Haradinaj: Qeveria e Kosovës s’dha asnjë cent për mbrojtjen time në Francë

654
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradina deklaron se qeveria e Koovës nuk ka dhënë asnjë cent për mbrojtjen e tij në Francë.

Në emisionin ‘Komiteti’ në RTV Dukagjini Haradinaj është shprehur: “Asnjë cent qeveria s’e ka dhënë. Faturat janë dërguar me kohë. Jam detyru me thirr dike në telefon prej instancave të larta me i pyet a duan ta paguajnë që të mos i rrejmë atje, kur e kam kuptuar se ata nuk kanë paguar asgjë jemi detyruar të paguajmë vet. Shpenzimet e mbrojtjes pastaj i ka paguar Gani Dreshaj. Shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro”, ka thënë Haradinaj.
Sigal