Greqi, 180 mijë emigrantë shqiptarë, të papunë

    379
    Sigal

    Kriza Greke shfryn mbi emigrantët dhe shtresat e ulëta të shoqërisë

    Kriza ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ky ishte përfundimi i një studimi të kryer nga Departamenti i Studimeve Ballkanike të Universitetit të Maqedonisë Perëndimore nga Profesor Kristos NIKAS. Një studim, i publikuar në gazetën Kathimerini, duke theksuar se: -30% e emigrantëve shqiptarë në Greqi janë të papunë. Është vlerësuar se në Greqi ka rreth 600.000 emigrantë shqiptarë të ligjshëm, mendohet se numri i emigrantëve të papunë shqiptarë në Greqi arrin në 180.000 të papunë, ose rreth 8% të numrit të përgjithshëm të papunëve, që kohët e fundit shkoi në 1.22 milionë të papunë. -Prej atyre të punësuarve 37%, kanë mundësinë për të tërhequr depozitat e tyre, ndërsa, 63% thonë se ata janë në gjendje për të të tërhequr pasi nuk kanë depozitime. -98% e emigrantëve shqiptarë në Greqi deklarojnë se të ardhurat e tyre ka rënë ndjeshëm -Fakti më interesant është se në fillim të krizës financiare të 70-75% të emigrantëve të ligjshme shqiptarë në Greqi, dëshironin të qëndrojnë në Greqi, ndërsa 2 vjet pas krizës financiare kjo shifër ka arritur në 50%, ku dëshirojnë të qëndrojnë në Greqi. -73% e emigrantëve shqiptarë në Greqi thonë se ata besojnë në sistemin bankar grek.

    Dy në një punëtor të huaj, pa sigurime shoqërore 

    Puna e “zezë” ka gjunjëzuar shtetin grek. Sot një në dy punëtorë të huaj punon i pasiguruar në sitemin e sigurimeve shoqërore. Ky fenomen i ka rrënjët që në fillim të viteve 1990 dhe mori tatpjetën në 2004-n, në ndërtimin e veprave të mëdha të “Lojrave Olimpike”. Sot në 47.4% është përqindja e punëtorëve të huaj të pasiguruar në sigurimet shoqërore. Kjo sipas inspektimeve të Ministrisë së Punës që bëri në gjysmën e parë të vitit 2012, sipas të dhënave të raportuara sot në Parlamentin grek nga Ministri i Punës, John Vroutsi. Në veçanti, siç është përmendur në një dokument të ministrit, në bashkëpunim Sigurimet Shoqërore  IKA, dhe Shërbimit të Kontrollit për Sigurimin në punë gjatë 6 mujorit të pare të 2012 ishin bërë 10.047 kontrolle. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në kompani të audituara gjatë kësaj periudhe ishte 29.560, me një total prej 9491 punëtorëve të huaj, ku përqindja e pasiguruar e të huajve ishte rritur në 47.4%. Ky fenomen tregon se në çfarë shkalle është shtrirë puna e zezë, në një kohë që autoritetet vendore u kërkojnë emigrantëve ensima për 200 dite të punuara në vit. Një kërkesë kjo që as klerikët e këtij vendi nuk mund të mbledhin 200 ensima, duke patur parasysh ditet e festive, të shtunat dhe të dielat. Emigrantët punojnë në ndërtim dhe bujqësi dhe jo në zyrat e shtetit. Puna e zezë përbën një rrezik dhe një kërcënim për emigrantët lidhur me qëndrimin e tyre në Greqi, pasi nuk mund të sigurojnë enzimat e nevojshme të kërkuara nga qeveria vendase. Një problem ky i njohur prej vitesh, por kur ka të bëjë me të drejtat e emigrantëve as që bëhet fjala. Puna e zezë vazhdon bashkë me të paralelë vazhdon dhe operacioni fshesa…

    Sipas Sindikatës së Përgjithshme, GSEE, papunësia do të rritet në 34 %

    Më ogurzi dhe shqetësuese se çdo vit tjetër parashikon Institutit i Sindikatave të Përgjithshme të Greqisë (GSEE)për ekonominë greke. Raporti vjetor i institutit (GSEE) publikuar ne mediat vendase, thekson se shkurtimet në pagat e punonjësve dhe pensionistëve, pagesa e haraçeve ndikoi që fuqia blerëse u kthye përsëri në vitet 1978 – 1979, ndërkohë që të ardhurat mesatare u kthye në vitet e para të 1980. Raporti parashikon se më e keqja është që papunësia është parashikuar të mbetet e lartë për shtatë vitet e ardhshme, deri në vitin 2020, duke fundosur në një brez të tërë të grekëve të rinj, të cilët do të qëndrojnë në historinë moderne si “brez i humbur” e memorandumeve. Një tjetër tragjedi sipas drejtorit shkencor Savvas Robola është se nga 2008 e tutje është shembur struktura produktive e vendit. Greqia është shpërbërë në zhvillimin  produktiv dhe teknologjikisht, edhe në qoftë se ka ndonjë zhvillim gradual, nuk ka më baza prodhuese që do të shfrytëzojë këtë. Në një situatë të tmerrshme, sipas raportit janë fondet e pensioneve, pasi ato thithin pothuajse në një vit rreth 80% të fondeve të akorduara nga qeveria ballafaqohen me këtë problem serioz, për shkak të rënies së të ardhurave, duke paguar pensionet mujore nga huamarrja e brendshme.

    Greqi, 1.22 milionë të papunë, çdo ditë humbasin punën 1 mijë njerëz

    Nuk do jetë e largët ajo dite kur vendasin do te dalin ne rrugët e vendit  ndaj qeverisë Samaras për masat e ashpra ndaj tyre. Çdo ditë vendasit shikojnë shkurtime në rrogat e tyre, duke filluar që nga prokurorët me 25% punonjësit me 40% dhe pensionistët me 25%, policia me 8% etj. Papunësia për muajin qershor shënoi një rritje në 24.4%, nga 23.5% që ishte për muajin maj të 2012. Sipas publikimit të shtypit vendas papunësia prek sot 1.216.410 persona. Papunësia për moshat 24 vjeç ka arritur shifrën rekord në 55%, ndërsa për moshat 25-34 vjeç regjistron shifrën 32.1%.Sipas gazetës Kathimerini 6/09/2012:Fuqia punëtore sipas studimit të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT) tregon në vijim:Papunësia në qershor të këtij viti arriti në 1.216.410 njerëz, duke u rritur me 358.334 persona krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar që ishte deri 41.8%) dhe nga 50.666 persona në krahasim me Maj 2012, me një rritje prej 4.3%. Numri total i të punësuarve është vlerësuar në 3.766.415 njerëz, dhe ra nga 358.340 persona krahasuar me qershor 2011, me një rënie prej 8,7% dhe me 34.337 persona krahasuar me muajin maj 2012 me një rënie prej 0.9%. Popullsia ekonomikisht joaktive arriti në 3.372.097 persona, ndërsa  njerëzit që nuk janë duke punuar, ose janë duke kërkuar punë, joaktive është rritur me 20.194 persona në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar me 0.6%, si dhe 5.251 persona krahasuar me muajin maj 2012, me një rritje prej 0.16%. Papunësia te të rinjtë në moshë 15-24 vjeç është 55%, nga 44.4% që ishte në qershor të 2011. Për grupmoshat nga 25-34 vjeç është 32.1% kundrejt 24% që ishte në qershor të 2011, ndërsa për moshat 35-44 vjeç papunësia është 21,3% nga 14% që ishte një vit më parë, për moshat 45-54 vjeç papunësia është 17.9% nga 11.8% që ishte një vit më parë) për moshat 55 – 64 vjeç është 13% nga 8.1% që ishte një vit më parë dhe 65-74 vjeç papunësia është 4.5% nga 2.4 kundrejt një viti më parë.