Hajdi Lushi/ Dashuria, pjesë e një tabloje në kornizë

    344
    Sigal

    Ëndrra për një jetë më të mirë dhe një dashuri që nuk rezulton e tillë, të çojnë larg, diku mes shumë njerëzish të grumbulluar në një vend që quhet azil, apo ta quajmë dhe kamp. Midis një fragment ujë vështirë të dramës së jetës, koshienca bën apel për triumf… Mos ndalo kurrë! Ky është vetëm fillimi i një ëndrre të madhe dhe për këtë arsye fillo të zgjedhësh ngjyrat e jetës tënde. Fillo të imagjinosh ngjyrosjen e ëndrrave të tua duke përdorur të gjithë fantazinë tënde dhe do të shohësh se duart e tua do te arrish te kthesh defektet e vogla ne përsosmëri. Nuk ka rëndësi sa kohë do t’iu duhet për të përfunduar. Ajo që ka rëndësi është se tabloja e jetës tuaj, duhet të jetë e plotë. Pas qindra mundimeve, piktura e jetës tuaj do të jetë e vendosur në muret e shtëpisë, kështu që ti mund ta admirosh atë. Ngjyrat e jetës tënde do të jenë ashtu siç i dëshiroje. Mos harro kurrë që jeta jote është një vepër arti dhe ti je pjesë e saj. Mbi të gjitha kujtohu se përsosmëria është thjeshtë fantazi. Duhet të jetosh duke alternuar ëndrrat me realitetin dhe bashkë me to duke ruajtur një ekuilibër me papërsosmërinë. Kjo jetë është thjeshtë një vepër arti!!! Po dashuria, po pabesia në dashuri, po tradhtia!!!? Pjesë e jetës janë dhe ato e detaje me apo pa shkëlqim të një tabloje arti, që ka diçiturën jetë… Ndërsa dashuria, pjesë e një tabloje në kornizë…