Humb një 9-vjeçar në Durrës, familja kërkon ndihmë

511
Brajan Plaku, 9 vjeç, rezulton i zhdukur që prej orës 18:00 të së mërkurës. Ai është parë në një qendër interneti në lagjen nr 11, pranë banesës në Durrës.
Familjarët i luten personave që kanë informacion të komunikojnë në numrin e telefonit 069 32 91 195. Zhdukja e minorenit është denoncuar edhe në policinë e Durrësit, nga ku bëhet e ditur se po punohet për gjetjen e 9-vjeçarit. Djali ka të veshur një bluzë me mëngë të gjata me kapuç ngjyrë blu, pantallona trikotazhi ngjyrë gri, me xhepa mbrapa.
Sigal