Hahn sot në Shkup, përpjekje e re për tejkalimin e krizës

543
Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johannes Hahn, mbërrin sot për vizitë në Shkup, në një tjetër përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik.

Në këtë vizitë Hahn do të shoqërohet nga tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn.

Në axhendën e Hahn fillimisht janë paraparë takimet me krerët e partive politike dhe më pas me presidentin Gjorgje Ivanov.

Sipas axhendës së paraparë, këto janë takimet që do të zhvillojë Hahn:

Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40.

Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 13:00.

Takim me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët ora 13:50.

Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ora 14:55.

Takimi me Zoran Zaevin e LSDM-së, do të jetë në ora 16:10.

Takim me presidentin, Gjorge Ivanov në vilën “Vodno” në ora, 17:45.

Pas presidentit Han do të takohet me kryetarin e Kuvendit, por në agjendë nuk është shkruar emri i kryeparlamentarit.

Takimi i fundit do të jetë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në ora, 20:15.

Deklaratë për media, Johanes Han do të japë në ora 21:45.

Han javën e kaluar bëri thirrje për dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave që kanë si bazë Marrëveshjen e Përzhinës”.

Kjo është vizita e dytë brenda këtij viti, pas asaj të 9 dhe 10 shkurtit në Shkup, ku Hahn nuk arriti që të pajtojë palët për një kompromis dhe zgjidhje të krizës politike.

“Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ishte porosia e Hahn.
Sigal