Muajin tjetër aktori i dashur për publikun shqiptar Kivanç Tatlitug do të festojë ditëlindjen e tij të 35-të. Edhe pse duhen ende shumë ditë bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka nisur të bëjë që tani surprizat e para. Teksa ndodhej në një udhëtim në Londër ajo i ka blerë Kivançit një pikturë e cila kap vlera marramendëse.

Basak është përpjekur ta mbajë këtë gjë surprizë për ditën e madhe por duket se nuk ja ka dalë. Dhurata që kushton 210 lira turke është zbuluar nga mediat turke, kështu që ajo duhet të mendojë një surprizë tjetër.