Harasani: Rrugaçët e Haxhinastos na tregojnë rrezikun e rrugëve!

571
Kur aksidentet me vdekje po arrijnë bilanc lufte për shkak të rrugëve të ndërtuara pa standarde, mes shumë reagimeve na vjen edhe ky nga Harasani. Ish-deputeti socialist ka qenë shumë i ashpër me Haxhinaston dhe vartësit e tij. “Tallni trapin me këtë popull. Aq mirë e bëni sa nuk ka më. Më zi ja bëfshi. Dalin specialistet e Ministrisë së Transportit dhe tregojnë rrugët e rrezikshme dhe çfarë sinjalistike mungon”, shkruan Andis Harasani në facebook. Sipas ish deputetit socialist, dalja e specialistëve të ministrisë së Transportit është e pakuptimtë, sepse ata janë personat përgjegjës për mbarëvajtjen dhe rregullimin e rrugëve dhe të sinjalistikës. “Po kujt ja tregojnë këta rrugaçë? Kush duhet t’i bëjë këto rrugë? Te fala nga shefi kabinetit”, shprehet ai i revoltuar nga gjithë aksidentet e ndodhura së fundmi në akset rrugore në vend, kryesisht në autostradat kryesore.
Sigal