Gramsh, vrau 37-vjeçarin, pas 9 muajsh gjendet e fshehur në shkemb arma e krimit

429
9 muaj nga vrasja e 37-vjeçarit Përparim Duzha, në fshatin Tërvol të Gramshit policia ka arritur të gjejë armën e krimit, duke bërë kështu dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në muajin maj të këtij viti policia arrestoi Dritan Duzhën 41 vjeç si autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit.
Arma tip pushkë model 63 kalibër 7.62mm, me Nr 10270495 u gjet ditën e mërkurë nga efektivat e policisë, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Asllanit” në malin e Vinës-Gramsh, në një zgavër afër nje terreni të thepisur. Po ashtu është gjetur edhe një krëhër me 18 fishekë , ndërsa 1 fishek ishte në folenë e armës.
Sipas policisë nga akti ekspertimit balistik të armës me Nr 10270495 dhe gëzhojës së fiksuar në vendin e ngjarjes ku është vrarë shtetasi Përparim Duzha , ka rezultuar se është arma e kësaj ngjarje të rëndë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me Paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”
Sigal