Guri SEFERI/ Shërbimi Shëndetësor në Devoll më pranë njerëzve e drejt përmirësimit

    454
    Sigal

    Gjithçka që pothuaj ishte e rrënuar. Me emërimin e Valent Nallbatit u bë model godina, u përmirësuan kushtet në spitale dhe u përmirësua shërbimi ndaj pacientëve

    Përmirësimi i ndjeshëm në pak kohë në shërbimin shëndetësor në Devoll, lidhet me treguesit konkret në këtë aspekt si krijimi i kushteve sa më të mira në institucionet shëndetësore, pajisja me teknikë bashkëkohore, reforma në këtë sektor duke afruar të aftët e të përkushtuarit e deri tek opinion qytetar që shfaq hapur mendimet dhe në këtë aspekt. Për ata që e shohin dhe ‘prekin’ nga afër këtë realitet, këtë pikënisje shumë të dëshiruar ndryshimi, e lidhin dhe me rolin e drejtuesit të ri të këtij sektori, zotin Valent Nallbati. Po a ka mangësi në këtë sektor? Sigurisht që ka… Për më tepër, kur kujton se jo shumë larg, por vetëm pak muaj më parë, situata në këtë sektor linte shumë për të dëshiruar. “Ky emërim, është ndër të paktët në këtë rreth që mund të quhet me të vërtetë i goditur nga qeverisja e majtë. Shpresojmë që të vazhdohet kështu”- shprehen banorët e Devollit.

    SITUATA

    Qysh në fillim, duhet thënë se institucioni i Shëndetit Publik në rrethin e Devollit, gjatë tërë periudhës së qeverisjes së djathtë, ka qenë sektori më problematik. Ai pothuaj nuk funksiononte fare. Rreth një vit më parë, me ndërrimin e pushteteve, në këtë sektor, falë dhe emërimit të fundit në krye të institucionit, situate nisi të ndryshoj. Ky ndryshim lidhet me punën dhe përkushtimin e titullarit Valent Nallbati. Nuk mund të pretendojmë se ç’do gjë, shkon si në vaj. Përkundrazi, ne jemi të ndërgjegjshëm se as nuk e kemi arritur e as nuk pretendojmë për përsosmëri. Si në të gjithë sektorët e tjerë, edhe në këtë sektor ç’do gjë ka filluar nga e para, qysh nga rikonstruksioni dhe vënia në funksionim në mënyrë që aty të vendosen të gjitha shërbimet  me pajisjet  e nevojshme,  për mbulimin e të gjithë zonës së Devollit me këtë shërbim…

    Edhe pse titullari është ndër aktivistët e njohur të së majtës në këtë zonë dhe ka dhënë ndihmesë të dukshme në fitoren e koalicionit, tashmë, ai I është përkushtuar punës, duke ecur drejt një ndryshimi cilësor të shërbimit shëndetësor dhe duke fituar respektimin e bluzave të bardha, e mbi të gjitha mirënjohjen e banorëve.

    PËRBALLJA ME VËSHTIRËSITË

    “Unë, këtë detyrë e pranova me hezitim në fakt, pasi unë kam aktivitetin tim dhe nuk punoj për rrogë. Por u patëm premtuar zgjedhësve në fushatë ndryshimin e ndryshimi duhet të filloj tek rritja e përkujdesit për njerëzit. Vështirësitë unë i dija, por me kolegët, me punë e përkushtim, po i kalojmë ato e po ecim në rrugë të mbarë”- pohon. Dashakeqë të veçantë apo njerëz që kanë humbur privilegjet që nxirrnin nga abuzimi me pushtetin dje, janë përpjekur dhe përpiqen të përflasin shërbimin shëndetësor në Devoll e titullarin e saj, por situate konkrete ‘ua kanë mbyllur gojën”. Valenti filloi punën e tij me tregtimin e bimëve medicinale, me ngritjen e një lokali të vogël e duke e zgjeruar tregtinë brenda e jashtë vendit sidomos me Greqinë, me prodhime bujqësore dhe industriale. Sot ai ka një supermarket dhe  hotel me njëzet dhoma.

    Ai ka qenë kandidat për Kryetar të Bashkisë nga Partia Socialiste  për  qytetin e Bilishtit dhe nga viti 2007 e në vazhdim është Kryetar i grupit të këshilltarëve socialiste në këshillin bashkiak. Ka mbaruar fakultetin  për drejtësi e avokati dhe ka kryer masterin shkencor drejta civile. Që nga fundi i vitit 2011 e këtej, është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë. Duke u nisur nga aktiviteti dhe kontributi i tij i gjithanshëm për fitoren e Partisë Socialiste, veçanërisht në zgjedhjet e 23 Qershorit të vitit të kaluar, z Nallbati, është emëruar si Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik për zonën, ndoshta si njëri prej atyre njerëzve të përkushtuar për të nxjerrë nga prapambetja këtë sektor aq të domosdoshëm për këtë zonë. Megjithatë Vali shfaqi edhe rezerva  para drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, për mungesën e përvojës në këtë drejtim, duke mos qenë specialist si mjek i mirëfilltë. Por koha po tregon se kur ke ndjenjën e përgjegjësisë për punën, gëzon respektin e shoqërisë dhe ke ndihmën e kolegëve specialistë, ç’do gjë është e mundur, siç edhe po e tregon kjo përvojë. Ç’do gjë në këtë sektor flet vetë dhe nuk ka nevojë për komente, për këtë sektor problematik të lënë në harresë nga indiferentizmi i pushtetit qendror e vendor të të para një viti  Atij, ju tha qartë se është momenti që më tepër se mjek specialist, ky institucion kërkon një drejtues të aftë për të bërë ndryshime, në  bashkëpunim të  ngushtë me specialistët e zonës për, për të përballuar detyrat në rritje dhe kërkesat e shumta për banorët e zonës.. Sedra dhe pasioni i tij, puna e palodhur dhe sakrificat  për të investuar financiarisht edhe nga të ardhurat e tij financiare, bënë të mundur që edhe rezultatet konkrete të mos vonojnë.

    FAKTE QË FLASIN

    Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të bëjmë paradë suksesesh, po edhe nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndryshimin e madh , krahasuar kjo me një periudhë jo të largët, atë të para një viti, që ky shërbim pothuaj nuk funksiononte fare. U fillua puna qysh me rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore të qytetit të Bilishtit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për personelin e mjekëve të familjes të cilët më parë shërbenin në një ambient të papërshtatshëm e larg qendrës shëndetësore. Të gjitha shpenzimet që kryhen nga ky institucion, mbulohen nga të ardhurat e vetë institucionit, pa kërkuar nga lart.  As që bëhej fjalë më parë që të bëheshin  vaksinimet e të gjithë popullatës, së zonës, qysh nga fëmijët e porsalindur e deri në ata më të moshuarit, duke i kushtuar rëndësi vaksinimit të fëmijëve e nxënësve të shkollave.  Është ngritur dhe funksionon laboratori bakteriologjik, ku të gjitha shërbimet kryhen falas. Po kështu, në të kaluarën e afërt, as që bëhej fjalë të ndiqej  shërbimi i Inspektoratit Shtetëror për bërjen e analizave të ujit të pijshëm, në të gjithë depot e ujit të pijshëm në të dyzet e gjashtë fshatrat e zonës.  Asnjë produkt ushqimor nuk kalon pa u kontrolluar nga ky shërbim e asnjë lokal, mjedis apo shkollë, nuk  mbetet pa i u nënshtruar kontrollit për kushtet higjieno-sanitare duke marrë edhe masat përkatëse që ky shërbim të vihet në lartësinë e kërkesave që shtrohen. Edhe në të kaluarën, ekzistonin qendrat shëndetësore në fshatrat Hoçisht, Progër, Miras etj., por këto nuk e kryenin pothuajse fare rolin e tyre, Sot, këto qendra shëndetësore janë kompletuar me personelin përkatës dhe janë vënë plotësisht në eficencë për kryerjen e shërbimeve të tyre,  Nga kjo drejtori mbulohet dhe monitorohet i gjithë shërbimi  i epidemiologjisë për të ndjekur nga afër e për të pasur nën kontroll me mjekët e familjes edhe laboratorët shtetërorë e private për sëmundjet dhe epidemitë që mund të shfaqen. Kohët e fundit, edhe në Doganën e Kapshticës u vendos shërbimi mjekësor njëzet e katër orësh. Pa hyrë në hollësira të mëtejshme, kjo Drejtori, ka bërë të mundur që shërbimi shëndetësor të shkojë deri tek shtrati i të sëmurit në familje, pa qenë nevoja që të vijë i sëmuri në qendrën shëndetësore, apo siç ishte bërë zakon në të kaluarën që ata të shkonin në qytetin e Korçës. Për të qenë më të saktë, duhet të themi se nuk ka aspak vend për eufori dhe mbetet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Për kaq sa thamë, është puna e më pak se një viti, qysh kur  ky shërbim ka filluar të funksionojë e të kryejë të gjitha detyrimet që ka para banorëve të këtij komuniteti. Njëkohësisht, Nallbati është intelektual i formuar, por dhe njeri human, e mbi të gjitha, njeri që i përkushtohet punës… Marrëdhëniet e tij me kolegët dhe banorët, janë garanci tjetër që shërbimi shëndetësor të jetë gjithmonë në përmirësim.

    FLASIN QYTETARËT

    N. Qeraxhiu(64 vjeç): I kanë gjetur njeriun punës. E ke inat Valentin, po foli hakun. Është njeri i punës dhe di të mbajë fjalën e dhënë. Ja si e ka bërë godinën, nuk hyhej brenda disa muaj më parë. Ka ndryshuar shërbimi dhe kushtet në spital. I rri punës tek koka. Këtë duam ne, që jemi të sëmurë e përplasemi në spital.

    B. Broholli (44 vjeç): Këtu pothuaj nuk kishte shërbim fare, jo larg, po disa muaj fare. Drejtori i vënë ka ca muaj (Valenti), i shkundi, e bravo i qoftë. Të paktën, tani shkojmë në spital e vizitohemi, na shërbejnë. Ka akoma problem, por situata ka ndryshuar si nata me ditën. Ai është njeri që di të komunikojë me të tjerët, eprorë, vartës e qytetarë të thjeshtë, e mbi të gjitha ja di punës, ka eksperiencë në drejtim, ka përgjegjësi për atë që duhet të bëjë dhe jep gjithçka për ta bërë.