Heshtja e deputetit “kaçurrel” Braçe, për shkatërrimin e folesë së “Pelikanit Kaçurrel” në Karavasta

466
Një makineri e quajtur “Dragë”, prej 4 ditësh ka hyrë në brendësi të Lagunës së Karavastasë dhe po gërryen mjediset ujore, duke krijuar përshtypjen e kohë së përpara 70 viteve, kur nisi aksioni për tharjen e kënetave. Në rastin konkret, në Karavasta nuk po bëhet tharje kënete, por po bëhen punime që kanë interesa të pista biznesi, që nxiten e menaxhohen nga “pushtuesit” e pushtetit lokal e atij qendror të zonës, konkretisht prej kupolës së Bashkisë Divjakë dhe deputetit avokat të “pazareve” të kreut të kësaj bashkie. Kanë dalë nja 20 shoqata mjedisore kundër këtij gërmimi në lagunë, duke kërkuar të ndal “bandën” që po vepron si “lubi” e me shpejtësi tipik “hajdutçe”, duke i bërë apel shtetit të ndal punimet makineria që po “kafshon” zonën qendrore të kësaj lagune e cila është njëherazi edhe “shtëpi” për shpendë dimërore e verorë, sidomos për “Pelikanin Kaçurrel”, të rrallin dhe të vetmin shpend në Ballkan. Por nuk ka asnjë reagim e shqetësim nga kreu i bashkisë së Divjakës si :kryeministër” i zonës, i cili në emër të mjedisit “vë kujën” edhe kur dikush këput një degë pishe dhe e çon në polici atë që e këput. 

Nuk ka asnjë ndalim nga Policia Bashkiake e Divjakës, mbasi nuk e hedh në veprim kryetari, polici e cila hidhet në veprim edhe kur dikush riparon kotecin e pulave, apo drejton oxhakun në majë të çatisë. Nuk ka asnjë reagim nga policia zonale e cila prangos këdo që kap edhe me kallam peshkimi duke kaluar nëpër lagunë. Nuk ka asnjë reagim nga prefektura, qarku etj. Përballë këtij skandali që largon e zhduk përfundimisht nga laguna “Pelikanin Kaçurrel” është fakt, që “çuditërisht” nuk ka asnjë reagim as nga “Deputeti Kaçurrel” i zonës së Divjakës, “ikona e luftës kundër padrejtësive”. Pra, çfarë ka ndodhur që po hesht deputeti Erjon Braçe?! Përse “deputeti kaçurrel”, nuk po del në mbrojtje të “Pelikanit Kaçurrel”?! Po hesht deputeti, që del e denoncon në “FB” edhe kur në ujërat e lagunës kapet një sardele pa leje, kur çunat e Divjakës thyejnë një llambë të ndriçimit rrugor, apo kur pështyjnë në trotuare! Po përse heshte në këtë rast të rëndë? Komikllëku manifestohet nga kreu i Bashkisë së Divjakës, i cili doli e tha: “Kjo makineri është futur e po kryen gërmime thellimi e deformimi të pjesës qendrore të lagunës pa dijeninë, pa projektin dhe pa lejen e bashkisë”. Ndërsa “deputeti kaçurrel” vazhdon të hesht, paçka ka folur shpesh për akordim fondesh për krijim kushtesh qetësie e mbarështimi të “Pelikanit Kaçurrel” në Karavasta! Mirëpo, përballë këtij skandali po hesht, paçka se zona është e mbrojtur me ligj dhe nuk lejohet të pritet asnjë fije bari e për më tepër, që vendi ku po gërmon “Draga” është i vetmi vend i folezimit të “Pelikanit Kaçurrel” në Shqipëri. Kjo zonë është qendër për qëndrimin dhe ushqimin e 45 mijë shpendëve ujorë dimërues, një habitat natyror me rëndësi ndërkombëtare për mëse 4 lloje shpendësh të rrallë, si dhe vend i përshtatshëm riprodhimi për mbi 1000 çifte shpendësh folezues e po kështu si “strehë” e riprodhimit të rasatit të peshkut që “mbush” gjithë zonën ujore të lagunës. 
Sigal