Ilir Meta: LSI ka qenë dhe do të jetë një avokate e vendosur për fitimin e realizimin e të drejtave të emigrantëve

502
Sigal

 Lideri iLSI-së, Ilir Meta, shpalosi programin eLSI-së për emigrantët dhe për zhvillimin tërësor të Shqipërisë, në një takim të organizuar në Athinë.  Meta i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të marrin pjesë në votimet e 23 Qershorit dhe të votojnëLSI-së pas sipas tijLSIdo të jetë garancia që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të ndryshimit dhe të integrimit pas 23 Qershorit dhe garancia më e mirë për të ecur më shpejt. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se fitorja eLSI-së dhe “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” jo vetëm do të garantojë rrotacionin e domosdoshëm të pushtetit dhe balancimin e pushteteve në vend, por do të çlirojë edhe potencialet ekonomike duke krijuar vende të sigurta pune”.LSIka qenë dhe do të jetë një avokate e vendosur për fitimin e realizimin e të drejtave të emigrantëve tanë në vendet ku ata punojnë, sepse ne jemi të bindur që integrimi i tyre më i shpejtë, më cilësor, do të thotë edhe një kontribut më të rëndësishëm për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe për një emancipim më të shpejtë të shoqërisë shqiptare në tërësi.  Angazhimi ynë madhor mbetet realizimi dhe finalizimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore, pra për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve shqiptarë kudo ku ata janë, e në radhë të parë në Greqi dhe në Itali. Unë dua t’ju përshëndes të gjithëve ju për angazhimin që keni pasur gjatë gjithë kësaj kohe, në bashkëpunim edhe  me shume shoqata të emigrantëve tanë në qytete të ndryshme, në bashkëpunim edhe me shumë kryetarë të bashkive këtu në Greqi, për të institucionalizuar mësimin e  gjuhës shqipe përmes shkollave që janë hapur për këtë qëllim. Me fitoren tonë më 23 Qershor mbajtja e këtyre shkollave dhe hapja e gjithë shkollave të tjera që janë të domosdoshme për të ndihmuar fëmijët shqiptarë këtu në Greqi, për të mësuar gjuhën e nënës këtu, nuk do të jetë më në dorën e vullnetit të mirë të individëve që sakrifikojnë, të mësuesve që sakrifikojnë, por do të jetë një detyrim i qeverisë së re pas 23 qershorit dhe i Ministrisë së Arsimit, e cila do të ketë një zë të veçantë në buxhetin e saj për të mbështetur të gjitha shkollat e gjuhës shqipe, sidomos këtu në Greqi, në Itali dhe vende të tjera ku ne kemi përqendrime të mëdha të emigrantëve tanë. Procesi i riintegrimit i të gjithë emigrantëve tanë në planin ekonomik në Shqipëri mbetet një sfidë e rëndësishme për të cilën ne do të aplikojmë një paketë fiskale nxitëse përmes kredive të buta prej 3%, për të gjithë ata që duan të hapin një biznes apo të vetëpunësohen përmes iniciativës së tyre. Do të ketë edhe lehtësira të tjera fiskale për çdo biznes të ri që do të hapet në vend. Po kështu, bazuar edhe në përvojën e vendeve të tjera, të cilat kanë një emigracion të jashtëzakonshëm, ne do të iniciojmë krijimin e Bankës Kombëtare të Investimeve dhe Zhvillim, që të mundësojmë që kursimet e emigrantëve tanë të investohen në sektorët më të rëndësishëm dhe fitimprurës të ekonomisë së vendit duke u dhënë mundësinë për të blerë bonot e emigracionit apo të diasporës për financimin e projekteve në energjetikë, infrastrukturë, turizëm etj.