Dyballi ështe me katër sy

    Gjon Dyballi ështe me katër veshë
    Gjon Dyballi ështe heroi im
    Zbulon tradhëtarët dhe natën kur fle

    Dy sy flejnë e mbyllen, dy mbrapa kokës vigjëlojnë
    Dy veshë flejnë e çlodhen, dy, zhurmat e natës përgjojnë
    Është princi im dhe i tërë botës, asgjë atij s’i shpëton
    Me dy sy vështron brënda, me dy të tjerë jashtë shikon

    Di ç’bëhet ne tërë gjithësinë, me dy hundë nuhat kriminelët
    Kur i bie tokës me shkop, prej saj shpërthen ujë i kthjellët
    Ka një strehim nën tokë, vetëm për kohë lufte
    Kur shigjetat mbulojnë diellin, në të futet e zhduket

    Dyballë, hap me çelësin tënd natyrën, që mos mbetet e errët
    Shpërthe yllësitë me zymbyla, që vetëm prej teje u çelën
    Mbulo me drita horizontet në spiralet e gjithësive të reja
    Na bë të gjëndemi mes lulesh, se prej teje vjen pranvera

    Gjon–Jan- Janari, ti shpike lundrimin
    Ti je muaji i parë, pas teje, fillon shëndrimi
    Se shëndrimi do njerëz me shumë sy e ballë
    Që mos merren nëpër këmbë shqipet këtë radhë.

    GJON – DYBALLI OSE PERËNDIA JAN- DYBALLI
    Gjoni (Gjo=gjë- gja në dialektin e Vunoit) ose Ian- Janus. “Gj” shëndrohet ne “J” në Gjon- Jon – Jan dhe e kundërta në “J” në “Gj” në Jak – Gjak, gjithashtu “Gj” shëndrohet në “Dj” si Djon – Gjon, Djan – Gjan. Po t’i shtojmë dhe prapashtesën latine –us- JAN bëhet JANUS, perëndia më i vjetër i romakëve, i importuar nga pellazgët e Thessalisë apo Thesprotisë.
    Për Enëtarët ose Enotrët – Oinotrët, fis pellazg emigruar në Italinë e sipërme, Veneto (venë – enë – oin), Dyballi përmblidhte dy traditat e pirjes:
    1. Birrës (pellazge-egjyptjane-etruske-kelte) Perëndia egjyptjane Osirisi – Siri – Syri – Gruri- Orizi.
    2. Verës (pellazge- greko- romane- latine) Perëndia egjyptjane Jak – Gjak – Bak
    Në paraqitjet më të hershme Osiridi dhe Jaku janë me dy kokë (dy ballë). Interesant është paraqitja e Gjon Dyballit me Shqipen e fuqisë. Në vizatimin e Antonio Tempestës të mesjetës sillet kjo dhënje fuqie pellazge, që të kujton vizatimet egjyptjane të njerëzve – shqiponjë.
    Shumë ballët i gjejmë te pellazgët Triballë, mbas Dardanëve (Kosova e sotme), kurse tek etruskët kemi shfaqjen e shumëzimit femëror të gjinjve tek perëndia Kubala – Cibala – Qibala. Dhe tek indianët gjejmë shumëzimin e duarve e këmbëve tek Brahma.
    Virgili flet për Gjon- Dyballin në Librin VII kur Enea tregon për refugjatët Trojanë, që endeshin detrave në kërkim të mëmëdheut të tyre. Meqë arrin në Romë nëpërmjet detit është dhe perëndia e lundrimit dhe e anijeve. Me atë rast poeti na kujton se Gjoni do të “… mbretëronte në Itali para Saturnit dhe Jupiterit. Gjoni apo Gjonat ishin fëmijët e Apollos (etrusket i thone Aplu). Gjon Dyballi ka një shkop, me anë të cilin godet në tokë e atje ku godet del me furi një curril burimi uji të kthjellët.
    Dhe Ovidio – nga ana e tij, tek “Lavditë” dhe tek “Shëndrimi” thotë që Gjoni banon në Gianicolo (kodrën e Gjonit) dhe është një perëndi diellore, alterego mashkullore e Djanës (Gjana – Djana). Ai, në mëngjes hap dhe në darkë mbyll dyert e qiellit. Në panteonin e perëndive romake Gjon- Dyballi zë vëndin kryesor mbi gjithë perënditë e tjera, aq sa quhej “krijues i mirë”, në kuptimin e krijuesit të njerëzve At-Gjoni apo Lalë – Gjoni (Ianus Pater) ose zoti diell, dhe krijues i perëndive (deorum deus, dmth, rex deorum), “babai në fjalë të tjera, i të gjithë njerëzve, natyrës dhe gjithësisë. Ai hap dhe mbyll çdo gjëje. Për nder të tij muaji i parë i vitit u quajt Janar.Dyballi ka dhe nje strehim- tempull te nëndheshëm, që e hap vetëm në kohë lufte.
    P.s
    Vizatimi i Antonio Tempestës, piktor i 1550, tregon Gjon Dyballin me shqipen simbol të pushtetit dhe gjarpërin e harkuar simbol të kohës, të dyja bashkë tregojnë maturi politike