Hasjanët, ikje masive në Gjermani dhe Perëndim

    67
    A kanë në të vëtetë të drejtë banorët e kësaj zonë të largohen nga vendi i tyre e t’u drejtohen gazermave gjermane për emigracion? 
    Në ç’kushte dhe rrethana jetojnë keta njerëz që detyrohen të largohen drejt perëndimit? 
    Pse pikërisht sot u krijua kjo situatë e pazakontë, e cila po zbraz me dhjetra fshatra e qytete për në drejtim të perëndimit?
    Ikjet masive të popullit shqiptar drejt vendeve evropiane, muajit e fundit po shkaktojnë probleme të mëdha për ekonominë e vendit tonë.
    Kjo plagë e madhe e shoqërisë sonë po prek gjithnjë e më shumë edhe rrethin e Hasit, ku mjaft banorë të kësaj zone janë larguar drejt Gjermanisë për një të ardhme më të mirë. 
    Kjo ikje po kthehet në një epidemi vrasëse për banorët e rrethit tonë, ku me dhjetra qytetar dhe banorë të zonave të thella malore po aplikojnë masivisht për pasaporta për t’u larguar nga trojet e tyre. Por a kanë në të vëtetë të drejtë banorët e kësaj zonë të largohen nga vendi i tyre e t’u drejtohen gazermave gjermane për emigracion? Në ç’kushte dhe rrethana jetojnë keta njerëz që detyrohen të largohen drejt perëndimit? Pse pikërisht sot u krijua kjo situatë e pazakontë, e cila po zbraz me dhjetra fshatra e qytete për në drejtim të perëndimit? Unë mendoj se largimi masiv i banorëve të këtij rrethi po stimulohet nga qarqe dhe politika dashakeqe të cilat kanë për qëllim të krijojnë destabilitet në vendin tonë. Një nxitje tjetër e madhe është e vet Gjermanisë, e cila stimulon refugjatët tanë me 143 euro për person. Kjo ka sjellë levizje masive jo vetëm në rrethin tonë, por në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund ta mendoj arsyen e kësaj lëvizje, ku qindra njerëz drejtohen në vendet e perëndimit, duke u keqtrajtuar rrugëve të zbrazura të Evropës për një shumë të tillë. Si është e mundur të largohesh nga vendi yt duke mohuar kështu liritë dhe të drejtat themelore të fëmijëve. 
    T’u mohosh atyre shkollën e t’ju prezantosh një gjuhë dhe kulturë tjetër?
    A është e drejtë të humbasësh gjithë pasurinë e ndërtuar ndër vite, për një mashtrim të hidhur nga qarqe dhe politika destabilizuese për vendin? Ku mund të ndihesh me mirë dhe më i lirë se në tokën tënde, në atdheun tënd të begatë? Unë mendoj se banorët e zonës sonë nuk janë në kushtet e një migrimi ekonomik, pasi që rrethanat në të cilat ata jetojnë mundësojnë zhvillimin e një jete normale për veten dhe fëmijët e tyre. Po të shikojmë me vëmendje, niveli i jetesës në zonën tonë është pothuajse i barabartë me qytetet e tjera urbane në Shqipëri. Një shtëpi apo një pronë në rrethin e Hasit mund të kushtojë po aq sa dhe në Tiranë sot. Hasi është vendi me emigracion më të madh në Shqipëri në raport me numrin e popullsisë dhe se pjesa më e madhe e tyre janë emigrant në Angli që prej 15 vitesh. Një pjesë e mirë e popullatës është e punësuar në shtet sipas shkallës së kualifikimit, ndërsa një pjesë tjetër tek biznesi privat. Shumë të tjerë trajtohen me ndihma sociale nga shteti dhe pse një pjesë e madhe e tyre posedojnë tokë, makina dhe bagëti. Kjo ka krijuar një nivel jetese relativisht të mesëm për banorët tonë dhe se ikjet masive të kohëve të fundit, nuk e jusifikojnë faktin e një emigracioni ekonomik. Të mendosh se në perëndim mund të jetosh pa punuar, është një mashtrim i madh, duhet pyetur emigrantët tanë që jetojnë prej vitesh atje, se në ç’rrethana dhe kushte kanë mundur të sigurojnë të ardhurat e tyre. Ikjet masive në rrethin e Hasit përbëjnë një shqetësim të madh për të gjithë shtresën intelektuale që e drejton ketë vend nga që shumë shpejt do të përballen me rrethana të panjohura në të ardhmen dhe për rrjedhojë dhe vet ata do t’i drejtohen eksodit drejt Gjermanisë. I ndodhur në rrethana shumë shqetësuese për vendin tim, ju bëj thirrje të gjithë atyre që mendojnë për një jetë me të mirë në perëndim, të mos e braktisin këtë vend të bekuar ku jetuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, por të dinë të shikojnë dhe të kuptojnë, se nuk ka dhe s’ka për t’u gjendur vend më i bukur për të jetuar si Shqipëria.
    Gjermania nuk pranon azilkërkues nga Shqipëria
    Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, në një intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë që është e “papranueshme” dhe një “turp për Evropën” që rreth 40 për qind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjermania këtë vit është ballafaquar sidomos me praninë e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, por edhe Serbia, Maqedonia, Bosnja Hercogevovina,.De Maiziere ka paralajmëruar që shteti gjerman do të fillojë të reduktojë në mënyrë masive përkrahjen duke ndaluar edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në të njëjtën kohë ka bërë të ditur që vet shteti gjerman si shtet i pasur “nuk është aspak i ngarkuar” nga politika me refugjatët. Ai i ka thënë FAZ-it që është duke përgatitur një draft ligjor, në të cilin do të parashikohet zgjerimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurtë.
    “Kjo duhet të marrë fund “, ka thënë Ministri Thomas de Maiziere.