Hamilton “rrëmben” Çmimin e Madh të Kinës

457
Nga Agron KAJA

FORMULA 1/ Në garën e dytë të sezonit 2017 rikthehet Mercedes, kryeson renditjen edhe për konstruktorët
Dje, në pistën e Shangait të Kinës është zhvilluar gara e dytë zyrtare e Formula 1 për vitin 2017. Në një garë me shumë të papritura, kampionët e botës rikthehen te fitorja, duke ulur disi euforinë e Ferrarit pas suksesit në garën e parë, por që gjithsesi, distancat mes tyre janë ngushtuar dukshëm. Dhe është Lewis Hamilton që e fiton Çmimin e Madh të Kinës, duke shënuar fitoren e parë të tij për këtë vit, e njëherësh, duke lënë pas rivalin e tij Sebastian Vettel të Ferrarit dhe Maks Verstapen të Red Bull. Hamilton nuk e diskutoi për asnjë moment vendin e parë, duke përfituar edhe nga ndërhyrja e makinës së sigurisë në fillimin e garës, pas aksidentit të Giovinacit, apo përfshirjes së makinave Red Bull në duelin Mercedes-Ferrari. Ndërkohë, shumë më e vështirë ka qenë gara për Vettel, i cili u desh të përballej me gabimet në strategjinë e skuadrës dhe me rivalitetin e makinave Red Bull, që nuk ia bënë aspak të lehtë pjesën e parë të këtij Çmimi të Madh. Ndërsa për vendin e tretë, Max Verstappenit iu desh të përballonte presionin e shokut të tij të skuadrës, Riciardo, për t’u ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit, duke lënë pas australianin në vendin e katërt dhe Kimi Raikkonenin në të pestin. Ndërkohë, duke kujtuar historinë e garimit të Hemilton në Formula 1, gjithmonë gara e Kinës ka qenë një terren shumë i lumtur për të, çka u përsërit edhe dje. Fitorja djeshme ishte e pesta e tij në Kinë, nga 11 pjesëmarrjet në pistën e Shangait, ndërsa skuderia Mercedes ka fituar pesë nga gjashtë garat e fundit në Kinë, duke përfshirë katër herë radhazi. Nga ana e tij, Luis Hamilton është piloti i dytë në histori, pas Majkëll Shumakerit, që shënon këtë numër fitoresh në këtë garë. Në garën e djeshme, Hamilton shënoi kohën më të shpejtë në xhiron e 32-të. Piloti aktual me më shumë fitore në Formula 1 është Sebastian Vettel me katër Çmime, ndërsa Xhim Klark është mbajtësi i rekordit me tetë fitore. Gara e radhës për sezonin 2017 do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Bahreinit, pas vetëm 7 ditësh.

Renditja në garën e Kinës
Pilotët Koha
1.L. Hemilton 1:37:36.158 
2.S. Vettel +6.250
3.M.Vertstape +45.192
4.D.Rikardo +46.035
5.K.Raikonen +48.076
6.V. Botas +48.808
7.K. Sainz +1.12.893
8.K.Magnusen +1 xhiro
9.S. Perez +1 xhiro
10.Okon +1 xhiro
Renditja e përgjithshme
Pilotët Skuderia Pikë
1.Sebastian Vettel Ferrari 43
2.Luis Hemilton Mercedes 43
3.Maks Vertstapen Red Bull 25
4.Valteri Botas Mercedes 23
5.Kimi Raikonen Ferrari 22
6.Daniel Rikardo Red Bull 12
7.Karlos Sainz Toro Rosso 10
8.Felipe Massa Uilliams 8
9.Serxho Perez Force India 8
10.Kevin Magnusen HAAS Ferrari 4
Renditja e Konstruktorëve
Skuderitë Pikë
1.Mercedes 66
2.Ferrari 65
3.Red Bull 37
4.Toro Roso 12
5.Force India 10
6.Uilliams 8
7.HAAS Ferra 4
8.Renault 0
9.Sauber 0
10.McLaren 0
Garat e vitit 2017
Gara Data Fitues Skuderia Pikë Kohët
Australia 26.03.2017 S. Vettel Ferrari 57 1:24:11.672
Kinë 09.04.2017 L. Hamilton Mercedes 56 1:37:36.158
FUTBOLL FEMRA
Një shqiptare në kombëtaren greke: Dua të luaj ndaj Shqipërisë
Ndeshjet për turin paraeliminator të Kampionatit Botëror “Francë 2019” që po zhvillohen në vendin tonë, kanë konfiguruar vetëm Greqinë si kryesuese të Grupit B me 6 pikë të plota pas dy fitoreve rresht. Ndërsa skuadra jonë e drejtuar nga Armir Grima, pasi fitoi në takimin e parë me Kosovën, barazoi pa gola me Maltën dhe ndodhet në vendin e dytë. Në ndeshjet e dyta në këtë grup, spikati fitorja e thellë 6-0 e Greqisë me Kosovën, ku në radhët e ekipit grek u aktivizua edhe një futbolliste me origjinë shqiptare, Stela Kotsaki. Pas përfshirjes në kombëtaren e moshave, mbrojtësja Kotsaki është grumbulluar me të rriturat, por, ndërsa në ndeshjen me Maltën, 19 vjeçarja nuk u aktivizua për arsye dëmtimi, në ndeshjen kundër Kosovës ajo luajti vetëm 11 minuta. Për ndeshjen me Shqipërinë, nesër në “Elbasan Arena”, ajo do të luajë nga minuta e parë. Dhe në një deklaratë për shtypin sportiv shqiptar ajo nuk e mohoi origjinën, por që do të tregohet profesioniste dhe do mbrojë ngjyrat e skuadrës së saj, Greqisë. Gjithsesi, ndeshja e fundit Greqi-Shqipëri, do ta konfigurojë plotësisht renditjen, ku vendi i dytë është në rivalitet mes kombëtares shqiptare dhe asaj malteze.
Botëror “Francë 2019”.
Ndeshjet/ Grupi B
Janë luajtur
Datë 6 prill 2017
Shqipëri-Kosovë 3-2
Greqi-Maltë 1-0
Datë 8 prill 2017 
Greqi-Kosovë 6-0
Maltë-Shqipëri 0-0
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Greqia 2 6
2.Shqipëria 2 4
3.Malta 2 1
4.Kosova 2 0
Do të luhen
Datë 11 prill 2017 
Shqipëri-Greqi 14:00
Kosovë-Maltë 14:00
Kampionati Evropian
Peshëngritësit shqiptarë
Datë 2 prill 2017
Arbër Çerçizi 62 kg, V. 8-të
R. Avdiraj 62 kg, V. 10-të
Datë 3 prill 2017
Evangjeli Veli 53 kg, V. 4-ët
Datë 4 prill 2017
Briken Calja 69 kg, V. 3-të
(Vetëm në një stil) 
Dje, 5 prill 2017 
Romela Begaj 69 kg, V. 5-të
Daniel Godelli 77 kg, V.
Erkand Qerimaj 77 kg, V.
Sot, 6 prill 2017
Krenar Shoraj 85 kg
Ermand Tabaku 85 kg
Të premten, 7 prill 2017
Endri Karina 94 kg
Sigal