Hane Muja/ Poezi

    402
    Sigal

    Poezia e parë

    Një letër e një laps

    për një poëzi

    vetmi për një çast…

    tingellon nje embelsi

    nostalgji feminore

    poezi perrallore

    mbeshtetje familjare

    perkushtime pandarje

    dhe lind poezia e pare

    por kurre mos e quaj veten shkrimtare

     

    Shprese per nje hap me tej

    Nese zoti te solli ne jete

    te jetosh nuk eshte paturpsi

    nese dicka e ben me shpirt

    eshte veper e jetes tende e jo ligesi

    cdo gje bej me zemer e dashuri

    ndihmo te tjeret,fal miresi

    e nese bota jane kundra teje

    mos u hakmerr,por ndryshe vepro

    e nese s’te lene te vazhdosh

    ti vetem ec ,jeten jeto

    fal dashuri aty ku mungon

    se vetem respekt fiton

    fal paqe dhe miresi

    se fati i jetes tende do jet me ty

    ec me syte e mendjes kudo qe te shkosh

    degjoje ti zemren,qe askend te mos harrosh