Haradinaj: Nuk kam frikë nga Klani i Millosheviçit

426
Kreu i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ai është i pafajshëm dhe nuk i trembet aspak klaneve të Millosheviçit.
Me anë të një statusi në Facebook, Haradinaj ëhstë shprehur se të gjitha faktet tregojnë se ai është i pafajshëm dhe se së shpejti do të kthehet në Kosobvë.
Ja statusi i plotë i Ramush Haradinajt:
“Nuk më shqetëson Klani i Millosheviçit!
I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.
Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!
Të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviçit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht! Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!”.
Sigal