Greqi, Tsakalotos: Jemi gati të diskutojmë për reformën e pensioneve

462
Ministri grek i Financave Euklid Tsakalotos deklaroi se qeveria është gati të diskutojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me reformën e pensioneve, me kusht që këta të fundit mos ti tejzgjasin diskutimet, pasi në të kundërt ky program nuk do të funksionojë.
” Jemi gati të diskutojmë për reformën e pensioneve, por me kusht që Fondi Monetar të mos e zgjasë në kohë diskutimin, por ta mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse nuk konkludohet, atëherë ky program nuk do të ketë sukses. E përsëris, diskutimet duhet të mbyllen sa më shpejt. Çdo muaj vonesë, do të japë përshtypjen se nuk po bëhet asgjë, deklaroi ai.
Pritet që këtë javë përfaqësueses të Bashkimit Europian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të analizojnë efikasitetin e reformave të ndërmarra nga Athina vitin e shkuar për të shpëtuar ekonominë greke nga falimentimi.
” Jemi gati dhe kemi vullnetin e mirë për të diskutuar rreth reformave fiskale, pasi shqetësimi më i madh Fondit Monetar Ndërkombëtar ka të bëjë me rritjen e shifrave”, shtoi ministri i Finacave
Athina ka premtuar se do të shkurtojë shpenzimet në sektorin publik duke rritur eficencën në bazë të marrëveshjes së shpëtimit. Programi i reformës së pensioneve detyron qeverinë greke të terheqë nga borderoja e këtij viti 1.8 miliard euro të destinuara për pensionet, ç’ka ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta të forta në Greqi.
Sigal