Ballina Bota dhe Rajoni Gruaja e çmendur sulmon autobusin dhe përplas me makinë shoferin/ Shikoni videon

Gruaja e çmendur sulmon autobusin dhe përplas me makinë shoferin/ Shikoni videon

700
Sigal

Një incident i dhunshëm është filmuar në rrugët e Washington D.C. Një grua del nga makina dhe sulmon autobusin me një krik.

Incidenti u shënua të enjten pasdite në Bladensburg Road NE dhe u filmua në telefonat e dëshmitarëve që ndodheshin aty.

Autoritetet identifikuan gruan 20 vjeçare Mariana Silver dhe e kanë shpallur në kërkim pasi ajo arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

Historia

Vajza po përpiqej të parakalonte në mënyrë të gabuar një autobus dhe të anashkalonte një automjet tjetër. Kur shoferi i autobusit u përpoq të arrinte kontakt me të, gruaja u çmend dhe u bë e dhunshme.

Në video shihet sesi ajo merr krikon nga makina dhe shkon te xhami anësor i shoferit dhe e godet me dhunë.

Ndërkohë një grua tjetër përpiqet të marrë në telefon policinë për incidentin

Pasi i dëmtoi xhamin gruaja fut krikon në makinë dhe hip të largohet.

Por përpara makinës së saj del shoferi i autobusit që kërkon ta pengojë për tu larguar ndërsa merr në telefon policinë

Gruaja ndez makinën dhe e nis, duke bërë që shoferi që ndodhet para saj të rrëzohet në pjesën e parme të makinës.

Më pas gruaja del nga makina dhe përpiqet ta largojë shoferin por has në rezistencën e tij.

Këmbëngulja e shoferit i cili vazhdonte t’i qëndronte para makinës  e inatosi më shumë gruan e cila i dha gaz makinës duke e flakur shoferin disa metra në mes të kryqëzimit. Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen janë tronditur ndërsa policia ka shpallur në kërkim gruan e çmendur