Historia e panjohur e Mirakajt, nga internimi 40 ditësh e deri në moshën 45-vjeçare!

    839
    Njeriu që pothuaj lindi në internim ( sihte dyzet ditësh) dhe shpëtoi prej ferrit të tij në moshën 45 –vjeçare është një njeri i heshtur, fjalëpak dhe që flet rrallë për vetvetn dhe familjen e tij. Ai rrëfen eksluzivisht për “Telegraf” kalvarin e vujatjeve, por jo atë të mposhtjes.
    Z. Mirakaj, ju jeni një prej familjeve fisnike shqiptare që patët një kalvar të gjatë vuatjesh gjatë sistemit diktarorial; a mund të na thoni diçka për jetën tuaj?
    Familja ime prej katër personash është internuar fillimisht në 17 korrik 1945 në kalanë e Beratit ku ishim nëna ime, vëllai, motra dhe unë 40 ditësh. Babai ynë aso kohe ishte në mal më një grup njerëzish që luftonte kundër komunizmit të sapoinstaluar. Babai im ishte nga Iballa e Pukës, ndërsa nëna nga Tropoja. Babai, Pal Mirakaj rezistoi në mal nga 1944 deri në 1951 kur u arratis në Jugosllavi dhe qëndroi në kampin e Podujevës. Pas tri vjetësh shkoi ilegalisht në Itali dhe në 1960 u vendos në SHBA. Aty jetoi deri në vitin 1978 duke vdekur në moshën 70 vjeçare. Familja jonë është me traditë atdhetare brez pas brezi. Në shkrimet e tij Padër Paulin Margjokaj te ‘Hylli i Dritës’ thotë se në Lidhjen e Prizrenit ka marrë pjesë dhe Prel Memeti i Mirakajve bashkë me Frrok Bajraktarin e Bugjonit. Gjyshi i tyre Bibë Mirakaj bashkë me Frrok Bajraktarin e Dom Gasper Thaçin kanë ngritur flamurin në Qepëz të Pukës më 8 dhjetor 1912. Ndërsa xhaxhai Kol Mirakaj dhe Pashuk Mirakaj kanë drejtuar çetat kundër serbëve duke mbrojtur kufijtë shqiptarë. Në një nga këto beteja plagoset në këmbë Kol Mirakaj, i cili eci me shkop gjithë jetën. Sipas dëshmive të një gjenerali italian, rreth çetave që luftuan kundër serbëve, ai thotë se ushtria serbe ishte shumë herë më e madhe se çetat që drejtone Kol Mirakaj e Pashuk Mirakaj, por me trimërinë dhe patriotizmin e tyre ata nuk i lanë që të avancojnë. Në kohën e fashizmit Kol Mirakaj ishte Zv/ministër i Brendshëm e më vonë Ministër i Brendshëm në qeverinë e Mustafa Krujës. Arsyja e bashkëpunimit ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare, i cili u realizua. Mbas kapitullimit u angazhuan në luftë pa kompromis kundër komunizmit. Babai në male drejtonte çetën e tij, ndërsa xhaxhai Pashuk Biba u vra në mal bashkë me djalin e xhaxhait Noc Mirakaj që ishte kthyer nga studimet në Itali, në vitin III të inxhinierisë dhe erdhi për të luftuar kundër komunizmit. Familjet e tre vëllezërve u internuan.

    Cili ishte komunikimi juaj me babain?
    Me ca letra të rralla që i shkruante në një makinë shkrimi dhe i firmoste me emrin “Dalina”. 

    Sa qëndruat të internuar në Berat?
    Në këtë qytet kemi qëndruar nga vitit 1945 deri në 1949. Një herë në kalanë e Beratit në ca banesa të braktisura dhe të rrënuar dhe më pas në lagjen “Murat Çelebia”. Kuptohet se regjimi na konsideronte armiq, na ruante dhe survejonte ditë e natë. Ndryshe ishte me banorët që silleshin në mënyrë njerëzore dhe kur kishin mundësi edhe na ndihmonin me ç’të mundnin.

    Po internimin e dytë ku e bëtë?
    Pas Beratit familjen tonë në vitin 1949 e internojnë në Turan të Tepelenës në ca stalla dhish ku ç’binte jashtë hynte brenda, nuk kishte ndarje, në kushte shumë të ëvshtira ekonomike dhe kur na dita në ditë mendonim se nuk do të jetonim më për shkak të varfërisë. Atëhere pati një epidemi sëmundjesh ku vdiqën shumë vetë, mes tyre edhe mjaft fëmijë dhe na heqin andej dhe na çojnë në kampin e Tepelenës. Kampi, një sipërfaqe me pesë kazerma, kishte mbetur që nga lufta italo – greke, ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe pikërisht në këtë kamp jetonin rreth 2500 persona. 

    A ju kujtohen ndodhi të veçanta nga internimi në Tepelenë?
    Natyrisht që ka shumë, por po tregoj disa prej tyre. Nëna ime, si gjithë të internuarit e tjerë, bënte punë të rënda, priste dru që i përdornin për një repart ushtarak. Një ditë më kishte marrë edhe mua me vete që gati sa s’po plasja nga të qarët. Ajo nuk guxonte se përballë saj rrinte operativi Pandi Anastasi që na mbikqyrte. Kur unë s’po pushoja, një shoqe e saj i thotë: hidhu moj grua, jepi gji fëmijës se po plas. Nëna si nëna erdhi e më mori hopa dhe filloi të më jepte gji. Por operativi u tërbua nga ky veprim dhe e qëlloi aq fort në bel sa shenja nuk iu hoq për disa ditë. Në herë tjetër disa fëmijë 9- vjecarë, Zef Miraka dhe Liman Koleci kishin kapërcyer ‘gardhin e lirisë’ dhe kishin marrë ca fruta të egra, policët i mbajtën lidhur për ndëshkim gjithë natën, ndërsa nënat e tyre i prisnin me ankth po pa guxuar t’u afroheshin. Shpesh, në kohë vere, policët hanin shalqi para syve tanë dhe hidhnin lëvoret transparente në këmbët tona. Ne si fëmijë turreshim drejt tyre për t’i bërë ballë varfërisë. Më kujtohet një pasarelë që e bënim kur ndiqnim shkollën fillore. Disa djem më të rritur nga unë, nga pamundësia për të jetuar dhe nga mos pasja e asnjë drite shprese bënin plane të hidheshin dhe të mbyteshin në lumë. Megjithatë, të tjerë më të rritur i kthenin mbrapsht duke u thënë so do ndëshkonin jo vetëm veten por edhe nënat e tyre.

    A kishte edhe transferime të tjera nga një kamp në tjetrin?
    Po kishte. Në vitin 1951 hoqën disa familje të internuarish nga kampi i tmerrshëm i Tepelenës dhe i çuan në Porto Palermo, në kushte edhe më të këqija, më çnjerëzore dhe më të izoluar. Nuk i linin të dilnin nga ca karakatina të braktisura. Ndërkohë një anije që ishte shfaqur në det, u krojoi paranojën se ata mund të arratiseshin dhe i kthyen sërish në kamp. Ishin bërë si ulokë dhe nuk mund të lëviznin dhe të shihnin. Dikush u rekomandoi disa kura popullore që të merrnin veten. Na kampin e Tepelenës qëndruam deri në mars 1954. Për të mbijetuar në Tepelenë kemi provuar të hamë edhe lëndë dushku të ziera, edhe çdo gjë tjetër që e siguronim me shumë ëvshtirësi.

    Po internimi i tretë kur ndodhi? 
    Internimi i tretë ndodhi në fund të vitit 1954 kur na transferuan në Savër të Lushnjës. Ky qytet numëronte disa kame të tilla ku përveç Savrës, ishte edhe Plugu, Rrapëza, Gradishta, Grabiani, Çerma e Gjaza. Ishin edhe ato njëfarësoj getosh të rrethuara dhe të izoluara, me policë, operativë, me skretarë partie e kryetarë fronti, me brigadier dhe normistë që përveç punëve shtetërore, merreshin edhe me vëzhgimin tonë. Të mos harrojmë se në secilin kamp internimi bëhej apeli dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, liria ishe e kufizuar dhe leja për nëj fshat apo në Lushnjë nuk ishe aq e lehtë për ta marrë.

    A patët sërish internim?
    Po patëm dhe ky ishte i fundit. Në vitin 1969 na transferuan në Gjazë, një fshat i futur thellë fushave, të rrethuar dhe izoluar si edhe në kampet e tjera. Autoritetet e kohës na çuan këtu pasi ne konsideroheshim si të rrezikshëm dhe si kontigjent që mund të arratiseshim. Atje bëheshim rreth 7-8 familje, ndërsa vëllai dhe motra ime ishin në kampe të tjera po në Lushnjë. Kur një nga njerëzit e partisë e pyeti shefin operativ Apostol Çepelin se sa të drejtë kanë këta për të lëvizur, ai iu përgjigj qetësisht se këta kanë të drejtë të lëvizin 700 ha tokë; nëse e kalojnë jepjuni plumbin ballit

    Po demaskime a bënin autoritetet komuniste?
    Demaskimi ishte në radhën e gjërave që nuk harrohej asnjëherë nga autoritetet policore. Sigurisht i bënin për ata që i quanin të rrezikshëm. Po kujtoj një rast kur do të demaskonin Xhevat Torushën, një ish i burgosur me 15 vjet burg dhe që kishte ardhur në internim. Ai ishte njeri shumë punëtor që shikonte hallin e vet. Na mblodhën të gjithëve të Këndi i Kuq dhe filluan ta shanin dhe demaskonin me fjalët më të rënda. Foli operativi, i plotfuqishmi, sekretari i partisë, kryetari i frontit, pra administrata e fermës, ndërsa asnjë nga ne të internuarit. Më thanë edhe mua të ngrihesha dhe ta demaskoja, por unë nënqesha dhe nuk më bënte zemra për ta thënë një gjë të tillë.

    A kujton diçkatë veçantë nga ndonjë prej bashkëvuajtësve tuaj?
    Kujtoj shumë por po sjell një episod me Mikel Koliqin, kardinalin e parë të shpallur nga Vatikani në shenjë mirënjohje për persekutimin e intelektualëve katolikë në Shqipëri. Kishte bërë burg, kishte marrë edhe periudhën e internimit dhe rrinte disi i veçuar në një skutë të kmapit që e ndante me një plasmas. Kur takoheshim i thoshnim se përse nuk rri më shumë me ne. Dëshirë kam shumë, thoshte, por prania me ju mund tiu dëmtojë juve se mua s’kanë çfarë të më bëjnë.

    Stacionet e internimit; si kanë qenë për ju?
    Si shumë të tjerë, edhe familja jonë rimerrte zgjatjen e internimit çdo pesë vjet. Na dukej se nuk do të liroheshim kurrë, por në internimin e dhjetë ai nuk na u përsërit më se regjimi ra. Si familje ne na bëhen rreth 950 vjet burg, internim e pushkatim. Prandaj shtroj pytjen kur shihte këta të ashtuquajtur njerëz, si është e mundur që njeriu me ndërgjegje të gjejë kënaqësi duke e parë tjetrin duke vuajtur pa faj. Të gjithë të përndjekurit që dolën nga kampet e burgjet, nuk u hakmorën se nuk e njohin hakmarrjen. Natyrisht që nuk ndihemi mirë që njerëzit që shkaktuan këtë targjedi janë ende aktivë në politikë, administratë, gjyqësor dhe pushtete të tjera.

    Po komunikimin me botën, me lajmet, me informimin si e realizonit?
    Atëhere në të gjitha kampet e internimit ku kemi qenë, në ditë shiu na lexonin edhe gazetat e kohës. Por këto nuk ishin të vetme burime informimi. Edhe nëse nuk i lexonim ose na i lexonin ne e dinim pka a shumë se çfarë thoshnin. Burim i vërtët informimi ishit radiot italiane që i dëgjonim fshehtas dhe merrnim vesh se si po binin një pas tjetrës të gjitha shtetet ish komuniste. Ata na ngjallnin shpresën se edhe këtu do të vinte ndryshimi. Por nuk e besonim aq lehtë deri sa e përjetuam vetë.

    Si e morët lajmin se ishit të lirë?
    Njeriu që na bënte apelin në mëngjes dhe në darkë na tha se jeni të lirë. U gëxuam, por edhe nuk e besonim. Flitet nën zë se emrat tanë gjendeshin në një kuti të zezë që nëse regjimit mund t’i ndodhte gjë do të na ekzekutonte të parët.

    Çfarë bëtë pas daljes në liri?
    Shkova e takova motrën që ndodhej në kampin e savrës dhe pastaj vëllezërit që ndodheshin në Gradishtë.

    Ku u strehua familja juaj pas viteve nëtëdhjetë?
    Erdhëm në Tiranë ku na u bë strehë një familje Toptani. Në vitin 1991, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe unë hipa në një anije panameze që shkonte në Itali dhe shkova atje. Mizë lisi në anije, mijëra njerëz, por megjithatë zoti na ruajti dhe mbërritën në Itali. Qëndrova dy vjet atje në një organizatë bamirëse që merrej me sistemimin e emigrantëve dhe në 1993 u ktheva në Shqipëri. Nuk e besoja ende lirinë, por edhe nuk më rrihej që të vazhdoja studimet e larta. Të mesmen e kisha kryer në Lushnjë, ndërsa në Tiranë vazhdova për Drejtësi.
    Më konkretisht çfarë bëtë pas viteve nëntëdhjetë?
    Më 1992 u rregjistrova në fakultetin juridik pa shkeputje nga puna. Kishte filluar punë në arkivin e Ministrisë së Rendit. Fakultetin e mbarova në 1996. Mbarova edhe akademinë ushtarake në 1998 se lëndët e juridikut njiheshin edhe në këtë shkolë të lartë me disa provime shtesë. Falenderoj të gjithë pedagogët për ndihmesën e dhënë ndaj meje. Në vitin 2002 fillova punë si drejtor i Institutit të ish të Perndjekurve deri në tetorë të 2013. 
    Si ka qenë përkrahja politike e shtresës suaj pas viteve nëntëdhjetë?
    Ka pasur përpjekje për integrimin tonë në punësim, shkollim, strehimetj. Pati edhe ligj për dëmshpërblim në 1993 me letra me vlerë. Duhet thënë që shumicës i mbeten në xhepa, pa asnjë vlerë. Ndërsa në 2007 u hartua ligji për dëmshpërblimin me lekë kesh. Një ditë burgu u vlerësua me 2000 lekë te reja. Në kohën e qeverisë Berisha kanë përfituar 12 mijë persona që ishin gjallë për këstin e parë dhe të dytë. Janë dhënë 1000 të drejta studimi për fëmijtë e ish të përndjekurve, u nxorrën vendime për taksën e rregjistrimit 50 % të pagesës, u dhanë kredi të buta si dhe kuota për master profesional. Po ashtu ish të përndjekurit u përfaqësuan në të gjitha nivelet. Kanë pasur rreth 30 deputetë, kryeparlamentarin, por mundësitë ishin edhe për më shumë.

    Po për zgjedhjet lokale a jeni përfillur nga nga koalicioni i djathtë dhe konkretisht nga PD?
    Ne kemi bërë propozimet tona, kemi dhënë kandidatë për kryebashkiakë dhe këshillat e bashkive, por mjerisht asnjë prej tyre nuk është marrë në konsideratë. 
    Sigal