Grushta policit bashkiak pas konfliktit, arrestohet 43-vjeçari

496
Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi ka goditur një polic bashkiak. Në pranga ka rënë Sokol Rami, 43 vjeç, banues në Burrel.

“Arrestimi i tij u bë pasi, pasi ky shtetas në ambjentet e Bashkisë Mat, është konfliktuar dhe ka goditur me grusht Punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin M.K, 40 vjeç, banues në Burrel”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sigal