Ilir Vata: Banda e politikës në Burgun e Burrelit

    391
    Burgu i Burrelit është burgu më i tmerrshëm në Shqipëri i krijuar nga diktatura për të vrarë mendimin ndryshe, kundërshtitë e diktaturës, mendimin perendimor dhe inteligjencën e kombit. Parë në aspektin ligjor një kriminel që ka marrë jetë njerëzish duhet të vuaj për jetë dhe ligji shprehet qartë, por një politikan i korruptuar apo një tufë politikanësh po falimentojnë shtetin, po varfërojnë shqiptarët dhe rrezikshmëria është kombëtare për zhdukjen e një kombi të tërë. Prandaj banda e politikës dhe e pushtetit duhet të burgosen në një burg të sigurisë së lartë dhe nuk ka më mirë se burgu i Burrelit. Shqipëria po rënkon nga mungesa e demokracisë, mungesa e drejtësisë ose paligjshmëria është zot i gjithckaje në vend që të sundonte ligjshmëria apo të zërë fillë shteti i së drejtës që është dhe kushti për një vend demokratik, ndërsa karshillëk ka bërë abuziviteti, anarshia dhe mbi të gjitha përpjekja politike për ta mbrojtur paligjshmërinë dhe trashëgimin e të shkuarës. 
    Lodhja e gjatë nga poliitka
    Rënkimi i Shqipërisë në agoni për 25 vite është një lodhje e gjatë e shqiptarëve dhe e një brezi të ri që ende nuk dinë se ku po shkon, ku klithmat për në BE ngjajnë me ato të regjimit diktatorial që thonin do të shkojmë në komonizëm, një sllogan bajat por që mashtroi shqiptarët dhe i mbajti në agoni dhe izolim mizor. E në këtë rrugëtim pa krye të një populli të martirizuar idhtarët e rinj të 1990, pas rrëzimit të diktaturës ishin pikërisht të përzgjedhurit e diktaturës që do të merrni stafetën për të ndërtuar të ardhmen me mendësi komuniste. Garantimi i tashëgimisë së diktaturës u sigurua me njërëzit e besuar të klanit të bllokut komunist dhe njerëzit më të besuar të diktaturës, por duhej dhe nisma të tjera ligjor siç është mbajtja në fuqi e ligjit 7501 me të vetmin qëllim që ish- pronarët, kulakët të përndjekurit të përpliteshin në varfëri. Një tjetër garanci e trashëgimisë diktatoriale ishte dhe hartimi i Kodit Zgjedhorë dhe dy partitë e mëdha ia arritën që të sjellin një Shqipëri një kod që të garantojë manipulimin dhe vjedhjen e votive, garantimin e rrotacionit politik mes PS dhe PD, lënjen jashtë përfaqësimit politik të partive të vogla. 
    Vazhdimësia e diktaturës
    As Kodi Zgjedhor nuk mjaftonte për të garantuar vazhdimësin e diktaturës, por duhej që persekutorët, torturuesit të mbaheshin aktivë në politike, parti politike madje edhe në parlament, madje ish- policia politike të punësohej duke ruajtuar garancinë e organizimit dhe të shërbimit sekret dhe për 25 vite Sigurimi i Shtetit ka qenë dhe është një strukturë paralele e SHISH. Përpjekje tjetër ishte mos bërja e trasparencës dhe mbajtja pezuall e hapjeve të dosjeve dhe kjo po ndodh dhe tani, por nuk mjaftohen por po i shdukin ato bashkë me kujtesën kombëtare të Shqipërisë në diktaturë. Nuk ngopen sërish duke zhdukur barazinë para ligjit dhe kontrollojnë si organin e akuzës ashtu dhe atë gjyqësor për ta përdorur ligjin kundë të dobtëve. 
    Ligji i dekriminalizimit
    Edhe ligji i dekrimimalizimit është pakt që përjashton shtrirjen në kohë të atyrë që kanë kryer krime në diktaturë dhe duan që ta përdorin. Edhe reforma në drejtësi është më shumë një mbushje mendje sepse dorovitja e saj nuk garanton siguri, por përpjekje për ta hequr garancinë e pushtetit nga njëra palë në tjetrën, pasi sot drejtësinë e ka opozita dhe funksionon në shërbim të saj dhe nesër të kthehet në shërbim të pushtetit, pasi ajo nga mënyra që po bëhet në thellb është një dështim, e vetmja gjë që duket e besueshme është fakti se gjoja po bëhet e hapur. Të gjitha kallëzimet penale për ish-funksionarë të lartë apo funksionar, dështua dhe rasti Fullani ishte botërisht një demonstrim për të gjithë se si drejtësia është sot dhe si do jetë nesër. 
    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 06.01.2016
    Sigal