Hetim 13 mijë zyrtarëve që kanë studiuar dhe punuar jashtë shtetit

672
Përparim HALILI

Gati projekti për verifikimin e “punëve”, që 13 mijë zyrtarë e shtetarë kanë kryer jashtë Shqipërisë
Ka ministra, deputetë, zv/ministra, drejtorë e drejtues shteti dhe politike, ish-emigrantë, të cilëve nuk u kërkohet informacion 
Sipas dosjeve personale, të depozituara për efekt të punësimit, rezulton se në administratën publike shqiptare, nga 81 mijë nëpunës në total, 13 mijë e 762 persona janë punësuar pasi kanë ardhur nga emigracioni dhe janë caktuar si nëpunës shteti. Nuk e kemi fjalën, për “rrugët” financiare, familjare, nepotike, krahinore e klienteliste të depërtimit dhe rekrutimit të tyre në administratën publike, por për një problem alarmant, që në 4 vitet e fundit është bërë shqetësim për ndërkombëtarët, të cilët monitorojnë zhvillimet në Shqipëri. Me burimet e tyre të hetimit, ata kanë zbuluar, se në zyrat e shtetit shqiptar, vazhdojnë të jenë jo pak emra të botës së krimit, të futur deri në parlament, kryeministri, ministri të ndryshme, nëpër bashki, prefektura, seli diplomatike nëpër botë, në polici e kudo ku ka “kolltukë pushteti”! Disa nga këta personazhe, janë larguar nga institucionet dhe funksionet publike shtetërore në ekzekutiv, qeverisje qendrore e vendore, në ligjvënie e kudo ku kanë qenë “graduar” si drejtues, të zgjedhur e nëpunës zyrash të çdo niveli! Por të tillë, ka akoma! Të bindur se “vala” e pastrimit, nuk i ka kapur të gjithë personat e përfshirë në krime e abuzime gjatë veprimtarisë së tyre jashtë Shqipërisë në emigracion, ndërkombëtarët kanë vendosur të ndërhyjnë. 
Segmente të politikës e shtetit shqiptar, promovues të tyre në administratë e poste drejtuese
Të gjendur përballë hezitimit të strukturave zyrtare e politike shqiptare për ta pastruar administratën nga këto kontingjente, ndërkombëtarët kanë vendosur të nisin një operacion të drejtuar e realizuar prej tyre, për verifikimin e personave të ardhur nga emigracioni, të cilët kanë “kapur” funksione të ndryshme shtetërore në administratën publike! Shkak për këtë është bërë, një informacion i detajuar, që ndërkombëtarët kanë marrë nga strukturat e shërbimeve të specializuara të hetimit të veprimtarisë së shqiptarëve “shëtitës” nga një shtet në tjetrin dhe që pas shumë vitesh, janë rikthyer në Shqipëri me identitete e të dhëna të tjera të ndryshuara ose të falsifikuara jo për “shije e modernitet”, por për ti shpëtuar drejtësisë! më këto të dhëna të ndryshuara, ,ata janë përfshirë deri në funksione politike e shtetërore, nëpërmjet blerjes së posteve, nëpërmjet lidhjeve nepotike e familjare me krerët e politikës dhe nëpërmjet presionit që u është bërë shtetarëve e politikanëve, prej eksponentëve të botës së krimit brenda e jashtë kufijve, për të “desantuar” përfaqësuesit e tyre në administratë e funksione drejtuese, si mundësi për të pasur kontroll mbi shtetin dhe politikën! Kjo ka ndodhur në Shqipëri e në shumë raste është denoncuar e pranuar, duke marrë përmasa të mëdha në 4 vitet e fundit, kur të gjithë nivelet dhe llojet e pushteteve u mbushën me eksponentë të botës së krimit. 
Administrata, ende me personazhe krimi
Ky realitet shqetësues, që ekziston e vepron ende brenda administratës dhe strukturave anti-krim në Shqipëri, duket se është konsideruar nga ndërkombëtarët, si pengesë për të zbatuar procesin e “Veting”-ut. Rasti skandaloz “Xhindoli”, që zbuloi se një i dënuar me 10 vite burg në Itali për krime të ndryshme, tregoi se eksponenti ndërkombëtar i krimit, jo vetëm ishte rikthyer në Shqipëri, por me identitete të ndryshuara dhe me promovim prej shefave të lartë të politikës e shtetit shqiptar, ishte emëruar dhe graduar deri komisar e drejtues shërbimesh të luftës kundër krimit, madje në strukturat e larta anti-trafik të kufirit dhe të Policisë së Shtetit! Nga informacionet, thuhet se rasti “Xhindoli” nuk është i vetëm. Përkundrazi, ka shumë të tjerë edhe me funksione të larta në administratën publike dhe në strukturat e luftës kundër krimit! Ndaj dhe ndërkombëtarët kanë vendosur, që procesin ta nisin me operacionin e verifikimit të emrave të zyrtarëve të shtetit, të drejtuesve e punonjësve të sektorëve në polici, ushtri, diplomaci, ekonomi, financa, dogana, tatime, inspektorate dhe në agjencitë speciale ligj-kontrolluese e zbatuese! Siç dihet, shumë ish-emigrantë shqiptarë, të ikur në vende të ndryshme të Evropës e botës, janë rikthyer me “porosi” nga drejtuesit e partive dhe të qeverive, duke u emëruar në detyra të ndryshme. Shumica kanë ardhur e janë futur në zyrat e shtetit me emra, mbiemra, atësi, amësi, datëlindje, vendlindje dhe vendbanime të ndryshuar, pa llogaritur ndryshimet fizike! Janë pajisur me diploma, me certifikata kualifikimesh pas-universitare e diploma akademike me identitete të ndryshuar! Me këto diploma, ata janë pranuar në funksione shtetërore e zyra shteti, pa i verifikuar më parë, ose duke mos i verifikuar qëllimisht. Në këtë “ushtri” të ardhurish e të punësuarish në Shqipëri me nga 2-3 emra e diploma universitare të universiteteve të njohur të Evropës e Botës, janë futur edhe individë të kriminalizuar gjatë viteve të aktivitetit në emigracion. 
Skedimi emrave
Aktualisht, sipas skedimit të bërë deri tani, brenda administratës dhe në krye të posteve drejtuese shtetërore, kanë mbetur ende shumë eksponentë të “damkosur”, por të maskuar pas Pasaportës dhe Kartës së Identitetit me emër tjetër, madje edhe me 2-3 shtetësi të huaja, po me emra e të dhëna personale të ndryshuara! Ndaj dhe ndërkombëtarët që kanë marrë në duar drejtimin e procesit të “Veting”-ut në Shqipëri, i kanë dhënë ultimatum qeverisë shqiptare, që të dorëzoj gjithë listat emërore të 13 mijë emigrantëve të ardhur në Shqipëri e të punësuar në administratë në 20 vitet e fundit, të mbetur ende brenda saj si nëpunës dhe drejtues! Siç dihet, qysh prej vitit 1998, është bërë “modë”, që politikanët dhe shtetarët që vijnë në pushtet, nën dekorin e “të diplomuarve jashtë shtetit”, kanë sjell e po sjellin nga emigracioni qindra shqiptarë, duke i punësuar e dhe emëruar në funksione drejtuese. Askush nuk ka bërë verifikimin e arsimimit dhe veprimtarisë së tyre, përveç publikimit në faqet personale e zyrtare, të “legjendave” të përhapura për gjoja shumë “diploma e specializime të shquara” që ata kanë marrë në universitetet e njohur të botës! botës! Ka ministra, deputetë, zv/ministra, drejtorë qendror e lokal, madje edhe tre krerë kryesorë të shtetit e politikës shqiptare kanë qenë emigrantë dhe nuk u kërkohet informacion! janë mijëra ish-emigrantë, të cilët drejtojnë dhe punojnë në zyrat e shtetit! Pikërisht këta, tashmë është vendosur të verifikohen në çdo detaj personal që nga emri, puna që kanë kryer gjatë viteve të emigracionit, shtetet, rajonet, qytetet, komunat, qendrat e punës ku ata janë strehuar, punuar, studiuar e ku janë diplomuar! Do të verifikohen të gjithë shtetarët që kanë hedhur firmat e punësimit, apo emërimeve të tyre në funksione zyrtare! Qëllimi është ky: Të pastrohen nga administrata publike, të gjithë personat e inkriminuar që gjenden akoma në zyrat e shteti shqiptar, të maskuar pas pasaportave, kartave të identitetit, diplomave, të dhënave të aktivitetit që kanë kryer gjatë viteve të emigracionit dhe dokumenteve të tjera, më të cilat janë rikthyer në Shqipëri e kanë gjetur “strehë” edhe në administratë, politikë e në pushtetin qendror dhe lokal! 
Hetim gjithë pasaportave dhe kartave të identitetit, të prodhuara nga firma “Sagem”
Në muajin janar 2016, gazeta “Telegraf” publikoi skandalin në fjalë, duke publikuar këtë fakt: Janë identifikuar mbi 9800 gjurmë papilare (gjurmë gishtash dhe pëllëmbësh) të padukshme, të autorëve të veprave penale dhe në “Database”-n e këtij sistemi, numri i kartelave daktiloskopike, ka arritur në 262 mijë copë
Një nga mundësit ndryshimit të identiteteve, fshehjes së të dhënëve personale dhe pamundësisë shkencore për të zbuluar eksponentët e krimit të cilët kanë depërtuar edhe në funksionet më të larta të administratës publike shqiptare është edhe cilësia e dobët e prodhimit të pasaportave, pse jo siç thuhet edhe fakti që firma “Sagem” prodhon Pasaporta e Karta Identiteti false, të porositura nga personazhet e botës së krimit! hetimi për të zbuluar personat e kriminalizuar që gjenden brenda zyrave të shtetit e politikës shqiptare, do të shtrihet deri në verifikimin e Pasaportave dhe të Kartave të Identitetit, që prodhon firma “Sagem” në Shqipëri! Në muajin janar 2016, gazeta “Telegraf” publikoi skandalin në fjalë, duke iu referuar një “raporti të brendshëm”, të hartuar nga një njësi hetimore speciale brenda Ministrisë së Brendshme Shqiptare, dërguar drejtuesve të lartë të Shtetit Shqiptar, institucioneve të shërbimeve inteligjente shqiptare e të huaja që monitorojnë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare, me përparësi masat në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit. Raporti bënë prezent pasojat e rënda që ka shkaktuar tentativa për të zëvendësuar sistemin “AFIS/APIS” të Policisë Shkencore Shqiptare, me një sistem “AFIS/APIS” të prodhimit të firmës “Sagem”, me qëllim që të mos kryhet “Ndërfaqja” midis sistemit “AFIS” të policisë shqiptare dhe të kompanisë “Aleat”. Sipas raportit, firma “Sagem” nuk realizon “Ndërfaqen” e gjurmëve të gishtave, bllokon lidhjen e sistemit “AFIS” me sistemin “AFIS/APIS-Papillon 7” të policisë. Në sektorin e Daktiloskopisë të Drejtorisë Policisë Shkencore ndodhet i instaluar që nga viti 2002, muaji tetor sistemi “AFIS/APIS PAPILLON-7”, i cili deri sot ka funksionuar normalisht, pa asnjë defekt apo problem. Ky sistem është blerë me fondet buxhetore të Policisë së Shtetit. Por çfarë ndodh me këtë sistem? Për një periudhë 12-vjeçare, me anën e këtij sistemi, në shumë raste krimesh është realizuar një numër shumë i madh identifikimesh të “Gjurmëve Papilare” (gishta dhe pëllëmbë), të zbuluara në vend-ngjarje të ndryshme krimesh, të ndodhura në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në bazë të kontratës koncesionare, firma koncesionare “Sagem”, apo “Aleat”, ose së fundi edhe me emrin “Safran Morpho” siç i ndryshon identitetet e saj në çdo vit, që përpara se të fillonte prodhimi i Kartave të Identitetit, pra qysh para vitit 2008, duhej të realizonte “Ndërfaqen” (Interface) midis sistemit “AFIS CIVIL” që është prodhim “Morpho” dhe sistemit “AFIS/APIS-Papillon 7” të Policisë së Shtetit Shqiptar, në mënyrë që të bëhej krahasimi i gjurmëve të gishtave “on-line” i çdo personi që aplikonte për kartë, apo pasaportë në sistemin “AFIS” të Policisë së Shtetit, përpara se atij t’i prodhohej Karta e Identitetit, apo Pasaporta Biometrike.


Sigal