I mposhti Meksika, mediat gjermane: Turp!

609
Sigal

Gjermania mori një humbje aspak të pritur në ndeshjen debutuese në Botërorin e Rusisë nga Meksika.

Një gol i mjaftoi kundërshtarëve për të thyer kampionët në fuqi të botës, të cilat zhgënjyen në këtë takim jo vetëm me rezultatin e ndeshjes, por edhe me atë që dhanë në fushën e lojës.

Kjo paraqitje e skuadrës së drejtuar nga Low nuk mund të “kapërdihej” lehtë nga mediat gjermane, të cilat e kanë komentuar si të turpshme këtë humbje.

Megjithatë, gjermanët kanë edhe dy ndeshje, ndaj Koresë së Jugut dhe ndaj Suedisë për të rikthyer në vend nderin.