Sigal

Imazhe tronditëse vinë  nga plazhi i Argyri Akit në Nea Makri, ku qindra banorë të zonës dhe turistë hynë në det për të mbrojtur veten nga zjarri shkatërrues që po djeg Atikën lindore.

Me zjarrin që kishte përfshirë qytetin dhe  shtëpitë e djegura, ata u mblodhën në plazh për t’i shpëtuar flakëve.

Deri tani janë raportuar mbi 60 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, teksa bilanci i viktimave pritet të rritet në vijim pasi ka mjaft njerëz që figurojnë të zhdukur dhe nuk dihte akoma asgje për fatin e tyre.