GREQI/ Dy programe të reja, punësim në institucione e pushtetit lokal dhe jo vetëm…

    478
    Sigal

    GREQI/ Luftë me papunësinë, 26 shtator-11 tetor kërkesat për punësim: Kushtet/Kriteret

    Mjaft ambiciozë, në pamje të parë, dy pro­gramet e reja qeveritare të punësimit të përkohshëm të 52.000 të regjistruarve në OAED. Programi i parë parashikon punësimin e 50.000 personave në shërbimet publike fitim­prurëse, i dyti në punësimin e 2.200 të rinjve, të diplomuar në AEI-TEI, në biznese private me sub­vencionimin e sigurimeve shoqërore.

    Programet hyjnë në fuqi shumë shpejt dhe përf­shijnë të gjitha degët dhe profilet e punës. Nga dita në ditë pritet publikimi i Thirrjes për 8826 vende trajnimi të detyrueshëm në bashki dhe 1174 në periferitë e vendit. Paralelisht, me hapa të shpejtë po ecën dhe programi i punësimit të të rinjve të diplomuar deri në 35 vjeç, në biznese private. Të interesuarit mund të ndjekin njoftimet e herëpashershme në faqen elektronike të OAED, vvvvvv.oaed.gr, pasi deri në fund të vitit do të shpal­len programe ekstra të ESPA (subvencionim i BE-së) si dhe programi i vitit 2014.

    ***

    26 shtator-11 tetor kërkesat për punësim: Kushtet/Kriteret

    Nga e enjte, 26 shtator, ka filluar dorëzimi i kërke­save për punësim, sipas programit të fundit të OAED. Dero në 11 tetor, 10.000 të regjistruar si të papunë do të punësohen deri në 5 muaj në sek­torin publik të pushtetit lokal, në poste të ndry­shme.

    -Niveli arsimor i kërkuar nga kandidatët është Ar­simi i Detyrueshëm

    -Kriteri bazë është deklarata tatimore, që për vitin 2013 nuk duhet të jetë mbi 30.000 euro për çdo përfitues.

    -Përfitojnë më shumë pikë prindërit me fëmijë të mitur, me bashkëshorten pa punë.

    -Pikë ekstra për moshat 30-54 vjeç.

    -Periudha e papunësisë së të interesuarit (dhe e bashkëshortes nëse janë të dy në OAED).

    ***

    Pikët

    Sipas vendimit, përllogaritja e pikëve për përfitues­it do të bëhet si më poshtë:

    -deri në 12.000 euro të ardhura vjetore, 30 pikë

    -12.001- 20.000 euro, 20 pikë

    -20.001-30.000 euro, 10 pikë

    -Mosha 18-29 vjeç, 20 pikë

    -Mosha 30-54 vjeç, 24 pikë

    -Mosha 55 vjeç e lartë, 18 pikë

    -Për çdo fëmijë të mitur, 12 pikë (për 2 fëmijë, 24 pikë etj.)

    -Pikët për muajt e papunësisë llogariten: për vitin e parë, çdo muaj me 1 pikë, për vitin e dytë çdo muaj me 1.5 pikë, ndërsa 12 muajt e fundit me 2 pikë për çdo muaj. Kjo, sepse një nga kriteret e ministrisë së Zhvillimit ka vendosur kriter bazë të disponojnë kartë papunësie 36 muaj.

    ***

    Profesionet dhe Punëdhënësit

    Profesionet me kërkesa më të larta në sektorin publik janë pastruesit, punonjës të sigurimit (se­curity), ndihmës kuzhinierë, punëtorë të thjeshtë, shumica me arsim të mesëm ose edhe vetëm me gjimnaz (sipas sistemit grek), kushte që lehtë i plotësojnë shumica e shqiptarëve të regjistruar në OAED (pavarësisht diplomës së universitetit, që duhet njohur në DOATAP). Të interesuarit mund të aplikojnë në faqen elektronike vvvvvv.oaed.gr, në formatin përkatës elektronik, e më pas ta dorë­zojnë në sistemin elektronik http://ait.oaed.gr.

    Paketa e tretë e punësimit parashikon personelin ndihmës në Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve, në entet siguruese si dhe qendra të ndryshme të min­istrive. Diku në mes të muajit tetor pritet shpallja e programit të ri, për 30.000 të papunë, në të cilin, sipas të dhënave të deritanishme do të merren parasysh të njëjtat kritere, nën mbikëqyrjen e ASEP.

    ***

    Program për 120 të papunë në Selanikun Perëndimor

    Program trajnimi me pagesë organizon “Iniciativa për Zhvillim e Selanikut Perëndimor A.S.”. Pro­grami synon në trajnimin profesional dhe në vijim integrimin në tregun e punës për të gjithë pjesë­marrësit. Trajnimi dhe këshillimi në program është përshtatur në profesionet: ofrim shërbimesh shtë­piake, personel ndihmës në njësi të mëdha stre­himi (institucione, qendra mikpritjeje), punëtorë alumini dhe hekuri, rrobaqepës, punëtorë në in­dustrinë ushqimore, kompani riciklimi, restaurimi energjetik dhe riparime në ndërtesa, mirëmbajtje e ndërtesave.

    Për çdo profesion, është një numër i caktuar pjesë­marrësish, të cilët do të ndjekin orë teorike, trajnim në praktikë dhe më pas do të kërkohet punësimi përfundimtar i tyre.

    Të përzgjedhurit në program do të paguhen me 5 euro orën e trajnimit, me kusht që të kenë mar­rë pjesë në të gjitha fazat e programit. Kërkesat mund të dorëzohen për programin TOPEKO, në “A.S. Anaptiksiaki Protovulia Ditikis Thesalonikis”, deri më 30 shtator 2013.

    ***

    Deri në 35 vjeç me diplomë AEI-TEI

    Dorëzimi i kërkesave për programin e ri të OAED, drejtuar të rinjve deri në 35 vjeç, ka filluar pak ditë më parë. Programi është i “hapur” deri në plotësimin e vendeve, ndërsa i drejtohet të diplo­muarve që vështirësohen të integrohen në tre­gun e punës, duke u mjaftuar me punë të për­kohshme, jashtë sferës së studimit dhe me rrogë të ulët, ndërsa bizneset që do të marrin pjesë në program detyrohen të respektojnë kontratën e punësimit me përfituesin e programit deri në 27 muaj. Subvencionimi i OAED ka kohëzgjatje 24 muaj dhe është për të rinjtë deri në 24 vjeç 20 euro në ditë, për të rinjtë mbi 24 vjeç, 25 euro në ditë, tre muajt e fundit mbulohet nga biznesi. Dokumentet e kërkuara janë të pakta dhe të thjeshta: karta e papunësisë së OAED e rinovuar, diploma e shkollës apo master, mosha të jetë deri në 35 vjeç gjatë periudhës së punësimit.

    Për informacion shtesë drejtohuni në telefonat e OAED 210 99 89 014 dhe 210 99 89 087. Aplikimi bëhet në internet në http://ait.oaed.gr.

    I.Londo

    GREQI/ Student në kërkim të strehës për vitin e ri mësimor

    Ku dhe si mund të gjejnë strehë studentët shqiptarë

    Si fillim, qiratë e sivjetshme të garsonierave dhe shtëpive të vogla studentore kanë rënë deri në 15%. Pak rëndësi ka kjo, përderisa edhe të ardhurat janë tepër të ulëta, kështu që nuk ndry­shon diçka në thelb. Në fakt ndry­shon! Nëse do të ndiqni edhe ud­hëzimet e tjera të specialistëve:

    -Mos mbyllni kontratën në fillim të shtatorit. Pavarësisht rezultatit, në fund të muajit ose fillim të tetorit do jenë 50% më ulët.

    -Kërkoni shtëpi “derë më derë”. Ka kaq shumë shtëpi bosh, sa po të bëni një shëtitje në zonën që ju in­tereson, do gjeni patjetër ofertën që doni.

    -Bashkëjetoni me studentë të tjerë. Nuk është situata ideale, por është më e lira sot për sot.

    -Kontrata e shtëpisë vlen për 3 vjet, pa ndryshuar kushtet dhe çmimin. Nëse mbyllni kontratë për më pak se 3 vjet, kujdesuni kur të mbarojë ta rinovoni me qiranë e mëparshme, ndryshe pronari ka të drejtë të kërkojë rritjen deri në 75% të shumës vjetore dhe ju të jeni të detyruar ta paguani.

    -Kontrata për apartamente të vjetra parashikon një qira paradhënie, apartamentet e reja, dy qera parad­hënie. Këto shuma ju kthehen ose i mbuloni me qëndrimin tuaj pa pagesë, ose mbulojnë shpenzime të tjera të shtëpisë.

    -Mos lini qiranë pa paguar. Me rregulloren e re, pronari i deklaron si borxhe në zyrën tatimore, nuk pa­guan taksën e të ardhurave, ndërsa ju kur të kërkoni një dokument nga zyra tatimore (forologiki enimero­tita) ose nga pronari i shtëpisë, nuk do ta siguroni dot pa paguar borx­het.

    -Apartamenti duhet të jetë në kushte banimi të pranueshme, ndërsa detyrimet e pronarit në riparime-restaurime parashikohen në kontratë.

    -NUK KA më taksë 3.5% apo 10% për kontratën e shtëpisë. Mos besoni në ulje të taksës, sepse tash­më ekziston vetëm shuma e qerasë mujore.

    -Kujdes, gjatë nënshkrimit të kon­tratës mos harroni të shënoni dhe se taksat e pasurisë së palëvizshme që sot regjistrohen në llogarinë e korrentit, po nesër nuk i dihet çfarë del, janë detyrim i pronarit të shtëpisë dhe mbahen automatiki­sht nga shuma e qerasë.

     

    3

    Vendimi i përbashkët ministror i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës

    3 vjet leje Qëndrimi dhe Pune

    Vendimi i përbashkët ministror i ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Punës i ofron shan­sin e legalizimit dhe punësimit me siguracion të rregullt të gjitha grave që punojnë me persona invalidë ose të moshuar. Leja e qëndrimit & e punës ka afat 3 -vjeçar, ndërsa kërkesa bëhet nga i interesuari dhe punëdhënësi. Përfitojnë të punësuarit për ndihmën e person­ave me aftësi fizike të kufizuara deri në 80%.

    Shtetasi i vendit të tretë, i interesuar për legalizimin në këtë kategori, duhet të paraqesë në organin kompetent të bash­kisë për pajisjen me leje qëndrimi:

    -Kërkesën e plotësuar

    -3 fotografi me ngjyra

    -Fotokopje të pasaportës

    -Vendim të KEPA të IKA-ETAM për përq­indjen e invaliditetit të personin nën kujdestari si dhe diagnozën e mjekut për nevojshmërinë e kujdestarisë, si dhe vërtetimin për asistencën si invalid apo i paralizuar.

    -Deklaratë përgjegjësie e punëdhënësitvendas, prind ose i afërm i shkallës së parë, se shtetasi i huaj ofron shërbime ndihmëse të paktën një vit para se pub­likimit të vendimit ministror dhe se nuk kanë të punësuar në të njëjtin pozicion asnjë shtetas tjetër nga vendet e treta.

    -Kontratë pune me të cilën shtetasi i huaj do të sigurohet në entet siguruese dhe do të paguhet sipas rregullores vendase të punësimit.

    -Certifikatë shëndetësore e shtetasit të vendit të tretë, ku të vërtetohet se nuk vuan nga sëmundje të rrezikshme për shëndetin publik.

    -Taksa paravolo, sipas dispozitave të par. 1 neni 92 ligji 3386/2005.

    Rinovimi

    Për rinovimin e lejes së qëndrimit, i in­teresuari duhet të drejtohet dy muaj para skadimit të afatit me këto dokumente:

    -Vërtetim i të njëjtit punëdhënës se vazhdon të jetë kujdestar i personit in­valid.