Hekuran Bajrami/ E vërteta për debitorët nga ish ushtarakët

    399
    Ashtu si gjithë qytetarët edhe ne pjestarët e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë (SHKUR) jemi pjesë e fushatës dhe do kontribojmë në mbarëvajtjen e saj. Në të njëjtën kohë jemi pjesë e ASHE që e kemi shprehur në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Si gjithë qytetarët edhe ne ushtarakët, kemi shqetësimet tona konkrete si grup interesi që i kemi parashtruar para kësaj mazhorance por për fat të keq ato nuk kanë gjetur zgjidhje. Natyrisht edhe për ne problemet janë të shumta, por do të trajtonim dy çështje kryesore dhe imediate. Problemi i parë shqetësues për ne ushtarakët është kthimi në debitorë i një pjese të tyre si rezultat i rillogaritjes me vonesë i pensioneve të parakohshme në zbatim të ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009. Kjo rillogaritje jo vetëm që u bë me vonesë, por ishte në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nr. 33, datë 24.06.2010. Ato u rillogaritën 2-4 vjet më vonë se sa hynte në fuqi ligji me një formulë të re të përgjysmuar duke krijuar një debi e cila kërkon një kohë 2 – 6 vjet për t’u shlyer; pa folur që pensioni u ul në një pension minimal prej 140 mijë lekë. Në të njëjtën kohë na shqetëson fakti se pse nuk u zbatua Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se: “Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi si ushtarak të rilloagriten vetëm në ato raste kur kanë efekte pozitive dhe në asnjë rast kur kanë kthim mbrapa, në të kundërt ato bien në kundërshtim me sigurinë juridike dhe janë antikushtetuese”. Lidhur me sa më sipër ne kërkojmë të zgjidhen këto dy kërkesa mbi bazën e disa argumenteve.
    Çfarë kërkojnë ushtarakët
    Së pari, kërkojmë zhvlerësimin e akteve administrative të sigurimeve shoqërore se kjo ka të bëjë me një problem parimor të shtetit ligjor, të shtetit të së drejtës.
    Së dyti, ky problem lidhet me një premtim elektoral të kësaj mazhorancë më 23 Qershor 2013. Nga viti 2009 e deri në 23 Qershor 2013, SHKUR është takuar 4 herë me z. Edi Rama dhe zotimi i tij ka qenë se ne do zgjidhim të gjitha shqetësimet e ushtarakëve. Por pas fitores së 23 Qershorit ne u harruam, nuk ekzistuam më, jo vetëm nga Kryeministri dhe nuk pretendojmë për këtë se ai tani ka shumë ngarkesë, e angazhime por nuk ka denjuar as Ministrja e Mbrojtjes apo ai i Çështjeve Sociale të na presë e diskutojmë për këto probleme e për ti zgjidhur në kohën e duhur. Së treti, kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte të fituar me ligj të kësaj kategorie. Pensionet e parakohshme janë lidhur për këtë kategori oficerash më 01.01.1999 dhe e morëm këtë pension bazuar në ligjin 8087 datë 13.03.1996 të ndryshuar më 30.07.1999 për 10 vjet. Dhe tani bëhet një rillogaritje me një formulë të re në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i ulur ato me 40 – 50 mijë lekë dhe duke mos u mjaftuar me këtë që është një pension minimal u mbahen edhe 25 mijë lekë të tjera për debinë e krijuar si rezultat i llogaritjes me vonesë të këtyre pensioneve. Pas marrjes së pushtetit nga kjo mazhorancë presnim që të pezullohej rillogaritja dhe të shfuqizoheshin aktet administrative të sigurimeve shoqërore dhe pensionet të shkonin atje ku ishm por ndodhi e kundërta. 
    Aksioni me goditje të përqëndruar
    Në dhjetor 2013 – janar 2014 u bë një “aksion me goditje të përqëndruar” dhe u bë rillogaritja e të gjithë oficerëve që kishin mbetur pa u rillogaritur sidomos këtu në Tiranë. Ka zëra që thonë se nuk pranonin ushtarakët që të sillnin dokumentet, por në të vërtetë në VKM nr. 793 kërkohej të plotësonin dokumentet oficerët e liruar para 1 korrikut 1991, kurse ata që ishin në pension të parakohshëm nuk u kërkohej gjë sepse dokumentacioni ndodhej në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu duam të theksojmë se zgjidhja e këtij problemi s’ka kosto financiare sepse oficerë që e kishin përfituar janë rreth 2000 vetë dhe e kishin marrë për 10 vjet rresht në shumën 19 mijë lekë në muaj. Gjithashtu duhet thënë se për periudhën 1.1.1996 deri më 31.12, 1999, rreth 10 mijë ushtarakë i dhanë buxhetit rreth 1.500.000.000 lekë si rezultat i ndërprerjes së pagës kalimtare. Pra si përfundim heqja e debisë së ushtarakëve duhet bërë me një VKM, bazuar në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. 
    Sigal