Ilaçet e skaduara po vdesin çdo ditë shqiptarët

    521
    Dje një nga personalitetet më në zë të artit dhe kulturës shqiptare, emrin e të cilit nuk po e bëjmë publik (F.B.) i irituar shkruan në statusin e tij të fejsbukt për situatën e rëndë të shërbimit farmaceutik dhe cilësisë së tyre. Por ky nuk është reagimi i vetëm. Në redaksinë e e gazetës “Telegraf” kanë ardhur edhe shumë shqetësime të tjera nga qytetarë që pohojnë të njëjtën dukuri. Ja reagimi i personaliteti të artit dhe kulturës: “Pas një krize kardiake ku shyqyr zotit u gjend nitrolinguali që kisha marrë në Ohër ia hodha. Piva trinitrinën që trafikantët e Ministrisë së Shëndetësisë futin në Shqipëri dhe nuk bën asnjë efekt. Miloshevici, Enver Hoxha, Caushesku nuk ka bërë asgjë me pak se sa po bëjnë maskarenjtë me bluzë të bardha dhe regjistruesit e ilaçeve kardiake në vendin tonë”.
    Për çudi kjo situatë na kujtoi një bisedë të një drejtuesi teknikë të një kompanie farmaceutike i cili nuk pranoi të bëhej publikë por zbardhte skandalin më të madh të ilaçeve në Shqipëri. Këtu prodhohen ilaçe në mënyrë skandaloze, jashte kushteve teknike dhe standardeve ndërkombëtare. Ka pronarë të veçantë në vendin tonë që porosisin qëllimisht barna me përqindje të vogël të esencës bazë që duhet të ketë një ilaç. Një antibiotik nuk jepë efektë sepse duhet të përdoret në doza pesë herë më të mëdha se sa ajo që është realisht brenda tabletës apo flakonit. Kjo bëhet për të nxjerr një çmim të ulët dhe fitim të madh. Por ai që e pëson është qytetari shqiptar dhe pacienti i spitalit, i cili thotë se po përdor antibiotikë por sëmundja përparon. Po pi analgjezikë, por temperatura nuk më bie. Përdora tre tableta, tha një paciente para disa kohësh në intervistë në një televizion dhe nuk më binte temperatura. Piva një lug uthull dhe për 30 minuta temperatura nga 39.9 gradë më vajti 37 .8 gradë. E pra kjo është një situatë skandaloze dhe institucionet shtetërore përgjegjse për garantimin e barnave duhet të veprojnë urgjentisht ndaj matrapazëve. Mora antibiotikët jashtëë, thotë një person publik sepse kisha 10 ditë që bashkëshortes nuk i binte temperatura megjithëse bënte 3 herë në ditë antibiotikë. Dy ditë sapo filloi injeksionet me antibiotikët që mora jashtë dhe nisi stabilizimi i situatës dhe rënia e temperaturës. E pra kjo situatë nuk është e re, ajo ka kohë që zien dhe gazeta “Telegraf” para 1 viti solli në vëmendje edhe një shkrim të gazetave turke për abuzimet me medikamentet, të cilat faturoheshin nga Turqia për një vend aziatik dhe pastaj kalonin tranzit në Shqipëri. Po kështu me qindra medikamente dhe flakona vijnë nga Azia e largët me etiketa italiane, angleze dhe vendeve të tjera të BE-së dhe në fakt janë false. Po kështu edhe me medikamentet e sëmundjeve kanceroze. Fakti më tronditës i para disa muajve u harrua sepse personazhi përgjegjës kishte qenë komisioner dhe numëruese në kutitë e votimit të një ministri të majtë. Ja kjo është situata dhe për të cilën shqiptarët po vdesin pa e ditur se shkaktarët janë mashtruesit, batakçinjtë dhe matrapazët e shëndetit. Ne do japim të detajuar në ditët në vijim edhe skandale të tjera të kësaj fushe, por ndëshkimi më i mirë për ta është vota popullore.

    Thellohet skandali jashtë qyteteve
    Një situatë e tillë nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Madje në zonat jashtë Tiranës kjo situatë është tejet skandaloze. Prej disa ditësh, dy firma fantazëm, mjetet e të cilave po shihen në Elbasan pothuajse çdo ditë, po mbushin farmacitë, klinikat private të mjekëve dhe ambulancave me medikamente, të cilat thuahen se janë prodhim i disa shteteve nga lindja e largët dhe Kina. Burime tepër të sigurta i thanë “Telegraf” se “automjete të ngjashme me ato të firmave farmaceutike, me targa të huaja ose të Tiranës, vijnë pothuajse çdo ditë, bëjnë oferta dhe shesin me çmime të lira medikamente duke nisur nga aspirinat e duke përfunduar tek antibiotikët, tablet dhe në trajtë shurupi, shesin preparate dhe pajisje mjeksore, të gjitha prodhime nga lindja e largët, India, Liban, Pakistani, Kina, apo edhe Turqia”. Farmacitë, klinikat private dhe së fundi edhe ndonjë zyrtar i drejtorive që mbulojnë shërbimin mjeksor, po tentojnë të lidhen me këta agjentë të firmave fantazma dhe të përfitojnë duke shitur tek pacientët dhe qytetarët medikamente ndoshta të pakontrolluara. Mësohet se edhe ndalimit nga Policia Rrugore, ato automjete kanë mundur t’i shpëtojnë pa asnjë masë kontrolli apo ndëshkim tjetër ligjor. Të mbushura me medikamente, të paketuara në koli, ato automjete do t’i shikosh pothuajse çdo ditë tek enden dhe futen në çdo cep të rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Elbasanit, madje duke shkelur edhe në qytetet si Cërriku apo zona e Belshit, ku edhe atje mund të penetrosh mrekullisht dhe të shesësh ilaçe kontrabandë sa të duash, madje ditën me diell. Një farmaciste u shpreh nën zë se “personat që na erdhën dhe na bënë ofertën na thanë se kishin siguri dhe punonin për një të madh atje lart, por konkretisht nuk na dhanë emra, por është guxim i madh të marrësh hapa të tillë, por duket se rrumpalla po shkatërron gjithçka edhe kontrollet e strkturave të këtij shteti”. Si ka mundësi që në një qytet të madh si Elbasani, mes gjithë asaj policie, tatimorësh, kontrollorësh, zyrtarësh të shërbimeve dhe institucioneve shëndetsore, të vijnë ditën me diell automjete të mbushura me medikamente dhe të shesin mallrat ë tilla jetike kontrabandë? Kush i mbron, ku e gjejnë guximin, kush i toleron dhe lejon të bëjnë xhiro rrugëve, rrugicave dhe lagjeve të qytetit, duke reklamuar mallrat ë cilave nuk u dihet origjina dhe janë pa pullë tatimore. Ndoshta këto pyetje duhet të kenë një përgjigje, dhe përgjigjen më të mire duhet tja japë qytetarëve të Elbasanit ministri Shëndetsisë, që me strukturat fiktive, me apatinë dhe mediokritetin po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Në një kohë që flitet shumë, për luftën ndaj mallrave kontrabandë, për luftën ndaj firmave pirate që kanë mundur të penetrojnë dhe konkurojnë padrejtësisht edhe në tregun e medikamenteve, në Elbasan shfaqen automjete të mbushura me mallra të tilla, që sfidojnë shtetin, ligjin, dhe bëjnë pazare për të shitur ilaçet e tyre që në rastin më të keq do të dëmtonin jetën e qytetarëve. Askush nuk flet, askush nuk njofton, askush nuk kërkon llogari, të gjithë kanë frikën se pas tyre mund të jetë ndonjë “i madh” që mund të hakmerret nesër ndaj biznesit tënd, farmacisë apo klinikës private e cila mund të jetë edhe ajo e paligjshme. 

    Mashtrimi me shëndetësinë falas
    Por këto raste dhe mijra skandale të tjera që kanë mbërthyer shëndetsinë shqiptare tregojnë fytyrën e vërtetë të shtetit, mashtrimin e tyre ndaj qytetarve, gënjeshtrat para elektorale dhe fatkeqësinë që në krye të shëndetësisë kemi njerëzit më të paaftë që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me spitalet le të mbështesin këtë sistem dhe këtë ministri, nëse premtimet për shëndetsinë falas janë këto le të votojnë për këtë qeveri, nëse spitalet janë bërë më mirë se para dy vitesh le të promovojnë këtë model, nëse ilaçet janë më cilësore dhe më të lira le të votojnë për ‘Rilindjen” e Ministrit Ilir Beqja. Ja para kjo është situata me të cilën përballen shqiptarët ku fjala pacient, sot është shndërruar edhe me rregulloren e re në klient.
    Sigal