Harallamb Kota/ Naim Frashëri në klubin e “Mirban Arnautit”, inkurajon “Pendët e Pakta”

725
Sigal

 SEKRETET E  PENDËTARËVE QË FORMUAN ALFABETIN SHQIP                                                          

(Me rastin e 135- vjetorit të krijimit (1879 – 2014)

*studiues

 Në vitin 1879, me nismën e KQMDKSH, u themelua “Shoqëria Patriotike, Kulturore, Arsimore”, që njihet me emrat: “Shoqëri e Stambollit” ose “Shoqëri e Shkronjëzave”. Në krye të kësaj shoqërie u zgjodh Sami Frashëri. Platforma e sajë u nënshkrua nga 28 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga gjithë Shqipëria. Të pranishëm në mbledhjen themeluese ishin dhe dy “Penda të Pakta”, mësuesi atdhetar Koto Hoxhi dhe një nga nxënësit e tij Pandeli Sotiri, që punonin për lëvrimin e gjuhës shqipe në fshatrat e jugut të Shqipërisë. Shoqëria e Stambollit ose Shoqëri e Shkronjëzave, ishte kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të atdhetarëve shqiptarë, duke filluar nga iluministi Dhaskal Todri, që përktheu në shqip dy Dhiatat e u vra më 1805 nga njerëz të vënë nga Patrikana e Fanarit, Kostandin Berati, i cili në bashkëpunim me Dhaskalin, bënë përpjekjet e para nga viti 1750 për një alfabet origjinal shqip, “Penda e Artë” Naum Veqilharxhi, pionieri i “Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” dhe “Pendat e Pakta” siç i cilësonte ai, që lëvronin gjuhën shqipe e punonin pa u lodhur për hartimin e shkronjëzave e abetareve shqip.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf