Humbet Skënderbeu, nga Beogradi shuhet ëndrra e kualifikimit

516
Nga Agron KAJA
EUROPA LIGË/ Dje u luajt sfida e katërt e korçarëve në këtë kompeticion evropian, në Serbi, fitorja “mollë” e ndaluar
E enjte 2 nëntor 2017, ora 19:00 në stadiumin e Beogradit, Grupi B i UEFA Evropa Ligë
PARTIZAN B.-SKËNDERBEU 2-0
Shënues: Tosiç 39’, Tvamba 66’
Partizan Beograd: Stojkoviç, Vuliçeviç, Miletiç, Mitroviç, Miletiç, Jankoviç, Bilher, Jevtoviç, Tosiç (Pantiç 82’), Ozegoviç (Radin 74’), Tavamba. Trajner: Miroslav Djukiç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici (Aliti 65’), Muzaka, Lilaj, Taku (Sahiti 89’), Gavazaj (Nespor 68’), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: C. Serro, J. Juste, R. Alonso, J. Rodriguez
Kartonët: KV Jevtoviç, Tosiç, Miletiç/ Jashanica
MINUTAT E GOLAVE
39’ GOL 1-0. Një nga më aktivët e këtyre minutave lojë te Partizan, Tosiç, ekzekuton një goditje dënimi duke gjuajtur direkt në portë dhe topi përfundon në rrjetë, duke e shtangur në vend portierin Shehi.

66’ GOL 2-0 Partizani i Beogradit shënon golin e dytë. Shehi pason te Lilaj, por ky e humbet kontrollin e plotë të topit, dhe përfiton Ozegoviç i cili futet në zonë dhe pason për Tavamba. Ky nuk e pati të vështirë ta përcillte topin në rrjetën e portës së Shehit.
Në dy episode dy gola, kjo është parathënia e humbjes së Skënderbeut dje në Beograd, një ndeshje e luajtur dhe e luftuar, por pa golin e dëshiruar. Kaq ishte, e kështu Skënderbeu i dha fund synimit për vendin e dytë në Grupin B të Evropa Ligë. Dje, pas humbjes 0-2 në Beograd, skuadra korçare e humbi edhe shansin e fundit, i cili ishte edhe më pranë me një barazim, pasi edhe skuadra e Yong Bojs ka humbur në fushën e saj me Dinamon e Kievit. Kështu, Partizan i Beogradit merr fitoren e artë, sepse shkon në vendin e dytë me 5 pikë, një hap drejt kualifikimit për më tej në këtë kompeticion. Gjithsesi, më parë se të na “parakalojë” kronika e ndeshjes, le të themi se të dyja pjesët ishin vrastare për Skënderbeun, me nga një gol në secilën. U luajtën 96 minuta lojë efektive, me 2 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 4 në të dytën, dhe topi nuk ju bind Skënderbeut të shkonte të paktën një herë në rrjetën e Stojkovvic. Duhet të ishte një ndeshje ku karakteri në lojë më shumë diferencën, por ka qenë një lojë me dy fytyra. Një pjesë e parë e nisur mirë për korçarët, dha përshtypjen se emocionet e shkallëve të stadiumit nga tifozët serbë, nuk kishin bërë aspekt efekt. Kanë luajtur mirë, u mbrojtën po kështu dhe e rrezikuan portën vendëse, por si fillim u desh një goditje dënimi e ekzekutuar mirë nga Tosiç, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Partizan. Ndërkohë që në pjesën e dytë, korçarët u shfaqën të vakët në lojë, me pasime të gabuara, frikë në zotërimin e topit dhe me shumë pasime mbrapa të portieri. Kësisoj, edhe sulmi mbeti i shkëputur nga pjesa tjetër me Souenë të izoluar dhe Jashanica që kryen të paktën tre gabime trashanike, duke i dhënë kështu golin e dytë skuadrës serbe. Ishte Lilaj që në një rast e vuri në provë Stojkoviç, por gjiganti serb arrin të neutralizojë rrezikun. Rrezik që na u kanos edhe në minutat shtesë, por që Jashanica shpëtoi gjithçka. Tashmë Skënderbeut do t’i duhet që në dy ndeshjet e radhës të fitojë dhe të shpresojë, për kualifikimin, ndoshta duke u nisur nga fitorja e Dinamo Kievit në Zvicër, përballë Jang Bojsit. 
Pas kësaj humbjeje, Skënderbeu “çimentohet” në vendin e fundit në grup me 2 pikë, ndërsa Partizani i Beogradit ngjitet në vendin e 2-të me 5 pikë. Zviceranët e Jang Bojs zbresin në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Dinamo Kiev e sigurt në vendin e parë
Mediet e konfirmojnë, 3 mijë tifozë shqiptarë në stadium, 
Një lajm i çuditshëm qarkulloi dje në mediet elektronike shqiptare, dhe në ato serbe, se dje rreth 3 mijë shqiptarë nga Presheva, Bujanovci, Vranja, Nishi, Medvegja dhe zona të tjera shqiptare në Serbi janë në Beograd, të cilët e ndoqën ndeshjen mes Partizanit të Beogradit e Skënderbeut. Kjo prani nuk ka ndikuar tek “maxhoranca” serbe dhe banderolat e tyre.
Tifogrupi “Grobari”, thirrje në kor “Kosova është Serbi”
Koreografia provokuese e tifozëve të Partizanit të Beogradit nga grupi “Grobari”, ka shpalosur një imazh të Car Llazarit, një nga serbët që identifikohet edhe si themeluesi i “Serbisë së Madhe”. Në mesazhin poshtë portretit të Car Llazarit, shkruhej “Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”. Më parë, po ky grup tifozësh ka thirrur në kor: “Kosova është Serbi”.
UEFA EVROPA LIGË
Grupi B/ Ndeshjet dje
E enjte, 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 
Partizan B-Skënderbe 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 4 10
3.Partizan B 4 5
2.Jang Boys 4 3
4.Skënderbeu 4 2
Ndeshjet e mbetura
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Sigal