I vunë flakën lokalit të basteve në Itali, vdes shqiptari i dytë

453
Ka ndërruar jetë në spital shqiptari i dytë i cili së bashku me dy bashkatdhetar të tjerë tentuan t’i vinin flakën një lokali bastesh më 2 nëntor, por përfunduan duke lënduar veten. Bilanci tashmë shkon në dy të vdekur dhe një i plagosur. 29-vjeçari Aranit Ismajlukaj gjeti vdekjen në spital 1 javë pas plagëve të rënda të djegies të marra, ndërsa 19-vjeçari Albert Jakupaj ndërroi jetë në vend pasi pësoi djegie në 60 % të trupit. Policia italiane ka vënë në pranga kushëririn viktimës së dytë, 19-vjeçarin Mretjev Ismajlukaj nën akuzë për “zjarrëvënie të rëndë”.
Ngjarja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të 2 nëntorit në Imperia në rajonin e Ligurias në Itali në sheshin “Calvi të Ligurias”. Plani i të rinjve nuk shkoi ashtu siç ata menduan, pasi molotovi i shpërtheu në dorë 19-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj janë të njohur për policinë italiane, pasi kanë pasur precedent të mëparshëm. Pas marrjes në pyetje të Mretjev Ismajlukaj, hetuesit italianë thonë se pista kryesore e hetimit është ajo e gjobëvënies për pikën e bastit. Tre të rinjtë dyshohet se ishin pjesë e Ndranghetën, e ndërsa pronarët e kësaj pike bastesh nuk kishin paguar gjobën e vënë nga organizata mafioze. Kryebashkiaku i Imperias Carlo Cappacci e ka quajtur këtë ngjarje një veprim mafioz.
Sigal