Heq dorë nga dieta për çmimin e madh

    92
    Një modele e Play Boy ka deklaruar se ka hequr dorë nga dieta e saj vegjetariane për t’u kurorëzuar si fituesja e parë ndërkombëtare e Miss BumBum.
    29-vjeçarja Jeni Summers, e cila jeton në Meksiko City, është ftuar të behet pjesë e konkurrimit në Brazil për të pasmet më mira, ku ka garuese edhe nga vende të tjera nga Amerika jugore, ndërsa pjesa tjetër e finalisteve do të jenë nga Brazili.
    Në përgatitje për garën që do të zhvillohet në muajin nëntor, 29-vjeçarja ka hequr dorë nga dieta strikte duke e ndryshuar tërësisht menunë, duke kaluar nga sallatat tek mishi.