Ilir Meta, demagog

    404
    Sigal

    Është njëshi i skraparllinjve,

    Më i keqi i të këqijve,

    Në gjithë globin nuk ka shok,

    Si mashtrues dhe demagog!

     

    Tha hatara kundër Salës,

    Po s’është burrë që i rri fjalës,

    Kur një kockë Sala i hodhi,

    Çudi e çudive ndodhi!

     

    Ky derrkuc që ulërinte,

    U bë zog që cicërinte,

    Në kafazin e Saliut,

    U ul hundë e skraparlliut!

     

    Gjithë hasmëritë u tretën,

    Miqtë njëri-tjetrin gjetën,

    Integruesi lapanjos,

    Kish punuar nën rrogoz!

     

    S’e ndaj kurrë nga këto shkrime,

    Se vodhi dhe votën time,

    Si mos çmendet njeriu,

    Vota ime tek Saliu?!

     

    Ky pisllëk s’harrohet kurrë,

    Ta bën veç një i paburrë,

    I paburrë e i pabesë,

    Shet babanë për interes!

    Ndaj për të shkrova o shok,

    Shkrova “Njeriun me bllok”,

    Unë rri e vdes urie,

    Po atij nuk i bëj hije!

     

    Njeriu me bllok në dorë,

    Vazhdon që të jetë faktor,

    Ndaj nuk ikën lemeria,

    Se u mbars nga tradhtia!

     

    LSI-ja rrota-rrota,

    Përsëri do marri vota,

    Këtu është një vend i mirë,

    Votën ta shesin shumë lirë!