Harta e hashashit mban peng gjuetinë

503
Bardhyl Berberi

Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së gjuetarëve, Themi Perri tepër i indinjuar për shtyrjen e afatit të gjuetisë thotë, se a duhet që dikush që e privatizoj shtetin dhe ta shfrytëzojë atë për interesa personale dhe grupesh të veçanta individësh të marri përsipër përgjegjësinë. Moratoriumi prej dy vitesh tregoj degradimin e tij, pasi u ndaluan 12 mijë gjuetarë dhe gjuetinë e bëjnë të fortët, ata që vijnë nga jashtë shtetit, shoqata turistike gjuetarësh të shoqëruar me të fortët dhe na bëjnë gjueti të ndaluar. Sekretari i përgjithshëm Themi Perri thotë: Shkoni në Devoll apo lokale në Korçë, Voskopojë, Tiranë, Durrës dhe aty gjeni në lokal në menu, lepur të egër, tava me mish kaprolli dhe derri të egër, thëllëza. Një gjuetar i moshuar thotë për gazetën “Telegraf”’ | se ky moratorium 5-vjeçar i ndalimit të gjuetisë i ka rrënjët diku tjetër: -Si mund të dalin gjuetarët në male për gjueti kur i gjithë vendi është i mbushur me kanabis…! Ja unë kam dhjetë koshere me bletë dhe mjalti ka aromën e kanabisit! Qytetarët janë fajtorë, sepse ato nuk u përpoqën që diçka të ndryshojë për mirë në sjelljen e tyre, sepse votuan njerëzit që shkatërruan shtetin me arsyen se s’kishte alternativë më të mirë që të votonin. Por tashmë alternativë e vetme është të mos votosh fare në këtë mënyrë, nuk legjitimon një klasë politike që aktrojnë shtetin, që sillen para qytetareve si aktorë në rolin e deputetit, ministrit apo kryeministrin pa kurrfarë përgjegjësie. Klasa politike e keqpërdori pushtetin dhe institucionet deri sa e bëri shtetin një pronë të vetën, buxhetin e shtetit pasuri personale, ekonominë e shtetit si mënyrë për tu pasuruar. Ata që kundërshtonin të parin e tyre i priste largimi prej punës, bllokimi, izolimi e deri tek gjitha metodat e kontrollit që tashmë mbronin interesat e oligarkëve drejtuese partiake. Pushtetarët pasi marrin karrigen nuk ju duhet më populli dhe vota e popullit sepse ato mund të vidhnin, mund të falsifikonin listat e votuesve, buxhetin e kishin të tyre mund t’i blinin votuesit dhe gjithçka që mund të blihej ato e kishin, në fakt ajo që quhet shtet ka vdekur… Një takëm i pseudo-intelektualeve, të cilët për interes të tyre do të përpiqen të krijojnë mjegull nëse njeriut nuk i funksionon ndonjë organ vital vdes edhe shtetit nëse nuk i funksionojnë levat e tij, ai vdes. Ky grup parazitar që e privatizoi shtetin dhe institucionet i shkeli, të drejtat dhe liritë e njerëzve i skllavëroi dhe të gjitha i bëri gjoja në emër të kauzave të mëdha. Shoqëria duhet urgjentisht të bëjë reforma radikale të cilat janë të mefshta, duhet të respektoj meritokracinë dhe kompetencën e individëve të shquar që kanë kapacitete vlerash… Mungesa e institucioneve, jokompetenca dhe partizimi i institucioneve të egra me drejtues mediokër, sepse faktori intelektual apo drejtues është ineksistent… institucionet mbahen nga paratë e shtetit për të pasur njerëz kompetentë që përdorin dijen shkencore në shërbim të popullit dhe jo të interesave të kontrabandistëve të drogës. 
Harta e hashashit në Shqipëri
Harta e pyjeve me hashash shtrihet nga Skrapari e Vlora, në Delvinë e Dumre, si dhe nga Dukagjini në Krujë. Në të gjithë vendin ndodhen mijëra hektarë të mbjella me kanabis, ndërsa bima narkotike ka arritur pjekjen e saj dhe është gati për t’u korrur e trafikuar jashtë shtetit. Bëhet e ditur se, në mjaft raste plantacionet me hashash ruhen nga punonjës policie, të cilët janë të përfshirë në këtë trafik fitimprurës. Mbjellja e kanabisit në Lazarat ishte një pikë uji në oqeanin e madh të drogës që kultivohet. Realisht në të gjithë Jugun e vendit si Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Berat, Sarandë, Skrapar, Kolonjë e Korçë lulëzojnë pyjet e mbjella me kanabis. Po ashtu edhe në pjesën tjetër të vendit, nga Delvina në Dumre, si dhe nga Dukagjini në Krujë përfshi edhe Tiranën, kanabisi lulëzon në plantacione dhe është gati për t’u korrur e trafikuar jashtë shtetit. Tashmë në prag të sezonit të korrjes gjen edhe bimë që arrijnë në dy metra. Pyjet me drogë janë filmuar edhe nga televizionet shqiptare. 
Sigal