Hajro Limaj/ Kriza e Ukrainës, a mund të kthehet në një luftë?

633
Sigal

*Analist

 Politikat financiare që u vendosën  mbi çmimet e karburantit, duke iu shtuar embargos ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  të Bashkimit Evropian, nuk mjaftuan të ndryshojnë politiken dhe strategjitë e Rusisë ndaj Ukrainës. Në të kundërt lindi rreziku i hedhjes në dorë edhe të  hapësirave taksore të  Ukrainës lindore, duke ju shtuar Krimesë. Shtetet e Bashkuara që fillimisht këtë krizë ja lanë  Evropës, tani duket që është në një telash shumë më të madh nga fillimi i kësaj krize. Punon të fusë në qark NATO-n. Sepse kriza tashmë u kthye në një luftë të brendshme  në Ukrainën Lindore . Sipas vendimit  të  NATO-s së datës 5 Shkurt  2015, u vendos përgatitja e një fuqie të ndërhyrjes së shpejtë në nivelin e një brigade me 5 mijë vetë dhe mbështetja nga njësitë ajrore, detare dhe ato special.  Për më tepër,  u pranua se në kushtet e  rritjes së krizës  kjo forcë do të rritet deri në 30 mijë  ushtarë. Nga kjo do të  ndryshohet akoma më shumë rëndësia dhe struktura gjeostrategjike e rajonit. U morën akoma edhe dy vendime të rëndësishme. Këto vendime, të cilat priten të kenë influence afat mesme, e para NATO, në Bullgari, Rumani, Poloni, Lituani, Letoni dhe  Estoni do të ndërtojë 6 njësi të kontroll komandimit. Këto njësi do të përshpejtojnë  marshimin e forcave të NATO-s dhe të forcave kombëtare në rajonin e krizës. Shkurtimisht do të jenë bazat e përqendrimit të avancuar të Amerikës. Ky vendim mund të vlerësohet si një strategji e re e rrethimit të Rusisë nga Perëndimi. E dyta, siguron mbështetjen për modernizimin e mbrojtjes së Gjeorgjisë, gjë e cila realizon përafrimin e anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO. Me këtë kuptim, në Tiflis do të krijohet Qendra e Stërvitjes së Përbashkët NATO- Gjeorgji dhe nga  NATO do të dërgohen ekspertë dhe këshilltarë. Gjeorgjia është në pozicionin e një vendi shumë të rëndësishëm, si dera e hyrjes  së Kaukazit  brenda strategjisë Amerikane të Detit të Zi. Përafrimi i Gjeorgjisë është një detyrim që siguron tërësinë  me strategjinë Ukrainase të  SHBA-së  dhe një detyrimi gjeostrategjik  në mbështetje të asaj.  Janë dy shkaqe kryesore që SHBA  mbas Luftës së Ftohtë përqendrohen me vendosmëri  ndaj Gjeorgjisë. E para, me qëllim që të sigurojë  tërësinë me strategjinë e Ukrainës të detyrojë Rusinë  të marrë masa në dy fronte dhe e dyta, në një operacion të mundshëm  kundër Rusisë në Detin e Zi  të përdorë portet e Gjeorgjisë, së bashku me ato të Rumanisë dhe Bullgarisë

 A e zgjidh armëpushimi problemin?

 Vendimi i armë pushimit që u mur në takimin e Minskut dhe që filloi më 15 Shkurt 2015, a e zgjidh problemin?  SHBA dhe shumica e aleatëve  të NATO-s e dinë se nuk do të mund të jap rezultatin e një përafrimi që nuk merr në konsideratë sigurinë kombëtare dhe parametrat e mbrojtjes së Rusisë.    Marrëveshja e  Minskut, e ka futur në vartësi kushtesh deri në fund të vitit 2015. Këto kushte janë realizimi i bërjes së zgjedhjeve vendore të  Donetskut dhe të Luhansk’ës  dhe zgjidhja e një statusi që mund të pranohet (ndryshimet kushtetuese –statusi i autonomisë ose statusi federatës). Kuptimi i kësaj do të thotë vazhdimi i paqëndrueshmërisë rajonale edhe 10 muaj. Gjatë ekzistencës së një strukture politike autonome apo  federale,  që mbështetet në popullsinë etnike Ruse në Ukrainën Lindore, anëtarësimi i Ukrainës në NATO  do të jetë e vështirë.  Në këtë kuptim  mund të thuhet se Marrëveshja e Minskut  rrit  mundësinë e një marrëveshjeje paqësore dhe  të fuqizojë dorën e Rusisë.  Edhe një veçori tjetër e rëndësishme  e këtij takimi  është mos futja në rendin e ditës  të çështjes së Krimesë.  Krimea tashmë është e varur nga Rusia  dhe se kjo teme  tani shikohet  si e mbyllur.  Shteti i pavarur i Ukrainës u krijua në vitin 1991. Për këto 24 vjet, qytetarët  me origjinë ruse që ndodhen brenda Ukrainës nuk patën sukses të bashkoheshin  nën identitetin  ukrainas. Pa dyshim, në këtë,  rol të madh kishte qëndrimi në detyrë  për shumë vite  të presidentëve që  ishin në krah të Rusisë dhe që kishin mbështetjen e Rusisë.  Tashmë  hetimi të kaluarës nuk do ta zgjidh  problemin. Ajo që duket tani, është se do të jetë  shumë e vështirë  që Ukraina të ruajë  pavarësinë e saj jashtë një strukture  politike federale.  SHBA dhe aleatët e dobët të  NATO-s, Polonia, vendet Baltike, Romania, Bulgaria me vështirësi po e kuptojnë se  Ukraina pa u ndarë  në dysh, pra lindje – perëndim  është e vështirë të bëhet  anëtare e NATO-s. Gjermania me Francën  kanë diferencë mendimi. Dhe Gjermania është bërë pishman nga qenia  midis atyre që e filluan krizën dhe që e sollën në këtë gjendje Ukrainën. Sepse nuk u vlerësua pika e fundit e të ardhmes së atyre që priteshin  dhe u morën lehtësisht  kundër strategjitë e Rusisë. Tani edhe SHBA është mbështetur derës së rrezikut të fryrjes së gazit. Gjermania, për sigurinë dhe stabilitetin e saj, të Evropës  dhe të rajonit, e ka kuptuar se edhe pse me vonesë,  zgjidhja e krizës së Ukrainës  brenda Evropës  është rruga më e drejtë. Këtë ajo ja tha me shumë kujdes  Proshenko’s  (havuç-sopa). Armëpushimi, nëse arrin në një zgjidhje të qëndrueshme, do të përfitojë kushdo, përshirë edhe SHBA-në. Në qoftë se SHBA,dëshiron vazhdimin e krizës në një formë, mund ta bëjë atë  duke i bërë  bypass  Gjermanisë dhe Francës. Ndërsa një zhvillim tjetër  ishte dërgimi i 12 avionëve A-10 në Gjermani. Këta avionë  përdoren  me qëllime mbështetëse  njësitë e forcave tokësore kundër tankeve dhe mjeteve të blinduara. Kjo tregon se SHBA  po ndjekin një strategji që shpreh tashmë armiqësinë që filloi mbi Ukrainën kundër Rusisë. Në zbatimin e kësaj strategjie, mund të thuhet se u vendos zbatimi i një plani B që do të lërë jashtë Gjermaninë dhe Francën. Në këtë kuadër,  SHBA është e mundur  që të mos e mbështesë me të gjitha elementët vendimin e ndërprerjes së zjarrit  dhe disa element të tjerë  të takimit të 12 Shkurtit.  Kështu lufta e brendshme që është në Ukrainë do të vazhdojë me ushtrinë e Ukrainës, që do ta mbështesë SHBA-ja. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit  Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 2015, që u publikua, nënvizohet hapur se  Rusia  ka cenuar  pavarësinë dhe  tërësinë territorial të Ukrainës që e cilëson si më tepër se  agresor. Dhe kjo sjellje e përcakton atë  si rrezikun më të madh  për shoqërinë ndërkombëtare, nga Lufta e Ftohtë deri më sot.