Hipoteka afishon pasuritë e paluajtshme për “Komunën e Parisit”, “Tiranën e Re” dhe “Pallatin me Shigjeta”

    880
    Sigal

    Emrat e personave që u është bërë afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8260, Tiranë

     Në kuadrin e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka nisur afishimin publik për pasuritë e paluajtshme të Zonës Kadastrale (ZK) Nr. 8260, në qytetin e Tiranës. Kjo Zonë Kadastrale përfshin pasuritë e paluajtshme të një pjese të Rrugës “Komuna e Parisit” dhe të “Tiranës së Re”, deri të “Pallati me Shigjeta”. Qeveria shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8260, Tiranë. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8260, saktësisht në adresën, Rruga “Medar Shtylla”, (“Komuna e Parisit”), Pallati Edil-Al, Përballë “Neptun Shop”, Kati I, Tiranë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8260, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.  Në rast se, gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë. Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Internetit të ZRPP-së: www.zrpp.gov.al

     

    Nr.

    ZVRPP

    Numri i  Z. K.

    Vendi i Afishimi Publik

    (Adresa)

    Fillimi

    i Afishimit Publik

    Përfundimi

    i Afishimit Publik

    Orari

    Tel. Kontaktit

    1.

    TIRANË

    8260

    Rruga “Medar Shtylla”

    (“Komuna e Parisit”),

    Pallati Edil-Al,

    Përballë “Neptun Shop”, Kati I, Tiranë.

    01 Prill 2013

    15 Maj 2013

    E Hënë – Premte 09.00 – 14.00

    dhe 16.00-17.00

    E Shtunë –  Diel 10.00 – 16.00

    0692287573

    0692287583