Halimi: Futja e nenit të dekriminalizimit, atentat për reformën

    43

    Pas miratimit në parim të projektit kushtetues, komisioni i posaçëm vijoi sot me diskutimin nen për nen të kësaj pakete ligjore, e rishikuar nga ekspertët e misioneve OPDAT(SHBA) dhe EURALIUS(BE). Mësohet se deri më tani është miratuar kapitulli i parë i draftit, ndërsa ka pasur debate për nenin 3. Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, njëherësh përfaqësuesi i PD-së Eduard Halimi neni 3 lidhet me dekriminalizimin dhe ka kaluar me votën e dyfishtë të Xhafajt. “Ky nen prek ligjin e dekriminalizimit. Futja e këtij neni është atentat për reformën, pasi nuk ndalohet përjetë pjesëmarrja në politikë. Reforma duhet të dënojë ata që kanë kryer krime”. Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, deklaroi të hënën se ka propozuar një kalendar intensiv punimesh duke e ndarë në 6 kapituj procesin e diskutimit nen për nen. Nëse ka vullnet të sinqertë, deklaroi ai, komisioni do të mund ta përfundojë në kohë të gjithë procesin e reformës në drejtesi.