Historia e rrallë e një gjyshi të mirë dhe të mençur

    486
    Gora është krahina më e vjetër e vendit me 49 fshatra të ngjeshura në gjoksin e maleve të larta që shkojnë nga 1000mderi në 1500mmbi nivelin e detit. Gora shtrihet në trekëndëshin midis Pogradecit–Gramshit dhe Korçës . Krahina përshkohet nga lumi Devoll i cili formon djepin e krahinës ku rriten dhe kultivohen bimësi të ndryshme bujqësore me mollë ,dardha ,qershi më plantacione të pafund pyjesh dhe xhepa të shumtë luginash ku mbarshtrohet bagëtia .Në të djathtë të lumit Devoll ngrihen madhështore malet e Lenies, Guri i Kamjes një gur madhështor dhe hijerëndë që është si porta hyrëse e krahinës së Gorës .Fjala “ Gorë “që ka marrë emrin krahina rrjedh nga sllavishtja që do të thotë Gorë –Mal malësi. Ne qëndruam në Grunjas një nga fshatrat me emër të Gorës . Qëllimi i këtij udhëtimi ishte një takim me 92 vjeçarin Hekuran Dokon plakun e urët dhe të mençur nga Grunjasi i Gorës. Sapo takohemi më thotë kur u zhduka theresh, ju gazetarët shkruat në gazetë se është zhdukur një plak i moshuar, por ja, që atëherë kanë kaluar shumë vite, unë shkova në Greqi emigrant, shkollova mbesën Enkelejdën dhe më pas u bëra stërgjysh, nipi im në Tiranë sapo është bërë 5 vjeç.
    – Xha Hekuran ishte gati 80 vjeç si të shkoni ndër mend të shkonit emigrant në Greqi ?
    Kanë kaluar 12 vjet dhe unë atëherë isha 80 vjeç dhe më lindi një ide e çmendur pa ja treguar asnjeriu që të shkoja në Greqi dhe të punoja dhe të mblidhja lekë për të shkolluar mbesën time Enkeledën, që kishte fituar të drejtën për të vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës. Këtë ide nuk ja u tregova asnjeriu pasi e dija që do të më pengonin pasi isha plak. Por mundësi tjetër nuk kishte, pasi të gjithë ishin papunë dhe djali im Nexhua merrej me të shoqen Tatjanën, pasi ajo është e sëmurë, kështu që mbetesha unë dhe plaka ime. Kështu që vendosa ta ndërmarr këtë vendim.
    Ju thashë se do të shkoj tek vajza ime në Sheqera ku ajo është e martuar, por në të vërtetë me 2 mijë lekë të vjetra u nisa në drejtim të Tresenikut tek një miku im që quhet Adil. Ai u habit dhe për disa momente shtangu, por kur pa këmbënguljen time, ma mbushi çantë me ushqime dhe më përcolli deri tek vija e gjelbër e kufirit grek. Kam udhëtuar me shkop në dorë tre ditë e tre netë dhe më pas mbrita në një fshat të Kastorja ( Kozanë ) që quhet Vatero. Futem në një kafe dhe meqenëse dija pak greqisht nga koha e italo – greke. Sapo u futa në klub ju fola greqisht. Ishin disa grekë dhe e kuptuan se nuk isha vërtet grek dhe më thanë se çfarë kërkoja në Greqi ?Aty ishte një pronar grek Jorgos Panajoti quhej ai. Me buzë në gaz më tha: Ore plak i mirë çfarë kërkon ti në Greqi ? 
    -Nepraviat , – i thashë unë greqisht. Dua të punoj si çoban, kam hall më duhen lekë për të shkolluar mbesën, është nxënëse e shkëlqyer, por s`kemi asnjë kacidhe leku! Jorgua qëndroi një moment dhe më tha: Unë kam një stan me 200 dele dhe më duhet një çoban, por nuk e di a do ta bësh dot, je plak nuk e shikon që je për në azil të ka harruar vdekja more i uruar ? I thashë që të më provonte, nqs nuk ia mbaja mirë bagëtitë, mund të më përzente. Të nesërmen bëmë pazarin 50 euro në ditë dhe të më jepte edhe ushqimin greku. Fillova punë të them të drejtë lodhesh pa masë .Ishte tufë e madhe nga njëri cep tek tjetri i tufës. Lodhesha shumë dhe kur shkoja për të fjetur bija si i vdekur nga lodhja. por më pas rezistova .
    Po familja ?
    Nuk dinte gjë fare, vetëm pas 9 muajsh më kishte parë një bashkëfshatari im Enver Liço dhe ju kishte thënë në shtëpi se më kishte parë në Greqi .Familja ku nuk më kishte kërkuar tek njerëz të humbur nëpër gazeta. U ktheva në shtëpi pas dy vjet e gjysmë, pasi kisha bërë gati lekët për të gjitha vitet e Univesitetit. Solla një biçikletë për Enkeledën, rroba dhe lekët që i mbaja të fshehura nëpër çorape kur isha në Greqi . Gruaja ime Mevludja kishte vënë shami të zezë më dinin të vdekur .
    A e justifikoj mbesa sakrificën tënde ?
    Po, po, Enkeleda mbaroi Universitetin në Tiranë për gjuhë letërsi dhe tani punon në parlamentin shqiptar,është martuar në Tiranë dhe pikërisht këto ditë nipi im është bërë 5 vjeç, Dëgjo o gazetar, njeriu në jetë edhe mund të humbi, por duke lënë një vepër të mirë ccdo gjw vlerwsohet, por ka raste që m und të fitosh duke vjedhur të tjerët edhe nqs fiton në këtë mënyrë je i humbur tere jetën …Shkollimi është baza e jetës, ata me shkollë nga ata pashkollë ndryshojnë si t ë vdekurit me të gjallit … Dëgjo o gazetar, lekët e xhepit prishen, ndërsa ato të mendjes të ngelen ( e shoqja Mevludia thotë pyete për politikën një çikë se tërë ditën lajme dëgjon dhe qesh ).
    -Si mendon xha Hekuran a do të bëhemi ne si Europa ?
    -Duhet një burrë si Qemal Ataturku në Turqi. Po pastaj ne nuk kemi vetëm një hall të madh korrupsionin. Tek ne gjykatat i kemi viran, të grijnë nga lekët po të kesh një hall. Shëndetësia po ashtu, të shtrohesh në spital duhet të marrësh ilaçet me vete …Arsimi po ashtu. Ja në fshatin tonë ka tërë ata djem që kanë mbetur analfabetë ..Jemi si një varkë që ka shumë vrima dhe i hyn uji nga tëra anët .
    -Nuk shihni ndonjë perspektivë që politikanët tanë të meren vesh ?
    -Meqënëse kam punuar çoban, po të tregoj një histori nga krahina jonë. Ishte një djalë nga Gora dhe kur i erdhi vakti, mori një nuse nw fshatin fqinjë, por ajo i vinte vetëm kondra. Ishte ftohtë, ajo i hapte dritaret, ishte vapë ia mbyllte. Ai i thoshte ma ngroh gjellën, ajo ja jepte të ftohtë. Me një llaf bënte të kundërtën. Një ditë, çobani vjen nga mali e kishte zënë shiu dhe e hap gunën e leshtë për tu tharë mbi kapakun e pusit. Ndërkohë që kapakun poshtë gunës e le hapur. I thotë së shoqes mos e trazo gunën atje ku e kam lënë. Sapo ikën i shoqi si tip që ishte kundra, ajo ulet mbi gunë por s’kishte kapak dhe ikën në fund të pusit dhe mbytet. I thonë, eja se të është mbytur gruaja, jo thotë ai më është mbytur guna s’kishte punë gruaja mbi pus …Ma kuptove ku e kam llafin, kështu janë edhe këta tanët …I vene shkopinj njeri tjetrit …I fiton zgjedhjet njëra palë, respekto popullin lëri të punojnë .
    Epilog
    Populli i Gorës është i hershëm .Fshatrat janë të vendosura rrëzë malesh dhe kodrash të ndërtuara me shije pranë venburimeve. Shtëpitë janë grumbull në shpatullat e njëra tjetrës .Shtëpitë zakonisht janë dy katëshe të ndërtuar me gurë dhe të mbuluara me Plloça dhe që larg ngjanë si shkëmbinj të latuar nga erërat. Francezi Boucart Jaques që ka qenë në Gorë gjatë luftës së parë botërore ka shkruar; Në Gorë pashë njerëz të thjeshtë shtat mëdhenj dhe shumë mikpritës, me fshatra piktoreske me pyje pafund dhe burime të shumta uji .
    Sigal