GREQI/ Si kryhet pajisja me Leje Qëndrimi para skadimit të Vizës

    564
    Sigal

    GREQI/ Kur dhe si bëhet dorëzim-shqyrtimi i kërkesës për bashkim familjar

    Neni 71

    Dorëzimi-Shqyrtimi i kërkesës për bashkim familjar

    -I interesuari dorëzon kërkesën për bashkim familjar, sipas dispozitave të nenit 8 (përcakton organet kompetente për dorëzim dhe procesin e zakon­shëm).

    -Organet kompetente për shqyrtimin e kërkesës, sipas të njëjtave dispozita, janë të detyruar të kontaktojnë me organet policore dhe të rendit publik për të siguruar ekzistencën e familjes, si dhe sigurinë e qëndrimit në vend, si dhe nga konsullata përkatëse greke, mundësinë e integrimit të familjes, veçanërisht nëpërmjet intervistave të familjarëve. Mos-paraqitje e famil­jarëve në intervistën e kërkuar nga or­ganet kompetente është arsye refuzimi e kërkesës.

    Përgjigjet e të gjitha organeve kompetente përmendur më lart duhet të jenë siguruar brenda 3 (tre) muajve. Në raste të rralla, në çështje me karakter të komplikuar, ky afat shtyhet deri në 30 (tridhjetë) ditë.

    Dosja e plotë e të interesuarit dërgo­het në Konsullatën përkatëse nga Drej­toria e Decentralizimit, duke kërkuar shqyrtimin e dosjeve sipas nenit 70. Ky proces parashikon shqyrtim të kujdesshëm në favor të fëmijëve të mitur.

    -Organet kompetente pasi kanë marrë vendimin përkatës, dërgojnë mira­timin në konsullatën greke përkatëse, ku pasi vërtetohet se plotësohen kush­tet për hyrjen në territorin grek, ven­dos vizat në pasaportat përkatëse.

    Neni 72

    Pajisje me Leje Qëndrimi

    -Për çdo anëtar të familjes, pas hyrjes në vend dhe para skadimit të Vizës, dorëzohet kërkesë për leje qëndrimi e shoqëruar nga dokumentet përkatëse. Për fëmijët, kërkesa dorëzohet nga prindërit-kujdestarët dhe pajisen me leje qëndrimi personale.

    -Kërkesa shoqërohet me dokumen­tacionin përkatës. Leja e qëndrimit lëshohet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së De­centralizuar ose të Ministrit të Brend­shëm, sipas rastit.

    -Procedura e bashkimit familjar përfun­don e shumta brenda nëntë (9) mua­jve, përderisa është dorëzuar kërkesa e parashikuar në nenin 71, paragrafi 1, me dokumentet e parashikuara për bashkim familjar. Në rast të veçantë, kohëzgjatja e procesit mund të marrë shtyrje deri në tre (3) muaj akoma.

    Neni 80

    Leje qëndrimi kur familja krijohet në Greqi

    -Në rast se martesa kryhet në Greqi, mes shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë me leje qëndrimi, një nga bashkëshortët si dhe fëmijët që qëndron i ligjshëm në vend mund të pajiset me leje qëndrim për bashkim familjar.

    -Qëndrimi i fëmijëve të vegjël që kanë lindur në Greqi mbulohet nga leja e qëndrimit të kryefamiljarit derisa të dorëzohet kërkesa për leje qëndrimi të fëmijës.

    Neni 73

    Afati i vlefshmërisë – Rinovimi i lejes së qëndrimit

    -Anëtarët e familjes pajisen me leje fillestare të qëndrimit me afat skadimi të lejes së qëndrimit të kryefamiljarit. Gjatë rinovimit, anëtarët e familjes përfitojnë leje qëndrimi me të njëjtin afat kohor.

    -Në rast se kryefamiljari pajiset me Leje Afatgjatë, anëtarët e familjes pajisen me Leje Trevjeçare.

    Në rast se kryefamiljari është di­sponues i Lejes Afatgjatë në legaliz­imin e parë të familjes, leja e parë për bashkim familjar ka afat 2-vjeçar.

    -Për rinovimin e lejes për bashkim familjar, kryefamiljari duhet të vërte­tojë se familja vazhdon të ketë të njëjtin profil si dhe se ka plotësuar detyrimet tatimore dhe të sigurimit shoqëror.

    -Anëtarët e familjes që dëshirojnë rinovim të lejes së qëndrimit për ar­sye familjare, janë të detyruar, para skadimit të drejtohen në organet kompetente për rinovim.

    Neni 75

    Të drejta dhe detyrime të disponues­it të lejes për bashkim familjar

    -Anëtarët e familjes kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime me kryefamil­jarin:

    a)mundësi edukimi shkollor

    b)mundësi punësimi të varur-ofrim shërbimi ose vepre, edhe Rinovimin e parë të lejes së qëndrimit

    c)mundësi përfshirje në orientim pro­fesional, njohje bazore dhe trajnim i mëtejshëm, si dhe ritrajnim.

    -Disponuesit e lejes së qëndrimit për Bashkim Familjar përfshihen në të njëjtat të drejta e detyrime si dhe shtetasit e vendeve të treta, sipas dis­pozitave të këtij Kodi.

    Neni 76

    Leje qëndrimi e Pavarur “autotelis” për anëtarët e familjes

    -Persona që janë pranuar për arsye të bashkimit familjar, kanë të drejtë, pas kërkesës së tyre, të shoqëruar me dokumentet përkatëse, të pajisen me Leje qëndrimi të pavarur (autotelis) në Greqi në rastet kur:

    a) kanë kaluar 5-vjet nga leja fillestare për bashkim familjar, përderisa nuk kanë marrë leje qëndrimi për një nga kategoritë e tjera që parashikon Kodi.

    b) janë rritur

    -Leje qëndrimi e pavarur mund të jepet për personat që kanë marrë fillimisht leje qëndrimi për bashkim familjar në rastet kur:

    a)kryefamiljari ka vdekur, ndërsa anëtarët e familjes jetonin të paktën një vit para vdekjes.

    b)në rast divorci ose ndarje ose vërtetim të ndalimit të bashkëjetesës përderisa

    1-martesa zgjati deri në fillimin e pro­cesit për divorc, ose anulim të mar­tesës, të paktën për tre vjet, nga të cilët një është kryer në Greqi.

    2-vërtetohen kushte veçanërisht të këqija si dhuna familjare, ndërkohë që ekzistonte martesa.

    Çdo anëtar i familjes bën kërkesa sipas dispozitave të nenit 8 për leje qëndri­mi të pavarur, përderisa plotëson një nga kushtet e mësipërme, e shoqëruar nga dokumentet e parashikuara për rinovim.

    -Afati i vlefshmërisë së kësaj leje qën­drimi nuk mund të jetë mbi një vit. Rinovim i mëtejshëm lejohet për arsye të tjera, përveç bashkimit familjar, si­pas dispozitave të këtij Kodi.

    -E drejta e qëndrimit e fëmijëve të mitur ndjek fatin e qëndrimit të prin­dit, i cili është kujdestar.

    -Për fëmijët që kalojnë në moshën e rritur, leja e pavarur e qëndrimit, duke devijuar nga paragrafi 3 i këtij neni, është trevjeçare (3) dhe nuk mund të tejkalojë plotësimin e moshës 21 vjeçare të disponuesit.

    Kjo leje qëndrimi, me përmbushjen e kushteve për siguri të rendit publik nga i interesuari, mund të rinovohet për tre vjet akoma, me kusht të vetëm paraqitjen e lejes së mëparshme të qëndrimit të pavarur.

    Rinovimet e mëtejshme të kësaj kat­egorie, bëhen sipas Kodit të ri të Emi­gracionit.

    -Në rast se Leja e Pavarur e Qëndrimit rinovohet për studime ose trajnim profesional shtetasi i vendit të tretë ka të drejtë, pas përfundimit të programit studimor të rinovojë si të pavarur për një (1) vit.

    -Leja e Pavarur e Qëndrimit (autotelis) ofron të drejtën e punësimit me rrogë-ofrim shërbimesh ose vepre, si dhe të studimeve në çdo nivel arsimor.

    ***

    Neni 108

    Leje qëndrimi 5-vjeçare për brezin e dytë

    Shtetasit e vendeve të treta që kanë lindur në Greqi ose kanë kryer të pak­tën 6 klasë shkollë në sistemin arsimor të Greqisë, para se të mbushin moshën 21-vjeçare dhe qëndrojnë të ligjshëm në vend, përderisa paraqesin dokumentet përkatëse, do të pajisen me leje qëndrimi 5-vjeçare, e cila ofron të gjitha të drejtat e nenit 97 (të drejtat dhe detyrimet e disponuesve të Lejes Afatgjatë në Greqi, jo në BE, pranim në tregun e punës, studime, bursa, mbështetje sociale etj.).

    Leja e qëndrimit 5-vjeçare rinovohet çdo herë me paraqitjen e lejes së më­parshme.

    Kjo leje mund të rinovohet me kushtet e Kodit, kurdo gjatë periudhës së vlef­shmërisë, me Leje Qëndrimi Afatgjatë.

    Leja e qëndrimit pezullohet ose nuk rinovohet nëse ka arsye ndaj di­sponuesit, që parashikohen në dis­pozitat e nenit 93 (arsyet e pezullimit të statusit të Lejes Afatgjatë).

    Përgatiti I. Londo