Greqia në krye të investimet e huaja, rriten investimet nga Italia, Austria e Gjermania

865
Përballë krizës në vendin e tyre, kompanitë greke kanë zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e rendisin Greqinë në vendin e parë për investimet e huaja, me 26% të totalit. Në vend të dytë është Kanadaja, nga pesha e Bankers Petroleum, ndërsa në vend të tretë të tretë Italia. Rritje e ndjeshme e investimeve konstatohet nga SHBA dhe Qipro, por vlera e tyre është e ulët krahasuar me investitorët kryesorë.
Kriza në Greqi ka zhvendosur kompanitë helene drejt Shqipërisë.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se Greqia ka fluksin më të madh të investimeve të huaja në vendin tonë, me një shifër prej 1.16 miliardë lekë për vitin 2014.
Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, stoku i investimeve greke në Shqipëri është rritur me 7%.
Kompanitë greke janë të pranishme kryesisht në sektorin e telekomunikacionit, industrisë përpunuese, tregtisë me shumicë etj.
Investitori i dytë më i madh në vend është Kanadaja, me 775 milionë euro ose me 17% të totalit të investimeve të huaja, megjithëse në vitin 2014 është shënuar rënie vjetore prej 5.3%.
Investimet kanadaze janë të përqëndruara kryesisht në industrinë nxjerrëse dhe investitori më i madh është Bankers Petroleum.
Investitori i tretë më i rëndësishëm është Italia, me 12% të totalit të invetsimeve të huaja ose rreth 526 milionë euro.
Gjatë vitit 2014, stoku i investimeve italiane në Shqipëri u rrit me 3.5%.
Investimet italiane janë të përqëndruara kryesisht në sektorët e fasonit, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.
Banka e Shqipërisë konstaton gjatë vitit 2014 edhe rritje të invetsimeve me origjinë nga Holanda me 30%, kryesisht si reuzltat i investimeve për ndërtimin e HEC-it të Devollit dhe nga Gjermania me 6%.
Gjithashtu, janë dyfishuar investimet nga SHBA-të dhe janë rritur ndjeshëm ato nga Qipro, megjithëse vlera e tyre në total është e ulët krahasuar me investitorët kryesorë.
Sigal