Greqia që “qan” për kishën shqiptare të Dhërmiut

709
Një kishë e ndërtuar në Dhërmi me blloqe betoni pas vitit 1995, u shkatërrua mbasi ishte turp të quhej “Kishë”, mbasi nga jashtë ngjasonte me një një haur. Shteti shqiptar,. Deklaroi se do të rindërtoj Kishën, sipas projektit të ish-Kishës së vjetër të rrafshuar nga ish-diktatura komuniste. Pas këtij veprimi, reagoi shteti grek, reagoi një prift gjuhë-gjatë e mendje-prishur në Konicë, vazhdues i ëndrrës së parealizuar “vorio-epiriote” të shovinistit Sebastianos, klerikut të tërbuar anti-shqiptar që “i doli shpirti” duke u jargavitur për copëtimin e jugut të Shqipërisë. Për Kishën e Dhërmiut kërcënoi diplomacia kryepeshkopi Janullatos, duke u ankuar tek shefat e shtetit grek, ndërkohë që ai është drejtues i katapultuar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Kisha e Dhërmiut është kishë ortodokse shqiptare e jo greke! Ka një realitet të turpshëm që grekët e quajnë “ïdeal për Vorio-Epirin”, duke nxitur e organizuar edhe sulme ushtarake mbi territorin shqiptar në jug. Por, diversioni shovinist i qarqeve dhe lobeve anti-shqiptare politike e shtetërore në Greqi, Shqipëri e deri në SHBA, është një oreks që nuk përmbushet me diversione e ndërhyrje në punët e shtetit, popullit e besimeve fetare shqiptare. Këtë gjë bënë këto qarqe histerike greke me e pa mjekër që i kanë rezidencat në Greqi, Shqipëri e deri në SHBA edhe në rastin e Kishës Greke. Këtë gjë kanë 100 vite që e bëjnë. Historia nuk harrohet. Ja disa fakte që dëshmojnë për diversionin dhe egërsinë greke ndaj shqiptarëve (çamëve), të finalizuar me gjenocidin masiv në Çamëri. Grekëve po u kujtojmë këtë fakt: Greqia që “qan” për kishën shqiptare të Dhërmiut, ka mbi shpinë mëkatin e shkatërrimit të 154 kishave të shqiptarëve në Çamëri dhe gjenocidin çnjerëzor mbi popullin e kësaj treve truall shqiptar! Po përmendim sot disa fakte në lidhje me Ligjin e Luftës me Shqipërinë, që Greqia nuk e heq. Po përmendin disa fakte që provojnë natyrën plaçkitëse e grabitqare të shtetit grek mbi pasuritë e shqiptarëve në Çamëri e mbi rezidencat diplomatike shtetërore shqiptare, pronë e shtetit shqiptar.
Pas 25 vitesh lëpirje, Greqisë i vendoset “kufiri tek thana” dhe historia e Ligjit të Luftës ende në fuqi
Pas 25 vitesh frikë e lëpirje të shtetit shqiptar edhe ndaj politikanëve ordinerë e prifërinjëve batakçinj grekë e shqiptarë të greqizuar me perversitet për “1 kockë”, Greqisë i vendoset “kufiri tek thana”. Më së fundi, Greqia ka ndeshur në guximin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, që të mos përzihen më në punët e shtetit, të trojeve, besimeve fetare e të popullit shqiptar! Po ndalemi tek frika e shtetit shqiptar, për t’i kërkuar shtetit grek të heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Kjo gjë, iu kërkua Greqisë publikisht prej qeverisë “Rama” në një konferencë shtypi, duke e konsideruar një ligj absurd, pa argumente, por të qëllimshëm për të vepruar në një moment sulmi për të aneksuar jugun e Shqipërisë! Megjithë faktin, që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u shpall gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë si palë sulmuese. Dekreti Mbretëror Grek, i datës 10 nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare Greke të vitit 1940, me këtë përcaktim: Italia me dominimet, territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria, përcaktohen armike në kuptimin e Ligjit 2636: Për veprimet juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike. Në atë periudhë trazirash të Luftës së Dytë Botërore, për të forcuar akoma më shumë pozitat e triumfatorit pushtues, më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe e sulmoi territorin e kësaj të fundit, duke përdorur si bazë kryesore zbarkimi, territorin e aneksuar jugor shqiptar. Por, nga kjo pistë dhe në këtë kohë, filloi lufta e mirënjohur në Jug të Shqipërisë, e quajtur Lufta Italo-Greke. Në këtë cilësim, pjesëmarrës të shteteve ndërluftuese, mungon emri i Shqipërisë.
Ja si u sekuestruan pasuritë e shqiptarëve, nga grekët
Në bazë të këtij ligji, të gjithë pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën sekuestrimin konservativ dhe filluan të administrohen nga shteti grek. Duhet të theksojmë këtu se me fjalën pasuritë e shqiptarëve në Greqi nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por për pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek. Më vonë, me vendim të përbashkët të ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe të ministrisë së Financave të Greqisë, datë 9 qershor 1947, Nr 14882/3574 dhe më vonë në bazë të ligjit nr. 4506, datë 14 mars 1966, përjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave të ligjit të luftës, shtetasit shqiptarë me origjinë greke që banonin në Shqipëri. Sipas këtij ligji dhe sipas dëshirës identifikuese greke, shtetas shqiptarë me origjinë greke quhen të gjithë ortodoksët e Shqipërisë. Sipas dekret-ligjit nr. 1138/1948, neni 21 i Ligjit të Luftës është ndryshuar, duke qartësuar se marrja fund e këtij ligji bëhet me vendim të përbashkët të kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë. Pastaj, një vendim i tillë duhet të miratohet edhe nga Parlamenti grek. Në vitin 1987 grekët mashtruan në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë. Për faj edhe të palës shqiptare, për shumicën e popullsisë nuk dihej deri vonë se Greqia e kishte akoma në fuqi këtë ligj. Por, duhet kujtuar se grekët kanë qenë mashtrues deri vonë në lidhje më këtë çështje. Kështu për shembull ish-këshilltari i Shtypit i Ambasadës Greke në Tiranë, Kristos Failadis në vitin 1994, ka deklaruar kështu në mediat shqiptare: “Me komunikatën zyrtare të Këshillit të Ministrave të Greqisë, datë 28 gusht 1987, ka pushuar së ekzistuari gjendja e luftës me Shqipërinë. Ky dokument zyrtar i Këshillit të Ministrave është firmosur nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat pjesëmarrës. Sipas informacioneve që kemi, ky i ashtuquajtur vendim nuk është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, pra ka qenë një truk grek, për t`i shërbyer politikës së dy popujve miq, nisur e publikuar me marifet në Shqipëri, që koha e regjimit të Enver Hoxhës.
Mbajtja e Ligjit të Luftës, “mbron” vjedhjen e pasurive të çamëve prej grekëve
Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje, që shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së Ligjit të Luftës me Shqipërinë, është ai ekonomik, ose kuptuar më ndryshe, kjo është maska e hajdutërisë greke nëpërmjet këtij ligji. Sipas ligjit grek të luftës, të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj. Po ashtu sot ekziston çdo mundësi dhe bazë juridike prej shtetit grek, që emigrantëve shqiptarë në Greqi, t‘u konfiskohen ato pak prona që kanë blerë, pasuritë e tjera, pse jo edhe llogaritë bankare. Këtë e përcakton Ligji i Luftës! Por, në tërësinë e interesave të dukshme e të padukshme të Greqisë, për të mbajtur në fuqi këtë ligj, qëndrojnë edhe motive të tjera me natyrë ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë në Greqi, mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë, që mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me ta. Megjithë faktin që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian kundër Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u shpall Gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë, duke i konsideruar palë sulmuese. Më 25 Qershor 1925, gjatë një diskutimi në Parlamentin Shqiptar për pronat e grabitura të shqiptarëve në Greqi, deputeti Xhaferr Ypi, tha: “Nëse kjo pasuri, do të vihej në duart e shqiptarëve, shteti ynë do siguronte 10 milionë franga ari në vit”. Kujtojmë që e ka thënë qysh në vitin 1925, ose 90 vite më parë, pra bëni llogarinë dhe del një pasuri deri në 950 milionë franga ari shqiptare, të vjedhura e që vazhdojnë të vidhen prej grekëve. 
Grekët sekuestrues të shqiptarëve qysh përpara vitit 1925 
Faktet historike dëshmojnë, se edhe shumë vite përpara dekretimit të Ligjit të Luftës në vitin 1940 me Shqipërinë, Greqia ka pasur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitëse për të sekuestruar pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas diskutimeve në seancën e Posaçme Parlamentare të Dhomës së Deputetëve të Shqipërisë, të zhvilluar në datën 25 qershor 1925, kushtuar çështjes së pronave të grabitura të shqiptarëve në Greqi, pa llogaritur pronat në Çamëri, sidomos fjalës Xhaferr Ypit në këtë seancë, nëse kjo pasuri e grabitur nga grekët, do të vihej në duart e shqiptarëve, atëherë shteti shqiptar siguronte 10 milionë franga ari në vit. Pa llogaritur shpronësimin e detyrueshëm të çifliqeve shqiptare në Thesali e zona të tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronësimeve në përmasa më të madhe. Për të bllokuar këtë qëllim, shkoi atëherë në Greqi, një komision parlamentar shqiptar. Duhet thënë, se pas vizitës së parlamentarëve shqiptarë, Greqia e kufizoi dukshëm procesin grabitës të pronave të shqiptarëve, por nuk e ndali asnjëherë, madje e thelloi edhe shumë vite më pas. Rast i mirë për të ishte Ligji i Luftës i vitit 1940, i cili nuk mund të jetë kurrë një mbetje e së kaluarës, përderisa është një faktor i madh grabitës për grekët dhe që i shërben strategjisë serbo-greke të rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Bëni një llogari të thjeshtë: Vetëm nga viti 1925 e deri sot, me kursin e këtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionë franga ari në vit, të marra nga administrimi i pronave të shqiptarëve në Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisë çame dhe ato që preku Ligji i Luftës i vitit 1940), Greqia i ka përvehtësuar shqiptarëve, një shumë prej rreth 950 milionë franga ari. Në atë kohë, një frang ari shkëmbehej me 4 dollarë. 
Shtator 2000: Xohaxopullos, kërcënim për pushtim me gjak, të Shqipërisë 
Në shtator të vitit 2000, në një prononcim për agjencinë maqedone të lajmeve “Macedonia Press”, i pyetur të komentonte optikën e qeverisë greke dhe zhvillimet në Himarë në prag të zgjedhjet lokale për kryetar bashkie atje, ministri grek i mbrojtjes të asaj kohe, andarti i mirënjohur anti-shqiptar, Akis Xohaxopullos, ka bërë këtë deklaratë: “Qeveria dhe populli grek, janë shumë të shqetësuar lidhur me shkeljen e të drejtave të grekëve etnikë në Shqipëri. Ne (grekët), do të reagojmë në mbrojtje të këtyre të drejtave, ashtu siç reaguan shqiptarët gjatë konfliktit në Kosovë, në mbrojtje të të drejtave të shqipfolësve të Kosovës, për të cilët shqiptarët, ishin gati të luftonin e të jepnin edhe jetën”. Më hapur për plane diversioni grek deri fizik, nuk mund të flitet. Pra, Xohaxopullos, ka deklaruar që përpara 15 vjetësh, se “grekët do të luftojnë edhe me armë, në mbrojtje të të drejtave të minoritetit”, të quajtur grek, në Himarë! Që në Himarë, nuk ka pasur e nuk ka minoritet grek, këtë e dinë mirë grekët dhe shqiptarët. Edhe vetë majori andart Spiro Milo, i cili në fund të tetorit 1914 zbarkoi në Himarë dhe e shpalli atë “krahinë nën juridiksionin grek”, kur e pyetën se, “çfarë e shtyu të tradhtonte atdheun dhe të bënte këtë poshtërsi”, u përgjigj: “Paratë e grekut, paratë më shtynë”! Askush nuk e përkrahu atëherë, të ashtuquajturën “Autonomi të Himarës”, që u zhduk si “shurrë pule”, këtë shëmbull të (pa)turpshëm të ambicjeve pa fre të grekëve, të cilët që në vitin 1912, me ndihmën e Evropës, shkëputën Çamërinë. Kjo histori vazhdon sot, duke e interpretuar shtetësinë e dytë si e drejtë e mohuar për minoritarët, shtetësi që mund të përfitohet edhe nga ata shqiptarë të cilët kanë nisur të bëhen grekë, për hall të punës në Greqi! Që minoritetit grek në Shqipëri, nuk i është shkelur asnjë e drejtë, për këtë është dëshmimtar vetë Vander Shtyl, komisari i BE për mbrojtjen e pakicave dhe minoriteteve. Gjatë kohës së pushtetit “Berisha” në vitet 1992-‘96, hollandezi progrek, i cili nuk foli asnjë fjalë për të drejtat e çamëve të shfarosur e të përzënë nga atdheu i tyre, ndërmori inkursione për të vërtetuar pretendimet greke “të represionit të qeverisë shqiptare, kundër minoritetit grek në Shqipëri”. Por nuk gjeti asnjë gjurmë represioni. Analiza e marrdhënieve shqiptaro-greke gjatë dekadës së fundit, që përkon me pluralizmin shqiptar, dëshmon lëshimet e mëdha të pa principta, për të drejtat e minoritetit grek dhe të Greqisë në Shqipëri, lëshime që njihen botërisht. Këto lëshime, s’kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë shtuar oreksin e Greqisë, për helenizimin e Jugut të Shqipërisë. Këto lëshime, kanë marrë si shpërblim prej grekëve, vetëm përgjigje shtazërore ndaj ushtarakëve e refugjatëve shqiptarë, të vrarë në gjumë, të ndjekur si kafshë, të dhunuar e të djegur me napalm. 
Ja disa fakte nga diversion sistematik grek, kundër Shqipërisë
• Ndryshimi historiografisë shqiptare dhe fallsifikimi i saj, në marrëveshje me politikën zyrtare të Tiranës, të viteve 1997-2005
• Vendosja e ushtrisë greke në Shqipëri dhe përpjekja me afate të gjata
• Anullimi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, nëpërmjet emërimit të klerikëve grekë në të gjitha kishat ortodokse shqiptare
• Shpërndarja e botimeve në gjuhën shqipe dhe atë greke, të literaturës fetare dhe politike, shoviniste anti-shqiptare
• Detyrimi i emigrantëve shqiptarë, për të ndërruar emrat dhe kombësinë
• Përpjekjet për të prenotuar programet e Radio-Gjirokastrës
• Përpjekjet, fakulteti grek në Gjirokastër, të kthehej Universitet Grek
• Ndalimi i hapjes së shkollave shqipe, për emigrantët shqiptarë në Greqi
• Përpjekjet për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare
• Instalimi në vitin 1998, i rrjetit të impianteve të sofistikuara përgjuese greke, në ministrinë e Jashtme Shqiptare
• Interesimi për futjen e sa më shumë grekëve, në administratën e lartë shtetërore shqiptare
• Marrja pjesë e deputëteve dhe zyrtarëve shtetërorë grekë në fushatat e zgjedhjeve, në jug të vendit
• Investime për ndërtim kishash, shkollash, simbolesh historike e fondacionesh greke, në Shqipëri.
• Dhënie pensionesh prej qeverisë greke, për popullësinë shqiptare të jugut
• Financim, pjesëmarrje dhe propogandë e Greqisë për realizimin e rebelimit komunist të vitit 1997, në shqipëri
• Hapja dhe liçensimi i aktivitetit të bankave greke, në Shqipëri
• Vendim i Qeverisë Greke, në Janar 2000, për mosregjistrimin e popullsisë shqiptare, pa u bërë regjistrimi i ri i popullsisë greke
• Kërkesa e qeverisë greke, për të bërë birësime masive të fëmijëve shqiptarë në familjet greke
Prej 75 vjetësh, grekët mbajën të sekuestruar Selinë e Legatës (ambasadës) Shqiptare të kohës së Mbretërisë “Zogu”
Ka një fakt të tillë, të cilin nuk duhet ta lëmë jashtë vëmendjes: Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite që paguan shuma kolosale financiare, për të përballuar qeranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë dhe kur prej mbi 6 dekadash, në qendër të Athinës, në rrugën Vasilissis Sofias ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë kjo, që është pronë historike e Shtetit Shqiptar. Që prej 64 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë ish-seli diplomatike, ka kaluar në sekuestrim konservativ qysh prej vitit 1940 dhe sot është kthyer në muze të luftës greke kundër italianëev e shqiptarëve, për çlirimin e jugut të Shqipërisë, ose Vorio-Epirit që ata ëndërrojnë. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer, jo vetëm si pronë fizike, por së pari, si vlerë historike.
Sigal