Sigal

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri prej vitesh jeton në Itali dhe atje ka ndërtuar familjen dhe karrierën e tij. Ai ka treguar shpesh se familja është gjëja më e rëndësishme për të dhe se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e tij, Emily.

Duke qenë se Emily ka lindur dhe është rritur në Itali e ka shumë të vështirë të flasë shqip dhe duket se kjo gjë u ka rënë në sy edhe ndjekësve të Ilir Shaqirit në ‘Instagram’. Dikush prej tyre ka pyetur balerinin: “Pse nuk  e mëson vajzën të flasë shqip?”. Iliri ka treguar se gjithmonë është munduar t’ja mësojë gjuhën e origjinës, por e ka pasur shumë të vështirë. “Jam përpjekur…po habitati bëka të vetën. Shpresoj një ditë t’ja dalë”, – ka thënë ai.

Balerini është i martuar me aktoren italiane, Emanuela Morini, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që ata janë të detyruar të flasin italisht në shtëpi dhe vajza e ka akoma më të vështirë të mësojë gjuhën shqipe.