Halim Kosova me artistët: Do t’ju mbështesim. Lajm i hidhur humbja e Met Begës

439
Kandidati i Partisë Demokrate për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me artisët në lidhje me problematikat që ata hasin dhe lehtësirat që mund t’u krijohen.
Ema Andrea: Ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet.
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, zoti Halim Kosova, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim informal me artistët. Takimin me artistët të kandidatit zotit Kosova, e shoqëroi lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një artisti të shquar, Met Begës. Zoti Kosova ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

Sigal

“Kënaqësisë që unë pata sot dhe këtij informacioni shumë të vlefshëm, në fund iu bashkua një lajm shumë i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega, paska humbur jetën dhe me këtë rast unë i shpreh familjes ngushëllimet më të thella. Jo vetëm sepse e kam pasur shumë mik, por sepse ka dhënë shumë për qytetin, ka dhënë shumë për artin. Ngushëlloj jo vetëm familjen, por të gjithë artistët të cilët kanë humbur një koleg, kanë humbur një mik, kanë humbur një shok. Për Metin dhe për shumë të tjerë që kanë ëndërruar diçka më mirë por që nuk i arritën, por që mendimet e tyre dhe eksperiencat e tyre janë të vlefshme, do te mobilizohemi edhe më shumë në të ardhmen per artin dhe artistët.

Zoti Kosova ka dëgjuar sygjerimet e tyre se si qyteti mund t’i dedikojë më shumë hapësira, mundësi dhe resurse artit dhe artistëve. Pas takimit, aktorja e njohur Ema Andrea u shpreh:

“Unë ju falenderoj që na konsideruat, falenderoj që na dëgjuat fjalën. Shpresoj që çfarë diskutuam, çfarë propozuam, si artistë të lirë, të jetë e mundur të realizohet. Në formë shumë të sinqertë ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet. Folëm sinqerisht për problemet tona se si mundet arti dhe kultura e të gjitha zhanreve të jenë më produktive edhe në të mirë të kryeqytetit.

A mund të dimë më mirë se cilat janë konkretisht problemet e artit?

Problemet e artit sot janë problemi i centralizimit, folëm për artin në periferi, folëm për artin në edukim, për mundësitë e të qenit autonom, jo vetëm të institucioneve por edhe të artistëve të lirë. Besoj se i keni ndierë se këto janë shqetësimet në përgjithësi të artit sot që zhvillohet në institucione të mbyllura ose në pak institucione, ka pak mundësira dhe mundësitë që do të krijojë bashkia. Ne propozuam dhe dëgjuam njëri-tjetrin që të mund të krijohen lehtësira për krijimtari për artistët, aq sa të mundet një institucion të na i krijojë. Besoj diskutuam dhe më vjen mirë që folëm,”- theksoi zonja Andrea.