Greqi/ Procedura e ribashkimit familjar, koha, afati, vendi dhe kërkesa

    10529
    Sigal

    Greqi/ Cilat janë  dokumetat  e nevojshme  për  ribashkim  familjar?

     Për të hyrë në Greqi për motive të bashkimit familjar një i huaj duhet të ketë  një vizë speciale.

     Cilat janë  dokumetat  e nevojshme  për  ribashkim  familjar?

    1. Kërkesë  plotësuese dhe e firmosur si edhe një fotografi e kohëve të fundit Formulari i jepet falas te interesuarit gjatë  paraqitjes në Zyrën Konsullore.
    2. Pasaportë e vlefshme  ose dokument tjetër  udhëtimi  i njohur  nga Greqia  me anën e të cilave lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë  pajisjen  me vizë.
    3. Certifikatë familjare  nga e cila  rezulton  lidhja  familjare e personave të interesuar.
    4. Certifikatë lindjeje .
    5. Certifikatë martese.
    6. Dëshmi penaliteti
    7. Certifikatë shëndetësore  e legalizuar nga autoritet e kompetente  nga e cila  të  rezultojë se i  interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e  cila  në  bazë të  kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore  të Shëndetësisë mund të përbëjë  rrezik për  shëndetin publik.
    8. Kopje të vendimit të bashkimit familjar të lëshuar nga Prefektura  përkatëse (Greke).
    9. Kopje të legalizuara të lejes së qëndrimit dhe e lejes së punës (të vlefëshme).

    Të gjitha  dokumetat e lëshuara nga autoritet e shqiptare  duhet të jenë të legalizuara  nga Ministria e Jashtme  e Repuplikës  së Shqipërisë.

    -Të  gjitha  dokumetat e kërkuara  duhet ti paraqesë  vetë  i interesuari  ditën e  intervistës.

    -Zyra konsullore  mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumetat e sipërpërmendura dhe sidomios  në rast  dyshimi  për  origjinalitetin e çertifikatave  të paraqitura  dhe në  rast e kur  nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimerve të të  interesuarit. Procedura e paraqitjes pranë zyrës  konsullore për paraqitjen e  kërkesës  për  lëshimin  e  vizës konsullore.

    -Lëshimi i vizës konsullore bëhet konsullore bëhet vetëm pas intervistimit personal të kërkuesit nga personeli kopetent i Zyrës Konsullore. Kërkesat  pranohen nga e hëna deri të premten pasi më parë është caktuar takimi. Procedura  e mbylljes së  takimit është si më  poshtë :

    -I interesuari për marrjen e vizës, depoziton kërkesën për  caktimin  e takimit duke telefonuar nga Shqipëria, gjatë ditëve që punohet dhe nga ora 08.00-16.00, tek qendra telefonike (04)274577-88, kostoja sipas  tarifave të albtelekomit), duke  deklaruar  të dhënat  e mëposhtëme:

    1.Emrin dhe mbiemrin

    2.Numrin e  pasaportës.

    3. Datën e Lindjes.

    4.Vendin e lindjes.

    5.Shtetësinë.

    6.Numrin e  Telefonit.

    7.Llojin e  vizës së kërkuar.

    -I interesuari informihet menjëherë për datën e takimit pranë zyrës  konsullore. Për takimin mund të informohet gjithashtu nga listta e të cilat  hartohen çdo javë me përgjegjësinë  e Zyrës Konsullore dhe publikohen cdo të premte  për të gjithë javën në vazhdim me mënyrat  e mëposhtëme:

    1-    Afishimi tek tabela  e njoftimeve  të  zyrës  konsullore .

    2-Publikimi tek faqja e internetit të Ambasadës (www.greekembassy.al). Theksohet se për  funksionimin  sa më të mir ët ë zyrës Konsullore  të interesuarit pranohen vetëm ditën  dhe orën që  shënohet  tek listat  e publikuara .Kushte që duhet të  plotësohen  nga i huaji në Greqi  për të  bërë bashkim  familjar janë:

    -Duhet të jenë me qëndrim të ligjëshëm në Greqi të paktën prej  dy vjetësh.

    – Duhet  të bëjnë kërkesë për  bashkim familjar.

    Duhet të  jenë në  gjendje të provojnë  lidhjet familjare .

    -Pjestarët e familjes  që do të bëjnë  bashkim  duhet të  jetojnë  me ta.

    -Duhet të  provojnë  se kanë  të ardhura  të rregullta  dhe të qëndrueshme, të mjaftueshme  për të mbuluar nevojat familjare të tyre, d.m.th. të jenë të pavarur nga sistemi i asistencës  sociale  në Greqi .Këto të ardhura  nuk mund të jenë më të ulëta se sa të ardhurat vjetore  të një punëtori të pakualifikuar , që shumëzohen me 20%pë r bashkëshort/e dhe 15% për  çdo fëmijë të mitur. Në  rastin, kur  të dy prindërit, qëndrojnë, ligjërisht në Greqi, rritja e mësipërme prej 15% nuk kërkohet, lidhur me ribashkimin  me fëmijët e  tyre.

    -Duhet të kenë sigurime të plota shëndetësiore, lidhur me të gjitha rreziqet për të cilat sigurohen shtetasit grekë, duke përfshirë edhe pjesëtarët e familjeve të tyre. Anëtarët e  familjes që bëjnë  bashkim familjar.

    -Bashkëshorte që kanë mbushur moshën 18 vjeç, si edhe fëmijë të pamartuar, nën 18 vjeç përfshirë edhe fëmijët e  adoptuar.

    -Të mitur të tjerë, nën 18 vjeç, fëmijët e pamartuar të sponsorit, apo bashkëshortit  tjetër, përfshirë edhe të miturit  e adoptuar, nëse ai/ ajo kanë  kujdestarinë  e tyre.

    Raste  të  veçanta

    Në  rastin e një martese poligame kur  sponsori, tashmë  ka një bashkëshorte në Greqi, nuk lejohet  ribashkimi  me një bashkëshorte  tjetër.

    Paraqitja e  kërkesës

    Kërkesa paraqitet  nga sponsori në bashkinë, apo komunën e vendit të tijë të qëndrimit, apo të banimit  për  miratimin  e  ribashkimit familjar.

    Shqyrtimi i kërkesës

    Organi kopetent për  shqyrtimin e  kërkesës  është Shërbimi përkatës  për të huajt  dhe imigrimin  i Rajonit.

    Pranimi  kërkesës

    Kërkesa  pranohet, nëse i plotësohet kushte e mësipërme .

    Sekretari i përgjithëshëm i Rajonit, paraprakisht duhet të  konsultohet  me

    -Autoritetin  përkatës policor, lidhdur me çështje të rendit  publik dhe të sigurisë së vendit, si dhe,

    -Me konsullatën kopetente greke me qëllim konfirmimin e lidhjeve  familjare. Opinionet e mësipërme  jepen, brenda dy muajsh  nga paraqitja  e kërkesës  në fjalë . Vendimi i sekretarit  të Përgjithshëm  të       Rajonit, me anë të cilit miratohet kërkesa për ribashkim familjar i përcillet konsullatës  greke në  fjalë, që  i lëshon  shtetasit nga shtet e jo anëtare  të BE-së  vizën speciale  të kërkluar  nga anëtari  i familjes jashtë  Greqisë.