Hipën në shtyllën e tensionit të lartë, kërcënon se do të hidhet

704
Një person tenton të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë në Lundër. Ngjarja në fjalë është regjistruar pranë një qendre tregtare në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Skender Dodën.
Të njëjtat burime theksojnë se shkak është bërë fakti se banesa e tij është dëmtuar nga rreshkitja e tokës, ndërsa ai apelon për ndihmë.
Informacion paraprak
Me datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.
Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:
Në Lunder, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcenën se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpine.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.
Sigal