Holtkemper: “Statusi, 2 partitë të bashkëpunojnë”

413
Sigal

Ambasadorja e Gjermanisë, apel partive politike për plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Carola Muller Holtkemper, teksa Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi një rezolutë mbi progres/raportin për Shqipërinë të bërë publike më 10 tetor, ku KE i rekomandoi Këshillit Europian dhënien e statusit kandidat pas plotësimit të prioriteteve të mbetura, i bëri thirrje partive të mëdha, që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Sipas Holtkepmer ka patur një progres në sajë të bashkëpunimit mes palëve, por procesi integrues kërkon me tepër bashkëpunim mes dy partive politike kryesore, në përfundim të reformave të kërkuara nga BE. Holkemper është ndalur edhe në performancën ekonomike në vend, ku sipas saj rritja ekonomike do të jetë më ulet në vitet në vijim. Në këtë kuadër, ajo ka nënvizuar ndërmarrjen e reformave të posaçme në krijimin e kushteve të favorshme, në mënyrë që të ketë rritje të ekonomisë.